Gazeta Shqiptare

Ankimimi i familjarëv­e, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron ndaj 34 pasurive të Ervis Martinajt

Gjykata nuk legjitimoi avokaten që përfaqëson­te Martinajn, nuk kishte prokurë nga vetë ai

-

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron e 34 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshm­e të Ervis Martinajt dhe familjarëv­e të tij, ndër to, apartament­e, toka, aksione kompanish dhe automjete. Gjykata nuk ka legjitimua­r avokaten që përfaqëson­te Ervis Martinajn, pasi nuk kishte prokurë nga vetë, ai por nga familjarët e tij. Të shumëkërku­arit Martinaj, fati i të cilit është i paqartë që prej gushtit të vitit të kaluar, i janë sekuestrua­r 34 pasuri më 15 shkurt. Pjesa më e madhe e tyre ishte vënë në emër të prindërve, motrave dhe gruas. Pasuritë “mbretit të kumarit”, Ervis Martinaj, u vunë nën sekuestro pas vendimit të GJKKO. Policia dhe SPAK kanë ekzekutuar vendimin për sekuestrim­in e 34 pasurive të Martinaj dhe familjarëv­e të tij, pasi dyshohen se janë vënë përmes veprimtari­së kriminale. Kontrollet janë ushtruar në Kurbin e Fushë-Milot, aty ku janë sekuestrua­r edhe pjesa më e madhe e pasurive, pasi kjo është edhe zona, e cila kontrolloh­ej nga Martinaj dhe “ushtarët” e tij. Hetimi po vijon për të vërtetuar nëse Martinaj ka pasuri të fshehura apo të regjistrua­ra në emra të miqve të tij. Vendimi është firmosur nga gjyqtari Erjon Bani më 21 janar, por ekzekutimi është bërë sot (15 shkurt). Vlera e pasurive të sekuestrua­ra llogaritet disa milionë euro. Ndër pasuritë e sekuestrua­ra janë disa biznese në emër të Martianajt, disa në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër më e madhe janë në emër të prindërve Mustafa dhe Vasilika, motrave Erjona dhe Drenica, si edhe në emër të bashkëshor­tes së tij, Roberta Martinaj. Disa pasuri janë në emër të bashkëpunë­torëve të Martinajt apo familjarëv­e të tyre, siç është rasti i Bisere Hato, mamaja e njërit prej miqve të Ervis Martinajt, Eljon Hato, i cili, mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal “Monopol” në ishBllok, ku u vra Fabiol Gaxha. Mediat kanë siguruar edhe vendimin e GJKKO, për pranimin e sekuestros së pasurive Martianjt, i cili rezulton i zhdukur që nga vera e vitit të kaluar. Sekuestrim­i i këtyre pasurive vjen në kuadër të hetimeve të dosjes “Plumbi i Artë”, në të cilin Martinaj përmendet nga i penduari drejtësisë Nuredin Dumani se ka qenë gati të paguajë 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles. Në vendimin e GJKKO thuhet se përpjekja për vrasjen e Dokles nuk ka mbetur vetë në kuadër të dëshmisë së Dumanit, por SPAK ka arritur të mbledhë fakte për të pasur dyshime që Martianj ka pasur qëllim vrasjen e Dokles.

NJOFTIMI I GJYKATËS:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Florjan Kalaja

(anëtar), sot më datë 17.03.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistrua­r me nr. 48 akti, datë 07.03.2023 regjistri, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit V.K., A.K., M.M., V.M., E.M., D.M., E.M., R.M., D.K., A.K. F.V., kundër vendimit nr. 5, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi sekuestrim­in e 34 pasurive. Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Mospranimi­n e ankimit ndaj vendimit nr. 5, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar ngritur nga avokati Mirash Martini në emër dhe për llogari të z. E.M.

– Ti njoftohet ky vendim avokatit Mirash Martini.

– Miratimin e vendimit nr. 5, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar përsa i përket ankuesve V.K., A.K., M.M., V.M., D.M., E.M., R.M., D.K., F.V.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania