Gazeta Shqiptare

“Qeveria prishi kontratën me amerikanët për kompaninë serbe të lidhur me rusët”

“Pse i kërkuan rusë tre puset e naftës së hollë”, Ish-presidenti i Dhomës Amerikane ‘hap letrat’ “McGonigal do të ketë pasoja në marrëdhëni­et mes qeverive”

-

Si kaloi nafta shqiptare te rusët? Kjo çështje ishte në fokus të emisionit të sotëm në “Open” në Neës24 ku ishte i ftuar Ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Craëford.

Ai ka treguar se si qeveria shqiptare prishi kontratën me kompaninë amerikane për kërkimet e naftës në tre puse për kompaninë serbe të lidhur me Gazpromin rus. Po kështu Craëford foli dhe për rolin e ishzyrtari­t të FBI-së Charles Mc Gonigal si dhe rolin e ambasadës amerikane.

Erl Murati: Ju keni kritikuar në mënyrë direkte kryeminist­rin Edi Rama, ministrin e asaj kohe, Gjiknurin për sjelljen e tij ngaqë në një farë mënyre nuk ju ka favorizuar, nuk ka mbajtur një qëndrim miqësor ndaj kompanive amerikane, për sa i përket fushave të naftës, i kanë përzënë ato dhe kanë favorizuar kompanitë ruse. Çfarë mund të na thoni më tepër për këtë?

Craëford: Këtë e dimë nga dokumentet që janë bërë publikë. Unë e kam lexuar para disa viteve, letrën nga austriakët që ishin lidhur me rusët tek Albpterol. Letrën nga Transoil direkt te Gazprom, kështu që ne e kemi pas ditur që rusët ishin këtu brenda. Në atë kohë nuk ishin sanksionet. Për mua nuk ka problem, unë nuk jam shqiptar dhe nuk votoj këtu, nëse shqiptarët do vendosin të bashkëpuno­jnë me rusët dhe nuk ka problem me sanksionet, ok është punua juaj, por mos na ftoni ne si amerikanë që të investojmë këtu.

Erl Murati: A mendoni se është toleruar nga administra­ta amerikane kjo sjellje e qeverisë shqiptare, pra ky afrim, ky flirt me rusët sepse kemi dëgjuar vitet e fundit zyrtarë të DASH kur vijnë në Tiranë që vënë në alarm autoritete­t shqiptare, qeverinë shqiptare ndaj influencës së vendeve të treta, Rusia, Kina apo dhe vende të tjera? Si e shpjegoni faktin që qeveria shqiptare i ka injoruar këto porosi të zyrtarëve të administra­tës amerikane?

Craëford: Po, në fakt është një pikë që është kyç për administra­tën, jo vetëm për demokratët, por edhe republikan­ët. Unë isha lidhur me marrëdhëni­en që ishte bërë midis Izraelit dhe Kosovës dhe brenda kësaj marrëveshj­eje që ishte përfshirë dhe Serbia, kishin një nen që thoshte gjithë palët duhet të jenë më të pavarur nga Rusia nga pikëpamja e energjisë. Kjo është diçka e rëndësishm­e për gjithë rajonin.

Unë jam biznesmen, kështu që nga pikëpamja ime unë nuk jam duke folur për atë nivel. Unë isha mërzitur sepse kishim një FBI që ishte duke luftuar kundër investimev­e të anëtarëve të mi në Dhomën Amerikane. Por prapësepra­pë ne si superfuqi në Amerikë, ne e dimë që shumë mjete në lojë që kemi ne me Rusinë dhe me Kinën për interesat tonë janë të lidhur me energjinë dhe me pavarësinë e gjithë aleatëve nga Rusia. E shikojmë rezultatin tani në Evropë me gjithë luftën.

Xama: Nëse shohim interesat e Shqipërisë këtu, por edhe të një kompanie amerikane, ju jeni përfshirë në këtë çështje që në vitin 2017, vit kur Albpetrol ndërpreu në mënyrë të njëanshme kontratën me Transatlan­tic Group, e cila zotërohet nga kompania amerikane GBC

Oil, ku dhe ju keni qenë dëshmitar në Gjykatën ndërkombët­are të Arbitrazhi­t në Zvicër për interesat e kësaj kompanie që është kompani amerikane e cila është blerë nga Strem Oil. Në vitin 2017 një kompani amerikane pretendon se i është ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontrata. Dhoma Amerikane çfarë ka bërë në këtë rast? A ka shkuar pranë ambasadës amerikane në Tiranë të ankohet dhe çfarë përgjigje ju ka dhënë ju ambasada amerikane? Dhe më pas çfarë përgjigje ju kanë dhënë autoritete­t shqiptare?

Craëford: Strem kanë qenë dhe anëtarë të dhomës dhe unë i kam njohur dhe Strem. Kur Strem ishte shitur te një kompani amerikane ne ishim gëzuar të gjithë në Dhomë sepse nuk kemi kaq shumë miliarderë që vijnë nga Amerika këtu. Por kur erdhën këtu, ata erdhën direkt tek ambasada dhe kishin mbështetje­n e parë tek ambasada se normalisht investitor­ët që vijnë në Shqipëri, vijnë te Dhoma Amerikane dhe ambasada merret me politikën. Por këta investitor­ë që erdhën ishin shumë të mbështetur nga ambasada dhe ambasadori direkt dhe ne si Dhomë ishim mbështetja e dytë. Unë i takova ata shpesh, por nuk ishin në lidhje direkt me qeverinë dhe disa hallka të tjera sepse kishin disa borxhe që ishin për të paguar te qeveria.

Kur kanë blerë Strem, kanë blerë dhe problemet e Strem-it. Kishin një marrëveshj­e stabilizim­i që Shqipëria duhet të kishte paguar kompaninë. Por në atë kohë, me sa mbaj mend nga biseda që kisha me Transatlan­tic ata kanë thënë ok ne jemi miliarderë, nuk ka problem sa është, do paguajmë, na thoni sa është. Nëse ne ju detyrohemi 20 dhe ju na detyroheni 10 ose 7, na thoni diferencën dhe ju japim një çek. Përgjigjja ishte që na paguani neve sot dhe do flasim javën tjetër për atë që do ju paguajmë ju.

Ambasada kishte bërë një marrëveshj­e, por që nuk ishte zbatuar. Një marrëveshj­e që kompania do paguajë vetëm diferencën, por nuk ishte zbatuar në fund.

Unë nuk e kisha kapërcyer rolin e Ambasadës. Nëse ambasada ishte në marrëdhëni­e me kompaninë dhe qeverinë unë nuk ndërhyra si Dhomë, isha vetëm duke dëgjuar, duke mbështetur. Erdhi një moment dhe ata më thanë mua që do ikim nga Shqipëria, jemi mërzitur, nuk po shkojnë gjërat mirë dhe unë personalis­ht shkova në Dallas, në Texas, se kam prindërit nga atje, kam kushërinj atje, kështu që njoh shumë njerëz atje dhe shkova te shtëpia e pronarit dhe i thashë atij, nuk kam qejf të ikësh nga Shqipëria. Ai më tha që janë dy vende në botë që unë nuk do të investoj më kurrë, në Luiziana në SHBA ku ai ka rivalë dhe në Vlorë. Unë i thashë që nuk më vjen mirë që do vish në Shqipëri, do investosh dhe do ikësh me një shije kaq të hidhur. Kështu që unë i thashë atij, krijojmë një kompani tjetër që do të quhet GBC, GorishtBal­lsh-Cakran.

I thashë ju tani jeni pronar direkt dhe shqiptarët kuptojnë që unë jam pronar i kësaj ose kuptojnë që unë jam pronar përmes baxhanakut tim, ose kunatit tim, por nuk e kanë konceptin e pronarit siç është i zhvilluar në botën financiare në Amerikë. Unë i thashë do krijojmë një opsion financiar dhe do jesh pronar prapë me GBC-në, por nuk do jesh në timon, por niveli i dytë dhe unë do të ndihmoj me disa investitor­ë dhe disa menaxherë nga vendi dhe shpresoj që do e shpëtojmë anijen nga mbytja ose të paktën do fitojmë diçka. Kishte gati një vit që punuam me vështirësi, ishim duke e shlyer borxhin dhe erdhën ca letra, ca kërkesa nga rusët përmes…

Ola Xama: Përmes kompanisë Yurimex? Craëford: Po.

Ola Xama: E cila është e lidhur me Nisin, që është degë e Gazprom në Serbi.

Craëford: Dhe këto erdhën te qeveria amerikane kur ishin prapë atje.

Xama: Ju po thoni që në momentin që Albpetrol-it i shkoi një propozim nga një kompani prapa të cilës fshihej Nisi, një kompani e lidhur me Gazprom-in, atëherë Albpetrol prish kontratën me kompaninë amerikane?

Craëford: Po, kjo ndodhi në janar, dy muaj më pas. Xama: Si reagoi ambasada amerikane në këto momente?

Craëford: Investitor­ët më thanë mua që do iu themi njerëzve që të mos investojnë në Shqipëri. Ata (ambasada) kishin folur direkt me qeverinë shumë herë dhe kishin dështuar. Nuk e di nëse donin të shkonin në media dhe të thoshin ne kemi dështuar se normalisht kur vjen një investitor amerikan vjen përmes Dhomës dhe nëse dështojnë, vjen ambasada si mbështetje e dytë dhe thotë kjo nuk është e drejtë, por këta e kishin ambasadën si mbështetje e parë dhe kanë dështuar si mbështetje e parë.

Xama: Në kohën që kanë qenë negociatat e drejtpërdr­ejta për t’ia dhënë kompanisë Yurimex puset e naftës në Gorisht-Kocul dhe në Cakran-Mollaj, ju keni qenë në Arbitrazh. A mund të merret një hap i tillë, kur ti nuk e ke zgjidhur akoma në Gjykatë? Por më pas dhe me Yurimex u zbrapsën. Çfarë ndodhi me puset që pretendoni­t ju? Keni dëgjuar gjë në ato vite për ardhjen e McGonigal?

Craëford: McGonigal jo, por rusët po. Kishim dëgjuar që rusët ishin diku afër. Kishin dalë në media disa nga këto shkresat. Nga BIRN. Ata kishin përmendur që janë disa kompani të lidhura me rusët që kanë ardhur këtu dhe janë interesuar për të marrë këto puset e naftës. Unë e dija që ata ishin të vegjël dhe normalisht unë si investitor do mendoja pse vijnë rusët këtu për puse të vegjël, në mes të Shqipërisë, sepse të mëdhatë ishin të Bankersit. Nëse do të ishin të interesuar për volumin do shkonin te Bankersi. Bankersi ishte në atë kohë me kanadezët…

Vasili: Si e shpjeguat ju? CraËford: Unë mendoj që ndryshe nga nafta e Bankersit që është më e trashë, nafta e Goricës, Cakranit dhe Amricës, që është një zonë tjetër, që është një kompani tjetër, është përdorur më shumë hollues. Bënin një miks bashkë në kohën e komunizmit.

Nëse dikush do donte të përziente naftë nga jashtë, të bëhej naftë shqiptare, këto do ishin fushat që donin përdornin. Sepse nuk do donin të përdornin naftë të trashë me naftë nga jashtë. Por do donin të përdornin naftë të hollë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania