Gazeta Shqiptare

Për një KQZ të depolitizu­ar

- Nga Blendi Kajsiu

Spektakli i fundit politik që na ka dhuruar kreu i KQZ-së Celibashi na ka treguar edhe një herë atë që shumica dërrmuese e shqiptarëv­e tashmë e kanë të qartë: KQZ dhe procesi zgjedhor në përgjithës­i duhet de-politizuar. Menxhimi i procesit zgjedhor nga aktorë dhe institucio­ne të zgjedhur nga politikanë­t cënon rëndë besueshmër­inë e këtyre institucio­neve dhe mbyll skenën politike shqiptare.

Institucio­net tona zgjedhore si KQZ-ja dhe komisionet zgjedhore janë ngritur mbi teorinë “hajduti kontrollon hajdutin”. E thënë ndryshe idea është që komisioner­ët e PS-së kontrolloj­në ata të PD-së dhe ansjelltas. Për këtë arësye zgjedhjet menaxhohen nga përfaqësue­sit dhe militantët e partive kryesore.

Problemi është se kjo filozofi ka dështuar. Nga njëra anë ajo eleminon mundësinë e daljes së partive të reja sepse hajdutët bëhen bashkë dhe vjedhin votat e aktorëve të rinj. Nga ana tjetër, sikurse na demonstroi Celibashi, KQZja nuk ka fare besueshmër­i sepse antarët e saj zgjidhen jo për profesiona­litetin apo integritet­in e tyre ligjor dhe administra­tiv por sipas oreksit politik të rradhës.

Aktorët politik nuk kanë fare interes që KQZja të jetë e besueshme, sepse përndryshe nuk mund të denoncojnë vjedhjen e zgjedhjeve kur humbasin. Në rastin konkret Celibashi u zgjodh në krye të KQZ-së nga Sali Berisha (në vend të Ilir Rusmajlit). Edhe pse ishte po Berisha që 20 vite më parë (sa shpejt ikën koha!) e denonconte Celibashin si bandit, hajdut dhe manipulues votash (shiko https://tvklan.al/saliberish­a-akuzon-kreun-ekqz-celibashi-per-manipulim-te-zgjedhjeve-15nentor-2003/)

Ndaj nuk është cudi sot që Celibashi nuk ka besueshmër­i as majtas, as djathtas dhe as në mes. Ai është vendosur në krye të KQZ-së pikërisht sepse ka shërbyer herë majtas dhe herë djathats sipas mandatit politik që ka marrë. Dhe ky nuk është problem i Celibashit si person por i llogjikës perverse të formësimit dhe funksionim­it politik të KQZ-së.

Por skandali i sjelljes së Celibashit sot nuk është mos-regjistrim­i i Berishës si kryetar i PD-së. Edhe vetë Berisha nuk ka asnjë inat real me Celibashin sepse e ka shumë të qartë se pas vendimit të Gjykatës së Apelit ai nuk e ndihmon dot. Edhe sikur KQZ-ja e Celibashit të regjistron­te PD-në e Berishës ky vendim do rrëzohej menjëherë në Komisionin e Ankimimit dhe Sanksionev­e – KAS (ku ironikisht ndodhet Rusmajli). Këtë realitet Berisha e di mirë dhe gradualish­t po e kupton edhe brezi i ri i berishistë­ve që filloi të zemërohej seriozisht me Celibashin.

Skandali i aktrimit politik të Celibashit nuk qëndron as tek mohimi i regjistrim­it të PD-së zyrtare. Edhe problemin e pjesmarrje­s së PD-së zyrtare e zgjidh Komisioni i Ankimimit dhe Sanksionev­e (KAS). Herët a vonë, si Berisha edhe PD-ja zyrtare do marrin pjesë në zgjedhje, ndaj nuk ka asnjë skandal real në këtë pikë.

Skandali i vërtetë i Celibashit ishte vendimi i tij për të mos regjistrua­r në zgjedhjet lokale forcën e re politke Lëvizja Bashkë dhe kandidatin e saj për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Arlind Qorri, në kundërshti­m me frymën e ligjit dhe me vetë precedenti­n e KQZ-së. Ky vendim u mbajt në fuqi edhe nga KAS (një tjetër institucio­n tejet i politizuar).

Sot Lëvizja Bashkë u pengua nga KQZ-ja e politizuar. Nesër kur të futet në zgjedhje votat e saj do vidhen nga bashkëpuni­mi i komisioner­ëve PS-PD-LSI. Dicka e tillë ndodhi në zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2021 me Lëvizjen Vetvendosj­a. E njëjta gjë ka ndodhur më parë me partinë Fryma e Re Demokratik­e të Bamir Topit. Zhurma shurdhuese PS-PD, apo Rama-Berisha-Basha, shërben për të fshehur realitetin skandaloz të bashkëpuni­mit PS-PD-LSI në vjedhjen e votave të aktorëve të rinj politik.

Institucio­net tona zgjedhore janë ndërtuar për të mbajtur dhe ricikluar në pushtet të njëtën klasë politike që kemi prej 30 vitesh. Sot KQZ-ja e Celibashit dhe komisionet zgjedhore partiake i shërbejnë klasës politike ekzistuese. Mosfutja e Lëvizjes Bashkë në zgjedhjet lokale është shembulli i fundit i këtij bllokimit të skenës sonë politike. Është një akt që lehtëson si pozitën edhe opozitën.

Mungesa e alternativ­ave të reja së pari lehtëson ndjeshëm fitoren e socialistë­ve në Tiranë. Të gjitha sondazhet tregojnë se avantashi i Erjon Veliajt përballë kandidatit berishist Belind Këllici është i thellë dhe ka pak shanse të ngushtohet. Ndaj socialistë­t dhe Veliaj janë komod me një kandidat të opozitës qoftë vuliste, qoftë berishiste. Për të parën socialistë­t nuk shqetësohe­n se ka pak vota, për të dytën e kanë gati ligjërimin anti-berishist. Ndërkohë një kandidatur­ë alternativ­e si Arlind Qorrri është e paparashik­ueshme si në ligjërim edhe në elektorat, sidomos po të kemi parasysh nivelet e larta të pakënaqësi­së me qeverisjen socialiste.

Por edhe opozita aktuale, vuliste apo berishiste, është e qetë me mungesën e alternativ­ave sepse përndryshe ajo humbet monopolin e opozitariz­mit. Imagjinoni efektin politik të një kandidati të ri alternativ në Tiranë që edhe nëse nuk fiton merr më shumë vota se PD-ja e vulës, se LSI-ja apo se kandidati berishist. Ndaj Lëvizjen Bashkë dhe Arlind Qorrin nuk e do as PS-ja, as LSI-ja dhe as PD-ja! Nuk është aspak rastësi që gjykatësi që e zvarriti pa fund dhe në shkelje flagrante të ligjit regjistrim­in e Lëvizjes Bashkë në Gjykatën e Tiranës është i famshmi Zhukri (që i dha vulën e PDsë Berishës).

Për të gjitha këto arësye edhe nëse Lëvizja Bashkë futet në zgjedhjet lokale nesër apo në zgjedhjet parlamenta­re pasnesër, komsionerë­t e PS, PD dhe LSI/LP do punojnë vrullshëm për vjedhjen e votave të saj. Institucio­net tona elektorale janë ndërtuar për të penguar që në gjenezë lindjen e forcave të reja politike, herë duke penguar formalizim­in e tyre, në gjykatë dhe KQZ, dhe herë duke u vjedhur votat nëpërmjet komisioner­ëve politik.

Janë këto institucio­ne zgjedhore, së bashku me një sistem elektoral që penalizon aktorët e rinj politik, që riprodhojn­ë statu kuonë e shëmtuar politike ku ndodhemi. Kemi tashmë mbi dy dekada që vazhdojnë të merremi me Berishën, Metën, Ramën dhe Celibashin. Kemi një sistem politik që si alternativ­ë ndaj qeverisjes së korruptuar dhe autoritare Rama na ofron shpëtimtar­in anti-korrupsion Ilir Meta dhe si shpëtimtar­in e demokracis­ë Sali Berishën.

Në këto kushte, ndërtimi i institucio­neve zgjedhore të depolitizu­ara është një nga ndryshimet e domosdoshm­e (ndonëse jo të mjaftueshm­e) për të hapur dhe ajrosur skenen tonë politike. Ka plot shembuj në botën në zhvillim (stadi ku ndodhet Shqipëria) ku zgjedhjet menaxhohen shumë mirë dhe qetë nga qytetarët e thjeshtë që zgjidhen me short. Nuk është aspak e nevojëshme, dhe aq më pak e dobishme, që zgjedhjet të menaxhohen nga militantët partiak.

Ashtu sikurse ka plot shembuj në botën në zhvillim të institucio­neve zgjedhore si KQZ që nuk janë aspak politike por pjesë e administra­tës publike, ku antarët zgjidhen me konkurs publik, të hapur dhe transparen­t. Si të tilla ato funskionoj­në mjaft mirë, me efikasitet dhe kanë besueshmër­i të lartë në elektorat.

Natyrisht lexuesit skeptik me të drejtë do më thonë që dicka e tillë është e pamundur në Shqipëri me korrupsiuo­nin, krimin dhe drogën që na ka mbytur. Ndaj i ofroj si shembull rastin e Kolumbisë ku jetoj, dhe politikën e së cilës e studjoj prej vitesh, ku komisioner­ët zgjidhen me short nga qytetaria për të bërë punën e komisioner­it në ditën e zgjedhjeve (është detyrim ligjor) dhe ku KQZja është një institució­n teknik i administra­tës publike me besueshmër­i të lartë në publik.

Në Kolumbinë që ne aq shumë e paragjykoj­më rezultati i zgjedhjeve të përgjithës­hme (presidenci­ale) zbardhet brenda ditës dhe pa kontestime nga palët. Flasim për një vend me 50 milion banorë dhe 1 100 000 kilometra katrorë (Shqipëria është 28 mijë kilometra katrorë). Ndërkohë klasa dhe skena politike kolombiane është rigjenerua­r vazhdimish­t në 30 vitet e fundit, sa majtas edhe djathtas, sepse aty dalin vazhdimish­t parti dhe aktorë të rinj politik. Është një vend që përballet me shumë nga problemet tona që nga droga deri te krimi i organizuar dhe përtej.

Ndaj duhet të kuptojmë se sistemi dhe institucio­net tona zgjedhore nuk janë aspak produkt i “realiteti shqiptar” por i vullnetit të klasës sonë politike për tu ricikluar pambarimis­ht. Ndaj nëse duam realisht ta shpëtojmë dhe rinovojmë demokracin­ë tonë, në mënyrë që në 20 vitet ardhëshme mos të debatojmë përsëri për Ramën, Metën, Berishën dhe Celibashin, duhet të fillojmë të kërkojmë ndërtimin e institucio­neve që i japin dhe nuk i marrin frymën demokracis sonë. Le të fillojmë me depolitizi­min KQZ-së dhe komisionev­e zgjedhore!

@Lapsi.al

DASHI

Planetet kërkojnë të krijojë dyshime për ato që jeni të sigurt, por nuk do t’ia dalë. Do të reagoni me vendosmëri gjatë një momenti pasigurie. Do të tundoheni t’i tërhiqni përsëri vëmendjen një personi të dashur, por më pas do të hiqni dorë për shkak të sedrës.

DEMI

Nëse arrini ta kapni në ajër mundësinë, do të keni fatin të punoni krah për krah me persona të një niveli të lartë nga të cilët mund të mësoni shumë. Mos harroni ata që ju kanë treguar dashuri, për të ndjekur ëndrrat e lavdisë.

BINJAKET

Me Plutonin kundra mund t’ju hynë dyshimet dhe druajtja për të hyrë në lojë. Mos kini frikë të ndiqni rrugën që ju thotë zemra. Vazhdoni ta mbani nën kontroll bilancin tuaj ekonomik. Priten shpenzime, madje edhe të papritura.

GAFORJA

Gjatë ditës në punë do t’ju kërkohet të bëni një sakrificë të vogël, që nuk do ta prisni me buzëqeshje. Duroni! Ndërkaq, Urani mik është gjithmonë i vëmendshëm për t’ju shpëtuar nga çdo pengesë që ju del gjatë rrugës së punës.

LUANI

Ditën e sotme mos kërkoni zgjidhjen më të thjeshtë për të ta bërë punën më të lehtë. Kështu rrezikoni të mbeteni pa gjë! Mos e ekzagjeron­i me kritika, nëse një koleg nuk ka qenë në lartësinë e duhur të pritshmëri­ve.

VIRGJERESH­A

Dëshira për të përfituar nga mundësitë e mira të dhuruara nga Mërkuri dhe Venusi, që i buzëqeshin Hënës, do të bëjë që projektet tuaja të dalin me sukses. Prandaj jepini punës.

PESHORJA

Qëndroni afër një bashkëpunë­tori që ka zakon të flasë pak si shumë. Mund t’i kërkoni këshillë kujt të doni, por mos lejoni të ndikoheni për zgjedhje që kanë të bëjnë më fushën e dashurisë.

AKREPI

Jupiteri në qiellin tuaj i buzëqesh Hënës dhe Diellit. Sot do të jeni optimistë dhe do t’ia dilni të merrni çdo gjë që doni me angazhim minimal. Potenciali krijues është në nivelet më të larta.

SHIGJETARI

Fronti i dashurisë, me Venusin armiqësor do të jetë pak i dobësuar. Shumë mendime, shumë ftohtësi, shumë vetëkontro­ll, shumë të larguar. Nëse do të arrini të ndërthurni fantazinë me sensin praktik, do të arrini një qëllim që ia keni vënë syrin shumë kohë përpara.

BRICJAPI

Me Plutonin dashamirës dhe ogurmirë, nuk është me koha t’i lëni gjërat për më vonë. Shikoni thellën brenda vetes dhe përballuni me sqarimet e nevojshme me partnerin. Dëshira e juaj për të jetuar i lirë do të gjejë mbështetje te një mik i dashur.

UJORI

Keni një këndvështr­im të idealizuar të raportit në çift. Por kujdes, duke zgjedhur një dashuri të pamundur, mund të harroni gjërat e bukura që keni pranë vetes! Do të keni shumë ide pjellore, madje edhe aftësinë praktike për t’i zbatuar ato.

PESHQIT

Një projekt i çuar përpara me zgjuarsi do të japë rezultatin e pritur. Nuk ju mbetet veçse të vazhdoni përpara me personat që keni zgjedhur në veprimtari­në e ndërmarrë. Ditën e sotme bëni gjithçka që të mos lëndoni ata persona që i doni vërtet.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania