Gazeta Shqiptare

“Media të mos nxitet që të shkelë etikën dhe standardet gjatë fushatës zgjedhore”

“Lokalet”, OSBE-ja thirrje partive politike

-

dëgjojnë se pranë kutive të votimit mund të ketë kërcënime ose dhunë. Ndaj iu inkurajojm­ë që të lihet mënjanë gjuha e urrejtjes nga të gjithë aktorët dhe nga mediat sociale”, - thotë zoti Dekovi. Ndërsa kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, theksoi se media duhet lejuar të kryejë e lirë dhe pa presione detyrat e veta informuese ndaj publikut, punë kjo veçanërish­t e rëndësishm­e gjatë fushatave zgjedhore, ndërsa një sfidë e vërtetë mbetet mosrregull­imi ligjor i mediave “online”. “Rrjetet sociale dhe mediat ‘online’ kanë marrë një zhvillim shumë të madh edhe në këtë fushë, por ende nuk kanë rregullime­t e duhura ligjore. Shpresojmë që në reformën zgjedhore, kjo të marrë një zgjidhje. Asgjë nuk e pengon Kuvendin dhe partitë që të vendosin rregulla në këtë fushë me interesit të madh publik”, thotë zoti Celibashi. Shqipëria është në prag të fushatës për zgjedhjet vendore, ndërsa është bërë e zakonshme që fushata të nisë shumë javë e muaj më herët se afatet ligjore, me premtime, fjalime dhe përurime. Mediat po ashtu kanë nisur të përfshihen në atmosferën zgjedhore, duke folur mbi kandidatët e mundshëm, por shqetësimi i ndërkombët­arëve dhe KQZ është që ajo të mbetet një mjet informimi i balancuar mbi platformat politike dhe jo një instrument propagandi­stik në shërbim të ngushtë partiak dhe në shkelje të standardev­e dhe etikës profesiona­le./ VOA

ka nevojë jetike për të marrë kthesën e madhe. Ka nevojë njëlloj si ajri, që zogu ka nevojë për të fluturuar, ka nevojë si i sëmuri për oksigjen. Pse ndodh kjo miqtë e mi? Po të mos vinim nga diktatura, këtë shpjegim ndoshta dhe nuk do ta bëja, por ne e dimë mirë, më mirë se kushdo tjetër në Europë, se ç’do të thotë monizëm, sundim i një partie shtet, se ç’do të thotë kur të gjitha pushtetet merren në një dorë. Monizmin e parë e kaluam në diktaturë komuniste. Ai bazohej në ideologjin­ë marksistel­eliniste dhe varfëroi shqiptarët si asnjë vend në botë. Monizmi i dytë, ky i sotmi është një tragjedi kombëtare. Të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeri i cili edhe Presidenti­n e Republikës, e tall dhe përqesh sikur ta kishte një shërbëtor të vetin dhe jo përfaqësue­s. Një despot që nuk njeh ligj, që s’ka ligj, s’ka rregull, normë, standard, nuk ka flamur, s’ka nder, nuk ka asgjë”, tha Berisha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania