Gazeta Shqiptare

Arrestohet inspektori i Kadastrës në Tiranë, merrte ryshfet për t’u mundësuar ish-pronarëve kompensimi­n e pronave

Operacioni i koduar “Clean”, nën hetim edhe 9 të tjerë, 1 në kërkim SPAK: Ilir Kapetani u ka marrë para qytetarëve në 14 raste

-

Një ish-punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është vënë në pranga me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion. Bëhet fjalë për Ilir Kapetanin, me detyrë inspektor i shqyrtimit të dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Ndërkohë, mësohet se gjatë operacioni­t të koduar “Clean” janë vënë nën hetim edhe 9 persona, të cilët i dhanë ryshfet, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në bazë të hetimeve të kryera, sipas SPAK-ut janë dokumentua­r të paktën 14 raste, në të cilat ishpunonjë­si i Kadastrës u ka marrë para qytetarëve të ndryshëm. Ilir Kapetani dyshohet se u merrte shuma parash ish-pronarëve dhe u premtonte atyre kompensim financiar të pronave, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimi­n e pronës. Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë, bëhet me dije se në kuadër të operacioni­t në fjalë është vënë në hetim 55-vjeçarja V. B., e cila akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion­i aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. 55-vjeçarja ndalohet që të udhëtojë jashtë shtetit. Ndërkohë, është caktuar masa “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasit Xh.V., J.Z., A.H. dhe D.D., banues në Durrës, G.T. dhe L.A., të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion­i aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Dy persona të tjerë, D.L. dhe A.G., të cilët akuzohen për “Korrupsion­it aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” janë lënë në arrest shtëpie. Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi A. G., banues në Durrës, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Korrupsion­i aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohe­t operacioni policor i koduar “Clean”, për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e korrupsion­it. Operacioni nga Drejtoria Hetimore në Departamen­tin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpuni­m me DVP Tiranë dhe me DVP Durrës, në drejtimin e SPAK-ut. Pas një hetimi proaktiv, vihet në pranga një ish-punonjës i Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë. Procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë, nga të cilët 2 me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, 1 me masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe 6 me masën “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, pasi dyshohet se kanë ofruar ryshfet për të përfituar kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Në vijim të operacione­ve të njëpasnjës­hme të zhvilluara nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit, për goditjen e krimeve ekonomike dhe korrupsion­it, nga Njësia “E” Për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Hetimore, në bashkëpuni­m me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Durrës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Clean”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të caktuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masat: - “Arrest në burg”, për shtetasin I.K., 54 vjeç, banues në Tiranë, ishpunonjë­s (specialist) i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; - “Arrest në shtëpi”, për shtetasin D.L., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion­i aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; - “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasen V.B., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion­i aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasit: Xh.V., J.Z., A.H. dhe D.D., banues në Durrës, të katërt banues në Durrës; G.T. dhe L.A., të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion­i

aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi A.G., banues në Durrës, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Korrupsion­i aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Drejtoria Hetimore në Departamen­tin e Policisë Kriminale ka referuar materialet në Prokurorin­ë e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, e cila ka regjistrua­r procedimin penal, në vitin 2021. Nga hetimet e kryera janë ngritur dyshime të bazuara në prova se shtetasit e mësipërm i kanë dhënë ryshfet shtetasit I.K., për të përfituar kompensimi­n financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprat penale “Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion­i aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryera në bashkëpuni­m.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania