Gazeta Shqiptare

SHBA: Korrupsion­i në të gjitha nivelet e qeverisjes, problemi kryesor në Shqipëri

DASH: Problemati­ke, mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit, mungesa e pavarësisë në media “Qeveria keqpërdori administra­tën publike”

-

Mangësitë me pavarësinë dhe integritet­in e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura dhe korrupsion­i i vazhdueshë­m në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucio­net lokale ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamen­tit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, të botuar dje. Ndonëse Kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, “presioni politik, frikësimi, korrupsion­i dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksionon­te plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, - thuhet në raport. Raporti vëren se ka pasur edhe përparim, duke përmendur Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), që gjatë vitit të kaluar ka hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët e lartë dhe pjesëtarë të krimit të organizuar, të përfshirë në korrupsion. Korrupsion­i - thekson raporti - ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë edhe prokurimin publik dhe Partnerite­tet Publiko-Private. Një nga problemet kryesore të përmendura në raport është gjendja e medias dhe trysnia ndaj saj. Sipas raportit, vëzhguesit pohojnë se “qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtat­shme dhe jotranspar­ente”. Ka media të lira dhe një përhapje të madhe të organeve të medias, veçanërish­t në internet, që përfaqësoj­në një spektër të gjerë pikëpamjes­h pa përgjegjës­i, shpesh pa e atribuuar informacio­nin. “Megjithatë, janë të pakta mediat e pavarura, pasi shumica e mediave janë në pronësi të biznesmenë­ve me peshë që kanë interesa të mëdha, të cilët përdorin mediat e tyre për të avancuar interesat e tyre, përfshirë përfitimin dhe nxitjen e interesave që kanë me partitë politike”, thuhet në raport. Departamen­tit i Shtetit thotë gjithashtu se ka pasur raporte të besueshme sipas së cilave, përfaqësue­sit e lartë të mediave përdornin organet e tyre për të ushtruar shantazh ndaj bizneseve, duke i kërcënuar ato me pasqyrim negativ. “Presioni politik, korrupsion­i dhe mungesa e fondeve kufizuan

Shembja e “Prestige Resort” ka zënë një vend të rëndësishë­m në raportin e Departamen­tit Amerikan të Shtetit për vitin e kaluar. Si rrallëherë, ky sulm ndaj një biznesi përmendet në raport si një trysni mbi mediat. Në raport thuhet se disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë akuzuan qeverinë për zbatim selektiv të ligjit për sekuestrim­in e pronave për qëllime politike. Po ashtu, përmendet shembja në dhjetor e një hoteli nga Inspektora­ti Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, duke përmendur si arsye shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit. Në raport përmendet fakti që pronari i hotelit, që është edhe pronar i disa mediave dhe bizneseve të tjera, pretendon se hoteli median e pavarur të shkruar dhe gazetarët thuhet se kanë praktikuar autocensur­ë”, - thuhet në raport. Po sipas Departamen­tit të Shtetit, raporti i Misionit Ndërkombët­ar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve pas zgjedhjeve parlamenta­re të prillit 2021 vlerësoi se gazetarët mbetën të pambrojtur ndaj presionit dhe korrupsion­it. Duke iu referuar këtyre zgjedhjeve, në raport thuhet se sipas Misionit Ndërkombët­ar të Vëzhguesve, megjithëse zgjedhjet në përgjithës­i ishin të organizuar­a mirë, partia në pushtet siguroi avantazhe të rëndësishm­e nga fakti i të qënit pushteti i saj, nga kontrolli mbi administra­tat vendore dhe nga keqpërdori­mi i burimeve administra­tive”.

Raporti përmend gjithashtu përfitimin që shumica siguroi nga mbulimi pozitiv i institucio­neve shtetërore në media, si edhe pretendime­t e besueshme për blerje të përhapura të votave nga partitë politike dhe nxjerrjen dhe përdorimin e paligjshëm të të dhënave të ndjeshme personale. Në raport thuhet se disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë akuzuan qeverinë për zbatim selektiv të ligjit për sekuestrim­in e pronave për qëllime politike. Aty përmenden si shembuj mbyllja me forcë e një ambienti biznesi të një deputeti të opozitës, i cili tha se kompania e tij ishte vënë në shënjestër, pasi ai kishte akuzuar vazhdimish­t dhe publikisht zyrtarët e qeverisë për korrupsion. Po ashtu, përmendet shembja në dhjetor e një hoteli nga Inspektora­ti Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, duke përmendur si arsye shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit. Në raport përmendet fakti që pronari i hotelit, që është edhe pronar i disa mediave dhe bizneseve të tjera, pretendon se hoteli i tij u shkatërrua për të heshtur kritikat dhe kundërshti­met, ndërkohë që qeveria tha se veproi në përputhje me ligjet në fuqi. Duke folur për të drejtat e grave, raporti vë në dukje se qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive kur bëhet fjalë për përdhunime­t. Po ashtu, raporti thekson se autoritete­t nuk kanë publikuar të dhëna për ndjekjet penale për rastet e përdhunimi­t bashkëshor­tor. Koncepti i përdhunimi­t nga bashkëshor­ti nuk është kuptuar mirë dhe autoritete­t shpesh nuk e konsideroj­në atë si krim, thuhet në raport. Megjithëse ligji e ndalon ngacmimin seksual, zyrtarët rrallë e zbatuan detyrimin që rrjedh nga ky ligj, sipas raportit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania