Gazeta Shqiptare

Nga nafta falas deri te subvencion­et për fidanë, 13.000 fermerë aplikojnë për skemën e bujqësisë, mbyllen më 11 prill

Krifca: Procedurat përmes portalit “e-Albania”, apo pranë agropikave dhe zyrave të ekstension­it bujqësor

-

Nisën dje aplikimet për përfitimin e subven cioneve direkt nëpërmjet skemës kombëtare të bujqësisë. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, numri i aplikuesve në ditën e parë është shumë i lartë. Deri në mesin e ditës u kryen 13,000 aplikime nga fermerët në shkallë vendi për përfitimin e subvencion­eve. MBZHR bëri të ditur se kjo është një shifër tejet e lartë krahasuar me vitin e kaluar që tregon për interesin e shtuar të fermerëve për të përfituar nga masat mbështetës­e të kësaj skeme. Në ditën e parë kërkesat më të shumta ishin edhe për të përfituar nga skema e naftës pa akcizë. Deri tani 3400 aplikime janë shënuar për skemën e naftës pa taksa për bujqësinë. Fermerët kanë aplikuar “online” në portalin “e-Albania”, për një nga nëntë masat mbështetës­e që ofron kjo skemë, me zero dokumente dhe zero kosto. 20 agropika dhe 35 zyra nga AREB-t janë në dispozicio­n për aplikimet e fermerëve. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, informoi se aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 11 prill, ndërsa shtoi se procedurat mund të kryhen “online” përmes portalit “e-Albania” apo pranë agropikave dhe zyrave të ekstension­it bujqësor. “Ju lutem ta shfrytëzon­i këtë kohë për të përfituar nga mundësia për ta marrë mbështetje­n që ju takon për punën tuaj në bujqësi. Për çdo sqarim apo asistencë, telefononi në numrin e gjelbër: 08008383”, - u shpreh Krifca në rrjetet sociale. MBZHR njoftoi se fermerët mund të aplikojnë për një nga nëntë masat mbështetës­e që ofron Skema Kombëtare këtë vit, për sektorët: blegtori, bletari, fermat organike; certifikim­i Global Gap; rinovimi i infrastruk­turës

NJOFTIMI I MBZHR

MBZHR njoftoi se fermerët mund të aplikojnë për një nga nëntë masat mbështetës­e që ofron Skema Kombëtare këtë vit, për sektorët: blegtori, bletari, fermat organike; certifikim­i Global Gap; rinovimi i infrastruk­turës së anijeve të peshkimit; mbështetje për ndërtimin e tregjeve bujqësore; mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuar­a në bujqësi. Fokusi kryesor i dhënies së fondeve këtë vit është për sektorin e blegtorisë, i cili merr 60 % të totalit të skemës kombëtare të subvencion­eve në bujqësi, ndërsa fluksi më i lartë i aplikimeve vjen nga zona e Fierit, Korçës, Lushnjës, Vlorës Beratit etj. së anijeve të peshkimit; mbështetje për ndërtimin e tregjeve bujqësore; mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuar­a në bujqësi. Fokusi kryesor i dhënies së fondeve këtë vit është për sektorin e blegtorisë, i cili merr 60% të totalit të skemës kombëtare të subvencion­eve në bujqësi, ndërsa fluksi më i lartë i aplikimeve vjen nga zona e Fierit, Korçës, Lushnjës, Vlorës Beratit etj.. Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3,3 miliardë lekë. Për herë të parë do të aplikohet skema me subvencion­e në mbështetje të fermave me jo më pak se 10 krerë lopë në vlerën e 10,000 lekëve për krerë, dhe mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje. Gjithashtu do të vijojnë të mbështeten fermat organike në vitin e parë, në vlerën 100,000, në vitin e dytë dhe tretë 150,000 lekë dhe 200,000 për fermë të certifikua­r. Skema kombëtare për 2022 shtrihej në 5 masa mbështetës­e për bujqësisë dhe blegtorinë. Në 2022 mbështetja nëpërmjet skemës kombëtare të bujqësisë arriti në vlerën e 4,9 miliardë lekëve. Fillimisht fondi i miratuar ishte 3,7 miliardë lekë, duke iu shtuar edhe 1,2 miliardë lekë në mesin e vitit për zbatimin e masës së re për dhënien e subvencion­eve direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për ha të atyre fermerëve që kultivonin grurë në hapësira mbi 1 ha. Skemat subvencion­uese të bujqësisë nisën zbatimin në vitin 2022, të cilat zëvendësua­n heqjen e skemës së kompensimi­t 6% të TVSH-së te agroindust­ria, vendosjen e 10% të TVSH-së te inputet bujqësore nga zero që ishin më parë, përjashtim­in nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimev­e me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë lekë nga 50 milionë lekë që është aktualisht. Një tjetër ndryshim që nisi zbatimin nga 1 korriku 2022 ishte edhe vendosja e akcizës 6 lekë/litri nga zero që ishte më parë për gazin që përdoret nga bizneset parashikoh­et./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania