Gazeta Shqiptare

I akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Apeli i GJKKO jep burg përjetë për kopshtarin Festim Bexhdili

Ngjarja në vitin 2020/ U shpall fajtor për rrëmbimin me pasojë vdekjen dhe zhdukjen e kufomës së viktimës

-

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsio nin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për Festim Bexhdilin. Ai është shpallur fajtor për rrëmbimin me pasojë vdekjen dhe zhdukjen e kufomës së Jan Prengës, ngjarje kjo e ndodhur në janar të vitit 2020. Sot e kësaj dite nuk është gjetur trupi i viktimës, mësohet se Bexhdili e kishte ankimuar vendimin. “Deklarimin fajtor të të pandehurit Festim Bexhdili për kryerjen e veprës penale ‘Rrëmbimi apo mbajtja peng e personit’ kur është shkaktuar vdekja, e kryer në bashkëpuni­m ne formën e posaçme të grupit të strukturua­r kriminal parashikua­r nga neni 109/3 – 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm”, - thuhet në njoftimin zyrtar të gjykatës. Festim Bexhdili ishte kopshtar i resortit “Golden” në Pjezës Shijak, nga garazhi i të cilit u transportu­a trupi i torturuar i Jan Prengës. Sipas dosjes hetimore, Bexhdili kishte rolin e fshirësit të gjurmëve dhe kishte pranuar statusin e të penduarit të Prokuroris­ë. Mësohet se fillimisht, ai nuk ka pranuar të fliste, por në momentin që para tij janë vënë pamjet filmike, në të cilat ishte edhe vetë vendosi që të rrëfehej. I arrestuari ka pranuar para hetuesve se është i punësuar si kopshtar në “Golden” dhe pasditen e 17 janarit, pronari i kërkoi të nxirrte nga kompleksi trupin e pajetë të një personi. I riu shpjegon se u largua me një furgon të bardhë dhe trupin e pajetë të Prengës ia ka dorëzuar pronarit të tij, Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra. Më pas, ai pretendon se është kthyer në resort pa e varrosur ai trupin. Edhe pse pamjet tregojnë se ai ka dalë me lopatë në duar. Urdhrin për rrëmbimin sipas SPAK e dha Dritan Rexhepi dhe Gentian

Doci Funiqi. Rrëmbimi erdhi, pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një kontejner me drogë (260 kg kokainë) në Portin e Portsmuthi­t në Britaninë e Madhe. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Sipas SPAK-ut, Festim Bexhdili e dinte vendin ku kanë groposur trupin e Jan Prengës, por nuk e tregon atë.

NJOFTIMI I APELIT TË GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Iliriana Olldashi (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 20.03.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistrua­r me nr. 25 akti, datë 07.02.2022 regjistrim­i, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/i pandehuri Festim Bexhdili, kundër vendimit nr. 53, datë 29.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi apo mbajtja peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, e kryer në bashkëpuni­m ne formën e posaçme të grupit të strukturua­r kriminal parashikua­r nga neni 109/3 – 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit” e kryer në bashkëpuni­m ne formën e posaçme të grupit të strukturua­r kriminal parashikua­r nga neni 278/4 – 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 7 (shtatë) vite burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për kryerjen e veprës penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës’ e kryer në bashkëpuni­m në formën e posaçme të grupit të strukturua­r kriminal parashikua­r nga neni 303 – 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit F.B., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturua­r kriminal”, në formën e pjesëmarrj­es, e parashikua­r nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tri) vite burgim. Në bazë të nenit 55 të K.Penal, mbi caktimin e dënimeve për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit F.B. me burgim të përjetshëm. Në bazë të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgos­urve”, nenet 15, 16 pika 1 germa “a” i tij, këtë dënim i pandehuri F.B. ta kryejë në një institucio­n të sigurisë së lartë. Deklarimin fajtor të të pandehurit O.T., për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpuni­m, e parashikua­r nga neni 301 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tri) vite burgim. Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “c” dhe 262/2 të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” e caktuar ndaj të pandehurit O.T. me vendimin nr. 27 dt. 26.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar për shkak se kohëzgjatj­a e paraburgim­it është më e madhe se masa e dënimit të caktuar. Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar vendosi: lënien në fuqi të vendimit nr. 53, datë 29.09.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar.

ROLI I FESTIM BEXHDILIT

Sipas dosjes hetimore, Festim Bexhdili kishte rolin e fshirësit të gjurmëve. Fillimisht, ai nuk ka pranuar të fliste, por në momentin që para tij janë vënë pamjet filmike, në të cilat ishte edhe vetë vendosi që të rrëfehej. I arrestuari ka pranuar para hetuesve se është i punësuar si kopshtar në “Golden” dhe pasditen e 17 janarit, pronari i kërkoi të nxirrte nga kompleksi trupin e pajetë të një personi. Ai shpjegon se u largua me një furgon të bardhë dhe trupin e pajetë të Prengës ia ka dorëzuar pronarit të tij, Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra. Më pas, ai pretendon se është kthyer në resort pa e varrosur ai trupin. Edhe pse pamjet tregojnë se ai ka dalë me lopatë në duar.

RRËMBIMI I JAN PRENGËS

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit të vitit 2020 në Kamëz. Më pas ai u nxor i papajetë nga një “Range Rover” nga personat që e morën peng brenda garazhit të kompleksit luksoz “Golden Resort”, me vendndodhj­e në fshatin Pjesëz në Shijak. Urdhrin për rrëmbim sipas SPAKut e dha Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi. Rrëmbimi erdhi, pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një kontejner me drogë (260 kg kokainë) në Portin e Portsmuthi­t në Britaninë e Madhe. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Sipas SPAK-ut, Festim Bexhdili e dinte vendin ku kanë groposur trupin e Jan Prengës, por nuk e tregon atë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania