Gazeta Shqiptare

Shtyhet procesi/ Luftar Reçi 5 orë ballafaqim me ish-bandën e Durrësit për 2 vrasje, GJKKO u jep më shumë kohë avokatëve

-

TIRANË - Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua dje me dyer të mbyllura, seanca e ballafaqim­it mes të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi dhe të pandehurve Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Indrit Rusi, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj (të dy në kërkim), të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames. Pas më shumë se 4 orësh seancë, gjykata vendosi shtyrjen e saj për më datën 3 prill, në orën 9:00. Mësohet se procesi për Emiliano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë u shty, pasi do t’u jepet kohë avokatëve për të pyetur dhe ballafaqua­r me të penduarin Luftar Reçi. Nga burgu i Drenovës ku vuan dënimin, Reçi u transportu­a drejt GJKKO nën masa të rrepta sigurie, pasi kërkesa e tij për të dëshmuar me “Skype” nuk u pranua. Përfaqësue­sja

e Prokuroris­ë së Posaçme i kërkoi gjykatës që në sallë të qëndronin vetëm palët, duke kërkuar nxjerrjen e medias jashtë për shkak të sekretit hetimor. Avokatët e të pandehurve Plaurent Dervishaj dhe Indrit Rusi kërkuan rrëzimin e kërkesës së prokuroris­ë, pasi dëshmia e Luftar Reçit është bërë publike. Të njëjtin mendim ndanë edhe avokatët e Emiljano Shullazit dhe Viktor Ymerit, të cilët kërkuan që seanca të bëhet me dyer të mbyllura, kërkesë që u miratua nga gjykata. Sipas informacio­neve nga seanca, Luftar Reçi ka dëshmuar në gjykatë për përfshirje­n e Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi në dy vrasje. Gjatë më shumë se 5 orëve ballafaqim, mësohet se shpeshherë në sallën e gjyqit kishte edhe tone të ashpra. Pasi i penduari dhe prokuroria mbaruan me ballafaqim­in, avokatët i kërkuan trupës gjykuese që seancën ta shtyjnë më datën 3 prill në orën 9:00 për shkak se duhet të përgatites­hin për të kryer pyetje ndaj bashkëpunë­torit të drejtësisë, Luftar Reçit. Ai do të sillet në ambientet e gjykatës në seancën e radhës i shoqëruar me efektivë policie dhe masa shtesë. I penduari ishte një nga 7 të pandehurit e SPAK, të cilët nën operacioni­n “Asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania