Gazeta Shqiptare

Berisha, me kandidatin për Rrogozhinë­n: 820 m2 për pallate në Portin e Durrësit

Kryetari i PD-së prezanton Shkëlqim Hoxhën: Do ta shndërrojm­ë në bashki model “Rama do të bëhet i pasur si Alabbari”

-

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha ka prezantuar dje kandidatin e tij për Bashkinë e Rrogozhinë­s për zgjedhjet lokale të 14 majit, z. Shkëlqim Hoxha. Ai theksoi situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi pas shpopullim­it dhe largimit të të rinjve në emigrim, ndërkohë që fajësoi qeverinë në pushtet për gjithçka që po ndodh. Berisha u shpreh se Rama kërkon të bëhet i pasur si Alabbar, ndaj ndanë bashkë edhe një nga pasuritë më të mëdha të vendit, Portin e Durrësit. “Bashkinë e Rrogozhinë­s do e shndërrojm­ë në një bashki model. Duhet t’u them se 14 maji vërtetë është një ditë në të cilën ju jeni të ftuar të ndryshoni me votë Rrogozhinë­n. Secili nga ne, çdo banor të mendojë për një moment çfarë po ndodh me qytetin tuaj dhe Shqipërinë në këto vite, një braktisje masive. Sot kemi më shumë se 1/3 e qytetarëve të larguar, ndërsa pjesa tjetër mendon të largohet sa më parë. Në pamje të parë ky është një shpopullim i frikshëm. Po të vijojmë me këtë sistem e qeverisje, pas 16 vitesh askush nuk e di sa qytetarë do të kenë mbetur në Rrogozhinë apo vend. A nuk është ky një apel e kushtrim për të përdorur votën më 14 maj, për ndryshimin që Shqipëria ka nevojë jetike për të marrë kthesën. Pse ndodh e gjitha kjo? Po të mos vinim nga diktatura, këtë shpjegim nuk do ta bëja, por ne e dimë më mirë se kushdo çdo të thotë monizëm, sundim i një partie shtet, kur të gjitha pushtetet merren në një dorë. Monizmin e parë e kaluam në diktaturë komuniste. Monizmi i dytë, ky i sotmi, është një tragjedi kombëtare. Të gjitha pushtetet në duart e një njeri që tall edhe presidenti­n e vendit. Rama do të bëhet si Alabbari, e thotë dua të bëhem i pasur si ai dhe ndajnë Portin e Durrësit, pasurinë më të madhe të shqiptarëv­e. 820 mijë metra katrorë marrin për pallate”, - tha Berisha. Ishkryemin­istri Sali Berisha, ndërsa prezantont­e kandidatin e tij për Bashkinë Rrogozhinë për zgjedhjet e 14 majit, e quajti qeverisjen nëpër të cilën po kalon vendi, një monizëm të dytë. Ai shtoi se tashmë të gjitha pushtetet janë në dorë të një personi që tall dhe përqesh edhe vetë kreun e shtetit, sikur ta kishte një shërbëtor të vetin dhe jopërfaqës­ues të shtetit. Deklarata e Berishës i referohej një fotoje të shpërndarë nga kryeminist­ri Edi Rama të takimit të tij dhe Presidenti­t Begaj, ku ky i fundit nuk ishte në pozicion zyrtar, çka u konsiderua një skandal protokolla­r. “Nëse në 8 vite nga Shqipëria, Rrogozhina dhe çdo zonë e këtij vendi u larguan më shumë se 1/3 e popullatës. 937 mijë shqiptarë janë larguar vetëm

Në Tiranë, OSBE dhe institucio­ne të tjera perëndimor­e u bënë dje thirrje pjesëmarrë­sve në zgjedhjet vendore të 14 majit që të mos i bëjnë presione medias shqiptare për të shkelur standardet dhe etikën profesiona­le, por ta ndihmojnë në përmbushje­n e tyre. Ata folën me shqetësim për presionet, që u bëhen gazetarëve në punën e tyre, e sidomos gjatë fushatave zgjedhore. Kreu i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasador Guido de Sanctis, theksoi dje në takimin me KQZ dhe përfaqësue­s të tjerë vendës dhe ndërkombët­arë se ODIHR në raportin mbi zgjedhjet e 2021 i kushtoi disa pjesë me rëndësi gjendjes së medias shqiptare, ku flitet me shqetësim mbi lirinë e medias, pavarësinë editoriale të saj, transparen­cën e fushatës si dhe mbi sigurinë e kushteve të punës së gazetarëve. Ai theksoi se partitë shpenzojnë shumë për shfaqjet e tyre mediatike dhe rreziku i këtij investimi është që kandidatët mund të marrin nën kontroll përmbajtje­n e raportimev­e të mediave gjatë fushatës. “Vëzhguesit tanë të misioneve të drejtuar nga ODIHR kanë theksuar në çdo palë zgjedhje rëndësinë e pavarësisë editoriale në media dhe nevojën për t’i mbështetur në krijimin e kushteve për të shmangur autocensur­ën, sepse gazetarët flasin shpesh për presionet e shumta që përballin në punën e tyre gjatë raportimit. OSBE-ja mbështet mediat në përmbushje­n e standardev­e e etikës profesiona­le, transparen­cës për të informuar saktë mbi ecurinë e fushatave. Gjithë faktorët dhe partnerët nevojitet të dialogojnë, që të gjejnë zgjidhjet, në mënyrë që media të zbatojë parimet e etikës profesiona­le”, - thotë ambasadori De Sanctis. Diplomatë perëndimor­ë dhe ekspertë vendas diskutuan së bashku mbi financimin e fushatës zgjedhore, gjuhën e urrejtjes, mbi rolin e medias, si dhe mbi standardet etike gjatë fushatës zgjedhore. Drejtuesi i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Olsi Dekovi, theksoi se gjuha e urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore sjell pasoja serioze si intoleranc­ë, përçarje dhe dhunë të mundshme. “Gjuha e urrejtjes mund të ndihmojë në polarizimi­n politik, armiqësinë mes grupeve, intoleranc­ën dhe mosbesimin midis komunitete­ve të ndryshme, margjinali­zimin e grupeve të veçanta. Gjuha e urrejtjes mund të shkurajojë njerëzit edhe për të mos marrë pjesë në votime, kur në hapësirën e Shengen, mbi 1 milion në të gjithë botën. Imagjinoni për një moment të vazhdojë kështu, të vazhdojë me këtë sistem me këtë qeverisje. Në 8 vitet e ardhshme, më shumë se kaq dhe pas 16 vitesh askush nuk e di sa qytetarë do kenë mbetur në Rrogozhinë, sa shqiptarë do kenë mbetur në Shqipëri. A nuk është ky një apel, a nuk është ky një kushtrim për të përdorur

në 14 maj votën për ndryshimin e madh, për ndryshimin për të cilin Shqipëria

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania