Gazeta Shqiptare

Aksidentet në shkurt u rritën 14.3 për qind, më problemati­kët drejtuesit e grup-moshës 35-44 vjeç

-

TIRANË - Pas muajsh të tërë në rënie aksidentet në shkurt të këtij viti kanë shënuar kthesë negative, duke u rritur në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajin shkurt 2023 numërohen 88 aksidente rrugore nga 77 të ndodhura në muajin shkurt 2022. Numri i aksidentev­e rrugore është rritur me 14,3%. Sipas Institutit të Statistika­ve numri i të aksidentua­rve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 123 persona nga 100 në muajin shkurt 2022. Një tjetër element që bie në sy është rritja e pakujdesis­ë së shoferëve të grupmoshës 35-44 vjeç, të cilët në raport me një vit më parë kanë rritje me 11.1 për qind si shkaktarë të aksidentev­e nga sjellja në timon. “Aksidentet rrugore, në 81,8% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidentev­e në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 35-44 vjeç, duke zënë 22,7% të numrit të aksidentev­e gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 11,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, - thuhet në publikim. Në muajin shkurt 2023, numri më i lartë i aksidentev­e rrugore ka ndodhur në ditët e hëna dhe të enjte, ndërsa numri më i ulët i aksidentev­e ka ndodhur të mërkurave. Numri më i lartë i aksidentev­e ka ndodhur gjatë harkut kohor 19:00-24:00 duke përbërë 29,5% të numrit gjithsej të aksidentev­e në muajin shkurt 2023. INSTAT raportoi se në dymujorin e parë të vitit 2023 numërohen 172 aksidente rrugore nga 184 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidentev­e rrugore është ulur me 6,5%. Numri i të aksidentua­rve është 242 persona nga 247 persona të aksidentua­r në dymujorin e parë të vitit 2022. Aksidentet rrugore, në 19,2% të rasteve, në dymujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidentev­e sipas sjelljes së këmbësorit është rritur me 13,8%.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania