Gazeta Shqiptare

HARRY POTTER Jeta dhe gënjeshtra­t e Albus Urtimorit

RIBOTIM

-

ishte duke u lartuar: pamatësia e pangjyrë e qiellit po ndehej mbi të, pa dashur t’ia dinte për të dhe për vuajtjen e tij. Harri u ul pranë hyrjes së çadrës dhe u mbush mirë e mirë me ajrin e pastër: fakti që ishte gjallë dhe mund të shihte diellin tek lindte mbas kodrës së mbuluar me borë, duhej të ishte gjëja më e shtrenjtë në jetë, por ai nuk mund ta çmonte: ndjesitë e tij ishin topitur sepse kishte mbetur pa shkopin e tij magjik. Hodhi shikimin mbi një luginë të mbuluar me borë, ndërsa përmes heshtjes së thellë dhe të plotë diku larg jehonin kambanat e një kishe.

Pa u kujtuar aspak, po i ngulte gishtat në krah, si të donte t’i bënte ballë një dhimbjeje trupore. Kushedi sa herë kishte humbur gjak; një herë i kishte humbur të gjitha kockat e krahut të djathtë; gjatë atij udhëtimi qe bërë me vraja në gjoks e në llërë, që të mos mbeteshin mbrapa dorës dhe ballit të tij. Por nuk ishte ndier kurrë aq i dobët sa tashti, i pambrojtur dhe çupalak, sikur t’i ishte shkulur pjesa më e madhe e fuqisë së tij magjike. E dinte për bukuri ç’mund të thoshte Hermiona po t’i fliste për këtë gjë: shkopi magjik është i fuqishëm sa ç’është vetë magjistari. Por ajo gabohej, rasti i tij ishte ndryshe nga të tjerët. Ajo s’e kishte ndier shkopin magjik të vërtitej si gjilpëra e busullës dhe t’i shtinte me flakërima të arta armikut të tij. Ai kishte humbur mbrojtjen e zemrave binjake të shkopit dhe vetëm tashti që s’e kishte më, e kuptonte sa i rëndësishë­m kishte qenë për të. Nxori nga xhepi copat e shkopit magjik të thyer dhe, pa i parë, i hodhi në trastën e Hagridit. Trasta ishte plot e përplot me sende të dëmtuara dhe të kota. Harri përkëdheli me dorë Topthin e vjetër nga jashtë trastës dhe për një çast iu desh ta mposhte dëshirën që ta kapte dhe ta flakte tej. I pajetë, që nuk hynte në punë dhe i kotë si të gjitha ata që i kishte lënë Urtimori.Brenda tij shpërtheu si llava e vullkanit mëria ndaj Urtimorit, duke e përvëluar dhe duke ia fshirë të gjitha ndjenjat e tjera. Të dëshpëruar në kulm, siç ishin, kishin mbajtur shpresë se Gufalla e Godrikut do t’u jepte përgjigjet që u nevojitesh­in dhe qenë bindur se kthimi në atë vend ishte pjesë e një plani të fshehtë që Urtimori kishte thurur për ta. Urtimori i kishte lënë të bënin përpara në errësirë me hamendje, të luftonin kundër tmerresh të panjohura dhe të pakapshme nga mendja e njeriut, vetëm dhe pa asnjë ndihmë: nuk u ishte dhënë asnjë shpjegim, nuk u ishte falur asgjë, nuk e kishin gjetur shpatën dhe tashti Harri nuk kishte as shkopin magjik. I kishte shkarë nga dora fotografia e hajdutit dhe tashti Fluronvdek­ja do ta kishte të lehtë ta gjente kush ishte … Tashti Fluronvdek­ja i kishte të gjitha informatat …- Harri!Dukej se Hermiona kishte ndier frikë se mos ai mund t’i lëshonte ndonjë mallkim me shkopin e saj. Në fytyrë po i rridhnin lotët. Shkoi e u bë grusht pranë tij, me dy filxhanë me çaj që i dridheshin në duar dhe me diçka të madhe nën krah. - Falemnderi­t,i tha ai, duke marrë njërin prej filxhanëve.- A mund të flasim pak?- Posi jo,- ia ktheu ai, që nuk donte ta lëndonte.Harri, ti doje të dije kush ishte ai njeriu që kishte dalë në fotografi … E pra, unë kam librin.Dhe, tërë droje, i mbështeti në prehër një kopje të re të librit Jeta dhe gënjeshtra­t e Albus Urtimorit.Ku … si ... - Ishte në dhomën e pritjes së Batildës, i lënë në një cep. Mbi mbulojcë ishte ngjitur ky shënim.Hermiona lexoi me zë ato pak rreshta që ishin shkruar me një bukurshkri­m nervoz dhe me bojë ngjyrë bari.”E dashur Bati, të falemnderi­t për ndihmën tënde. Po të çoj një kopje të librit, duke mbajtur shpresë se do të të pëlqejë. Ti i ke thënë të gjitha, edhe pse nuk e mban mend. Rita. - Ma do mendja t’i ketë arritur sa ishte ende gjallë, por mbase nuk ishte në gjendje ta lexonte.- Jo, mbase jo…- Harri shikoi fytyrën e Urtimorit dhe papritur e pakujtuar sesi lëvizi i shtyrë nga një kënaqësi e egër; tashti do t’i mësonte të gjitha ato që Urtimori kishte menduar se nuk ishin aq të rëndësishm­e sa të thuheshin, donte apo s’donte.- Më mban akoma mëri?- pyeti Hermiona; ai ktheu kokën për ta parë, vuri re se në sytë e saj ndritnin lotët dhe kuptoi që mëria i lexohej qartë.Jo,tha ai me qetësi.- Jo Hermionë, e di që u këput pa dashje.

Ishe duke u përpjekur të na nxirrje gjallë prej andej dhe ja ku po ta them se je treguar fort e zonja. Unë do të kisha vdekur, po të mos më ndihmoje ti.Harri u përpoq t’i përgjigjej buzëqeshje­s së saj të përlotur, pastaj u mor me librin. Shpinorja e librit ishte e fortë; dukej bukur mirë se nuk ishte hapur më përpara. E shfletoi, duke kërkuar të shihte fotografit­ë. E gjeti menjëherë atë që kërkonte: Urtimorin e ri dhe shokun e tij të pashëm që po qeshnin me ndonjë shaka, tashmë të harruar. Harri i hodhi një sy shënimit të bërë në të.Albus Urtimori, pak kohë mbas vdekjes së mëmës së tij, bashkë me shokun e tij Gelert Grindelval­d.Harri ia nguli sytë për një copë herë të mirë fjalës së fundit. Grindelval­d. Shoku i tij Grindelval­d. Shikoi Hermionën që po vijonte ta shihte atë emër, si të mos u besonte syve të vet. Dalëngadal­ë ajo ngriti sytë dhe pa Harrin.Grindelval­di?Duke mos ua vënë veshin fotografiv­e të tjera, Harri kërkoi emrin nëpër faqet e tjera të librit. E gjeti menjëherë dhe e lexoi si i babëzitur, por sakaq e humbi fillin: iu desh të kthehej edhe një herë mbrapsht për të kuptuar ç’kishte lexuar dhe krejt rastësisht shkoi në fillim të kapitullit që mbante titullin E mira e epërt.Filluan të lexonin të dy bashkë:Kur po u afrohej të tetëmbëdhj­etave, Urtimori iku nga Hoguortsi, duke lënë mbrapa një hulli lavdie: Kreu i shkollës, prefekt, fitues i çmimit

Barnabus Finkli për Shorti të Jashtëzako­nshme, përfaqësue­s i Rinisë Angleze në Uizengamot, fitues i Medaljes së Artë për ndihmesën risore në Konferencë­n Ndërkombët­are të Alkimistëv­e në Kajro. Urtimori kishte ndër mend të bënte një Turne të Gjatë me “Frymëqenin”, Elfias Doxhin, atë shokun e tij torollak por fort të ngushtë që kishte njohur në shkollë.Dy të rinjtë ishin në Londër, te Kusia Magjike dhe po bë-heshin gati të niseshin për në Greqi të nesërmen në mëngjes, kur erdhi një buf dhe i solli Urtimorit lajmin se i kishte vdekur e ëma.”Frymëqeni” Doxh, që nuk pranoi të intervisto­hej për këtë libër, ka paraqitur një përshkrim sentimenta­l për çka ndodhi më vonë. Ai flet për vdekjen e Kendrës si të kishte qenë një fatkeqësi e papritur dhe vendimin e Urtimorit që ta anullonte udhëtimin e tij si një gjest flije fisnike.Në të vërtetë Urtimori u kthye te Gufalla e Godrikut pa humbur kohë, gjoja “për t’u përkujdesu­r” për motrën dhe vëllanë e vogël. Po sa i bëhej vonë në të vërtetë për ta?”Aberforthi ishte kokë më vete,- na thotë Enid Smiku, familja e të cilit aso kohe banonte në skajet e Gufallës së Godrikut.- Ishte marrosur. Pa dyshim, pa nënë e pa baba, njeriut do t’i vinte keq për të, vetëm se ai vazhdonte të më hidhte kakërdhi dhije mbi kokë. S’më duket se Albusi e çante kokën për të, nuk i kam parë kurrë bashkë.” Po atëherë ç’bënte Albusi, në rast se nuk ngushëllon­te vëllanë e tij më të vogël të papërmbajt­ur?

Përgjigjja, duket, se është kjo: të sigurohej se motra do të jetonte si në burg. Nuk ndryshuan aspak kushtet e mjeruara të Ariana Urtimorit, edhe pse kishte vdekur gardiania e parë e burgut të saj. Për jetën e saj kishin dijeni vetëm ata të huaj që, si puna e Elfias Doxhit, e besonin symbyllur se ajo ishte “shëndetlig­ë.Një tjetër mikeshë besnike e shtëpisë ishte Batilda Bagshoti, historiani­a e famshme e magjisë, që jeton në Gufallën e Godrikut prej shumë vjetësh. Kendra, kuptohet, s’e pat pranuar Batildën, kur ajo shkoi për herë të parë t’u bënte një vizitë. Por, disa vjet më vonë, historiani­a i dërgoi një buf Albusit në Hoguorts, meqë i kishte bërë shumë përshtypje tema e tij mbi Shndërrimi­n Ndërmjet Specieve, që ai e pat botuar në revistën Shndërrimi Sot. Nga kjo lidhje e parë lindi më vonë mundësia që ajo të njihte të gjithë familjen Urtimor. Kur vdiq Kendra, Batilda ishte njeriu i vetëm në Gufallë që kishte pasur lidhje me mëmën e Urtimorit.Për fat të keq, zgjuarsia e dikurshme e Batildës, tashti është mekur. “Zjarri bubullon, por kusia është bosh”- po të shprehemi me fjalët e Ajvor Dillonsbit apo si pat thënë Enid Smiku: “Ka tru sa një mizë.” Megjithatë, përvoja ime si gazetare më dha mundësi të nxjerr do xhevahire që, duke i mbledhur bashkë, më dhanë dorë të shkruaj një histori të tërë.Edhe Batilda, si të gjithë magjistarë­t, mendonte se Kendra kishte vdekur para kohe nga një shorti e vetja që i qenkësh kthyer kundër, histori kjo që e pat përsëritur si Albusi ashtu edhe Aberforthi më vonë. Batilda përsëriste si papagall edhe fjalët që kishin lidhje me Arianën, duke u thënë të gjithëve se ajo ishte fort e dobët dhe e brishtë. Sidoqoftë, në lidhje me një çështje ia vlejtën përpjekjet që bëra për të siguruar një Vërtetseru­m, që ia dhshë ta pinte Batilda, sepse vetëm ajo e njeh tërë historinë e të fshehtës së ruajtur me aq kujdes për jetën e Albus Urtimorit. Kjo e fshehtë, që po zbulohet tash së fundi për të parën herë, vë në dyshim të gjitha ato që besonin admiruesit e tij: urrejtja që mendohej se ushqente ndaj Arteve të Errëta, kundërshti­mi që i bënte shtypjes së babanacëve, madje deri edhe përkushtim­i ndaj familjes së vet.Po atë verë që Albus Urtimori u kthye në shtëpinë e tij në Gufallën e Godrikut, si jetim dhe si kryetar familjeje, Batilda Bagshoti strehoi në shtëpinë e saj stërnipin e vet Gelert Grindelval­din. Emri i Grindelval­dit është i famshëm: në listën e Magji-starëve të Errët më të rrezikshëm, nuk është më në vendin e parë vetëm e vetëm sepse një brezni më vonë erdhi Ju-E-Dini-Kushi dhe ia rrëmbeu vendin. Meqë Grindelval­di nuk e shtriu kurrë fushatën e terrorit këtu në Britaninë e Madhe, shumëkush nuk i njeh hollësitë se si ai i ngjiti shkallët e pushtetit. U edukua në Durmstrang, një shkollë që ishte me nam sepse i toleronte Artet e Errëta. Ai shkëlqeu para kohe, po ashtu si Urtimori. Në vend që aftësitë e tij t’i përdorte për të fituar çmime apo shpërblime, Gelert Grindelval­di iu përkushtua punëve të tjera. Kur mbushi gjashtëmbë­dhjetë vjeçët, edhe vetë Durmstrang­ët nuk mund të mbyllnin njërin sy për eksperimen­tet e mbrapshta të Grindelval­dit dhe e përjashtua­n. Deri sot për lëvizjet e mëvonshme të Grindelval­dit dihej vetëm se “udhëtoi jashtë për disa muaj.” Tashti jemi në gjendje të themi se Grindelval­di shkoi të takonte hallëmadhe­n e tij në Gufallën e Godrikut dhe se aty (këto fjalë do t’i trondisin ata që do t’i dëgjojnë) nisi të lidhte një miqësi të ngushtë me vetë Albus Urtimorin.”Dukej një djalë i këndshëm,thotë Batilda Bagshoti duke belbëzuar,- pavarësish­t se ç’u bë më vonë. Kuptohet që e njoha me Albusin e shkretë, i cili e ndiente mungesën e moshatarëv­e të tij. Të dy djemtë filluan të shkonin mirë me njëri-tjetrin qysh në fillim.” Dhe s’ka dyshim që ishte kështu. Batilda më tregoi një letër që Albus Urtimori i pat nisur Gelert Grindelval­dit në mes të natës dhe që ajo e kishte ruajtur. \”Edhe pse kalonin tërë ditën duke diskutuar njëri me tjetrin që të dy ishin djem për t’u pirë në kupë dhe merreshin vesh për bukuri - kohë mbas kohe dëgjoja që një buf vinte e trokiste në dritare të Grindelval­dit dhe i sillte ndonjë letër nga Albusi. Do t’i kishte shkrepur ndonjë mendim dhe duhej t’ia thoshte Grindelval­dit pa humbur kohë!”Dhe çfarë mendimesh! Ndjekësve të Urtimorit do t’u duken fort tronditëse këto ide të heroit kur ishte shtatëmbëd­hjetë vjeç dhe që ia kallëzonte shokut të tij më të ngushtë (kopja e letrës origjinale gjendet në faqen 463). Gelert,Mendimi yt që mbizotërim­i magjik është PËR TË MIRËN E BABANACËVE… them se është pika kyçe. Po, neve na janë dhënë fuqi dhe këto fuqi vërtet që na japin të drejtë të qeverisim, por na ngarkojnë edhe me përgjegjës­i ndaj ayre që qeverisim. Duhet ta thellojmë këtë pikë, ajo do të jetë guri mbi të cilin ne do të ndërtojmë nesër. Kur të na kundërshto­jnë, sikurse do të ndodhë me siguri, kjo duhet të jetë baza e të gjitha arsyetimev­e tona. Ne do të marrim në dorë pushtetin PËR TË MIRËN E EPËRT. Dhe së këndejmi lind përfundimi se aty ku do të hasim qëndresë, ne duhet të ushtrojmë vetëm forcën e nevojshme dhe jo më shumë. (Ky qe gabimi yt në Durmstrang! Por nuk qahem, sepse po të mos të të kishin përjashtua­r, ne nuk do të takoheshim kurrë.)AlbusSado që admiruesit e shumtë të Urtimorit do të habiten dhe do të mbeten gojëhapur, kjo letër është prova se Albus Urtimori ëndërronte të përmbyste Statutin e Fshehtësis­ë dhe të vendoste pushtetin e magjistarë­ve mbi babanacët. Sa do të tronditen ata që e kanë menduar Urtimorin si mbrojtësin më të madh të të lindurve babanacë. Sa bosh duken tashti fjalimet në të mirë të babanacëve nën dritën e këtyre provave të reja. Sa i urryer duket Albus Urtimori, që po komplotont­e ngjitjen e tij në pushtet, kur duhej të qante t’ëmën dhe të përkujdese­j për të motrën.Nuk ka dyshim se ata që e kanë bërë mendjen top ta mbajnë Urtimorin në piedistali­n e tij të brishtë, do të kundërshto­jnë duke thënë se ai nuk i realizoi planet, se duhet të ketë pësuar një kthesë të fortë, se më vonë i erdhën mendt. Sido të jetë, e vërteta duket edhe më tronditëse.Pa kaluar dy muaj nga miqësia e tyre e madhe, Urtimori dhe Grindelval­di u ndanë për të mos u parë më, deri ditën që u takuan për betejën e tyre legjendare (për të mësuar më gjerë shikoni kapitullin 22). Ç’e shkaktoi këtë prishje të papritur? Urtimori u pendua? T’i ketë thënë Grindelval­dit se nuk pajtohej më me planet e tjetrit?E pra jo …”Unë them se i ndau vdekja e qyqares Arianë,- thotë Batilda.- Qe një goditje e tmerrshme. Gelerti ishte në shtëpinë e tyre kur ndodhi gjëma dhe erdhi tek unë plot ndërdyshje: më tha se të nesërmen donte të kthehej në shtëpi. Ishte aq i tronditur sa s’kish ku të shkonte më. Prandaj sajova një Magjibartë­s dhe mbas asaj here nuk e pashë më.”Albusi ishte i dëshpëruar nga vdekja e Arianës. Qe një gjë e tmerrshme për të dy vëllezërit. Kishin humbur gjithçka, përveç njëri-tjetrit. S’është aspak për t’u çuditur që lindën fërkimet. Aberforthi ia mveshi fajin Albusit, siç bëjnë zakonisht njerëzit në kësi rastesh. Por Aberforthi i shkretë ka folur gjithnjë pak çatra-patra. Dhe nuk e nderoi as ajo që i theu hundën Albusit në varrim. Kendra nuk do ta donte veten po t’i shihte të bijtë të ziheshin në atë mënyrë, pranë trupit të pajetë të së motrës. Gjynah që Gelerti nuk ishte në varrim … ai të paktën do ta ngushëllon­te Albusin …”Ajo përleshje e frikshme pranë arkivolit, që e dinë vetëm ata të paktë që ishin të pranishëm në varrimin e Ariana Urtimorit, lind shumë dyshime. Pse Aberforthi i vinte faj të vëllait për vdekjen e motrës? Ishte, ashtu si beson Bati, thjesht një shpërthim mërie? Apo kishte arsye më konkrete? Grindelval­di, që ishte përjashtua­r nga Durmstrang­u sepse kishte mësyrë shumë rëndë disa nxënës, u largua nga Anglia pak orë mbas vdekjes së Arianës dhe Albusi (nga turpi apo nga frika?) nuk e pa më, deri sa u detyrua ta takonte ngaqë ia kërkoi bota magjike.As Urtimori dhe as Grindelval­di s’e kanë përmendur miqësinë e tyre të shkurtër kur ishin të rinj, por gjithsesi nuk ka dyshim se Urtimori e shtyu të paktën nja pesë vjet sulmin e tij kun-dër Gelert Grinevaldi­t, vite të mbushura me trazira, me fatkeqësi dhe me aksidente. A thua Urtimori ngurroi nga dhimbsuria që i kishte mbetur ndaj atij njeriu, apo frika se mos zbulohej miqësia e tyre e dikurshme?A thua u mëdysh për të kapur një njeri, të cilin dikur qe kënaqur aq shumë kur e pat njohur?Dhe si vdiq Ariana misterioze? Thua të qe viktima e pafajme e ndonjë riti të Errët? Shkoi e ndeshi me diçka që nuk duhej të ndeshte, teksa dy burrat rrinin e ushtrohesh­in për të arritur lavdinë dhe zotërimin? A thua Ariana Urtimori qe viktima e parë që vdiq “për të mirën e epërme”?Kapitulli mbaronte aty dhe Harri ngriti kokën. Hermiona e kishte mbaruar faqen para tij. Ia zhvati librin Harrit nga duart, fort e shqetësuar nga shprehja e fytyrës së tij. E mbylli librin pa e parë, si të ishte duke fshehur ndonjë turp.

Fragment nga libri i shtatë dhe i fundit “Harry Potter”

Përktheu: Amik Kasoruho

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania