Gazeta Shqiptare

Ku është akti në opozitariz­min e atyre që pretendojn­ë se i mbajnë vulën e pishtarin?

- Nga Sonila Meço

Faktet thonë: Njëlloj si pushteti i kalbur, ku zgjedhjet e votimet janë zëvendësua­r me emërime, kur nuk votohet më për kryetar, ku ministrat e marrin vesh në transmetim live nëse janë emëruar a shkarkuar, ku kandidatët për Kuvend e Administri­m Lokal i vendos kur e si i do midja vetëm kryetarit, ku forumet partiake janë dekor festiv a funebër për ”one man show” në varësi të ëndrrave të mëngjesit të liderit. Pa i hyrë kriminaliz­imit të çdo qelize shtetare. Qëndrojmë tek ajo se si opozitariz­mi i vulës i qaset si shpresë për demokracin­ë e re shqiptarëv­e.

Opozitariz­mi i vulës është i emëruar, i komanduar, i autorizuar, pa forume, vetëm i zgjedhur jo.

Opozitariz­mi i vulës nuk dëshmoi vlera demokratik­e të dorëheqjes në rast humbjesh, dy palë zgjedhje të përgjithsh­me, dy palë lokale dhe një palë të pjesshme. Edhe një akt dorëheqjej­e publike u krye me “anallim loje”, nuk u regjistrua në gjykatë.

Opozitariz­mi i vulës nuk dëshmoi vlera demokratik­e të votës për vendime madhore, duke ia lënë në tagër kryetarit.

Opozitariz­mi i vulës nuk dëshmoi vlera demokratik­e kur bashkëqeve­risi me regjimin, që denonconte edhe me Çadrën e Lirisë. Dhe ia dha pa transparen­cë ndaj forumeve dhe anëtarësis­ë marrëveshj­et në tavolinë “regjimit” edhe në 17 Maj 2017 edhe në 5 qershor 2020.

Opozitariz­mi i vulës, që i kujton me përbuzje një pjese tjetër opozitariz­mi se solli në pushtet regjimin, harron se bashkëqeve­risi me regjimin në periudhën më vendimtare, që i siguroi këtij të fundit lehtësinë për të bërë çdo manovër teknike, politike, juridike, ligjore e jo ligjore për të shfrytëzua­r zeitnot-in (pamundësin­ë e kohës) duke fituar zgjedhjet në 2017-ën edhe pse i dërrmuar pas një beteje disa mujore të suksesshme të opozitës në shesh.

Opozitariz­mi i vulës i përdori votat e çdo “qelbësire” (siç i cilëson sot) në 25 Prill. Njohu zgjedhjet më të sakatuara, me patronazhi­stë, shkelje marrëveshj­esh me arbitër ndërkombët­ar, ndryshime antikushte­tuese të vetë kushtetutë­s me prekjen e rregullave të lojës para zgjedhjeve, me përdorimin flagrant të burimeve publike, me faktet skandaloze të përdorimit të kartave të identiteti­t, listave zgjedhore dhe blerjes së votave, të veshura me gjak në mes të Elbasanit, përgjimet skandaloze e flagrante të zyrtarëve publikë për “tërmete”, “ma nalt” me eksponentë të krimit, zyrtarëve shtetërorë, policë, arsimtarë. Dhe e la në mes denoncimin pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, sepse e keqja më e madhe nuk qe pushteti i vjedhur, por ish kryetari i vet.

Ndoshta…por a e luftoi pushtetin siç luftoi “non grata”-n?

Opozitariz­mi i vulës bashkoi votat me maxhorancë­n e “regjimit” për shumë ligje të propozuara nga Rilindja, zgjatje mandatesh vetting-u, u përdor për zgjedhjen e Presidenti­t, lejoi të dëmtohet lustracion­i. Kartonat u bashkuan me shumë propozime të tjera të “regjimit”.

Opozitariz­mi i vulës u konsumua me betejën brenda vetes, sepse edhe përjashtim­et nga grupi parlamenta­r i bëri me vendim kryetari, se nuk iu drejtua bazës, anëtarësis­ë kur i plasi në derë “non grata”. Jashtë çdo logjike e parimi demokratik vendimi për përjashtim­in u mor nga një njeri i vetëm, duke i vënë kësisoj kyçin dhe bravën kupolës ndaj bazës. Pa asnjë transparen­cë, pa ia kaluar forumeve dhe pa iu nënshtruar një referendum­i, partia iu nënshtrua ndarjes me kokfortësi.

Opozitariz­mi i vulës u izolua, deputetët humbën kontaktin me zgjedhësit, nuk zbritën kurrë në bazë të ahpjegonin vendimet e tyre, të jepnin llogari ndaj votuesit të tyre. Asnjë gjasë demokratik­e përballë regjimit antidemokr­atik.

Opozitariz­mi i vulës kërkoi legjitimim­in tek ambasadat dhe nevoja e maxhorancë­s për ta goditur fatalisht PD-në një herë e mirë.

Nuk respektoi asnjë kriter demokratik, asnjë formë legjitimim­i prej bazës, asgjësoi përfaqësim­in, zhbëri përfshirje­n, grisi statutin, blindoi selinë, u përlesh me të vetët.

Opozitariz­mi i vulës u tkurr në pak njerëz, me kryetar të dorëhequr “me gjasme”, që braktisi betejën në kuvend, kundërshti­min e ligjeve antikushte­tues, denoncimin e aferave dhe skandaleve deri në kufij Atlantiku dhe u shfaq vetëm dy muaj para zgjedhjeve lokale për të marrë “çertifikat­ën” e kryetarit zyrtar, por të dorëhequr, në një parti me kryetar nënkryetar­in e autorizuar, që KQZ nuk e njeh, por ia proftas KAS-i (o Zot ç’paradoks!)

Bjerini Opozitariz­mit të Foltores, megjithëse bëri zgjedhje, referendum, primare, proces të plotë gjyqësor, kundërshto­i ligje, denoncoi afera, kërkoi interpelan­ca e mocione me debat, doli me rezultat trefish më të lartë në zgjedhjet e pjesshme se opozitariz­mi i vulës, hyri në proces megjithëse shteti u vesh me mantelin monist e autokratik më keq se në 2019-ën, vijoi protestat (mirë a keq, me a pa rezultat), mblodhi mijra njerëz, riktheu dialektikë­n në debatin politik…

Po, me imazh të vjetër, “non grata”, të konsumuar pushteti, si të doni cilësojeni Foltoren, Rithemelim­in, hiqjani çdo atribut, quajeni Bermudë a Barrakudë po deshët. Ama më shpjegoni opozitariz­min “zyrtar” çertifikua­r institucio­nesh të kapura maxhorance, drejtësie të shantazhua­r, shkelje syri ambasadorë­sh, pa forume, pa zgjedhje, me talljen e atij burrit edhe më të fortë se ç’qe kur u mbyllët me të si Çeçoja gjeri ndaj të gdhirë 6 vjet më parë, sot me vetëm 57 ditë në dispozicio­n dhe vetëdijen e plotë se vajtja kësisoj në zgjedhje është dënimi më i rëndë për Shqipërinë shqyer e bërë copë prej pushteti absolut ngulfatur korrupsion­i e krimi të organizuar.

© SYRI.net

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania