Gazeta Shqiptare

1 vit hetime për 119 kg kokainë tek “Bana King”, lirohet nga burgu Marson Murataj dhe një nga shoferët

-

TIRANË - Gjykata e Ti ranës ka liruar nga qelia Marson Murataj, menaxherin e kompanisë “Bana King”, i arrestuar një vit më parë për prezencën e një sasie prej 119 kg kokainë në kontejneri­n e ngarkuar me banane. Lirimi i nipit të Trifon Murataj është bërë pak kohë më parë, me pretendimi­n se ndaj tij përgjatë 1 vit hetime nuk janë gjetur prova që e implikojnë në trafikun e drogës nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë. Sipas gjykatës, Marson Murataj që në fillim kur është njohur me rastin ka mbajtur qëndrim bashkëpunu­es me autoritete­t policore dhe për pasojë, trupi gjykues dhe vetë

RRËFIMI I VRASËSIT

prokuroria kanë mbajtur qëndrim për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje”. Zëvendësim­i i masës së sigurisë ka sjellë dhe lirimin e Murataj nga qelia. “Ora Neës” mëson se nga burgu ka dalë dhe njëri nga shoferët e arrestuar të kompanisë “Bana King”. Gëzim Kalaja ka përfituar lirinë me të njëjtin pretendim, me të cilin është liruar dhe Marson Murataj. Tashmë i vetmi që po vijon të qëndrojë në burg është shoferi tjetër i kësaj kompanie, Hasan Salihu. Ndaj këtij të fundit është ngritur akuza e “Trafikut të narkotikëv­e” dhe pritet në vijim që ai të merret i pandehur. Ndërsa për Marson Muratajn dhe Gëzim Kalanë, Prokuroria

Junior është një ndihmës i Carlos El Diablo, udhëheqës i degës së Ekuadorit të bandës famëkeqe kriminale të Amerikës së Jugut, “Latin Kings”. Junior tregoi se ka nisur të vrasë që në moshën 14-vjecare dhe refuzoi të flasë me emër për shqiptarët me të cilët ka pasur punë apo shqiptarin më të fundit ‘Mr Big’ në Ekuador. “Daily Mail” thotë se sot, në pjesën e dytë të hetimit special detajohet se si e ashtuquajt­ura Mafia Ballkanike është vendosur në Ekuador. e Tiranës do të procedojë me pushimin e akuzave. Rasti i trafikimit të 119 kg kokainë u denoncua pas 24 orëve nga vetë Trifon Murataj. Hetimet paraprake i zhvilloi Prokuroria e Tiranës, ku çështjen më pas ia kaloi për hetime të mëtejshme Prokuroris­ë së Posaçme SPAK. Por kjo e fundit vendosi të kthejë sërish materialin hetimor në Prokurorin­ë e Tiranës, duke mos pranuar ta hetojë për grup të strukturua­r kriminal. Por teksa në Prokurorin­ë e Tiranës zhvillohes­hin hetime për rastin e parë të kapjes së kokainës, në muajin nëntor 2022 regjistroh­et në Durrës një rast i dytë i trafikut të drogës, brenda kontejnerë­ve të kompanisë “Bana King”. Sasia prej 33 kg kokainë u sekuestrua brenda kutive të bananeve, ndërsa për këtë rast Prokuroria e Durrësit urdhëroi arrestimin Petrit Demishajt, Alban Nazirajt dhe shpalli në kërkim biznesmeni­n Trifon Muratajn. Pavarësish­t dy episodeve të trafikimit të drogës dhe arrestimin e dy personave, prokuroria e Tiranës dhe ajo e Durrësit, nuk kanë marrë asnjë masë sekuestrim­i ndaj kompanisë “Bana King”. Ndryshe nga dy kompanitë “Alba Exotik Fruits” dhe “Masabi Fruits”, kompania e bananeve që administro­het nga personi në kërkim, Trifon Murataj, vijon të ushtrojë aktivitet tregtar pa pasur asnjë problem me drejtësinë./ “Ora News”

N1. Blini lule një herë në javë (sipas mundësive). Mund të blini fara lulesh që janë të stinës, për të kursyer.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania