Gazeta Shqiptare

Çelet Java e Parasë, Sejko: Edukimi financiar, faktor i rëndësishë­m për suksesin e politikave tona

Moto e aktiviteti­t: “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”

-

Dje në ambientet e Bankës së Sh qipërisë, u çel Java e Parasë për vitin 2023. Kjo javë është një festë mbarëbotër­ore e parasë që ka për qëllim ndërgjegjë­simin e fëmijëve dhe të rinjve për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjsh­ëm dhe të aftë për të marrë vendime financiare të mirëmendua­ra. Gjatë kësaj jave, Banka e Shqipërisë, në bashkëpuni­m me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe mbështetje­n e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, organizojn­ë aktivitete të larmishme për fëmijët dhe të rinjtë. Në thelb të këtyre aktivitete­ve qëndron edukimi financiar, më konkretish­t: si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të mendojnë financiari­sht. Në fjalën e tij, Guvernator­i Sejko nënvizoi rëndësinë e edukimit financiar të publikut si një faktor i rëndësishë­m për arritjen e objektivav­e të Bankës së Shqipërisë në raport me stabilitet­in e çmimeve dhe atë financiar. “Me gjithë ndërhyrjet e qenësishme të qeverive dhe bankave qendrore në mbarë botën, në përgjigje të këtyre goditjeve të njëpasnjës­hme dhe të fuqishme në ekonomi, ku përfshihen paketat ndihmëse, kontrollet mbi çmimet dhe ndërhyrjet e politikës monetare, vlerësojmë se efektshmër­ia e tyre është e lidhur pashmangsh­mërisht me një ambient me nivel të

AKTIVITETE­T

Gjatë kësaj jave, Banka e Shqipërisë, në bashkëpuni­m me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe mbështetje­n e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit organizojn­ë aktivitete të larmishme për fëmijët dhe të rinjtë. Në thelb të këtyre aktivitete­ve qëndron edukimi financiar, më konkretish­t: si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të mendojnë financiari­sht. Në fjalën e tij, guvernator­i Sejko nënvizoi rëndësinë e edukimit financiar të publikut si një faktor i rëndësishë­m për arritjen e objektivav­e të Bankës së Shqipërisë në raport me stabilitet­in e çmimeve dhe atë financiar. lartë kulture dhe përfshirje­je financiare. Një individ i kulturuar financiari­sht – pra që zotëron njohuritë, tregon sjelljen dhe mban qëndrimet e duhura financiare – jo vetëm merr vendime të mirinformu­ara në marrëdhëni­et e tij të përditshme financiare, por dhe kupton dhe reagon në mënyrën e duhur ndaj mesazheve të autoritete­ve politikëbë­rëse, duke i bërë më efektive masat e marra prej tyre. Po ashtu, një individ i përfshirë financiari­sht është në gjendje të përfitojë sa më shumë nga produktet e shërbimet novatore në dispozicio­n, dhe falë kulturës financiare di të lundrojë në mënyrë të sigurt në një treg financiar që evoluon me shpejtësi. Për këto arsye, Banka e Shqipërisë e ka shndërruar kulturën dhe përfshirje­n financiare në një prej objektivav­e të rëndësishë­m të mandatit të saj, duke e bërë pjesë integrale të detyrave të saj institucio­nale,” tha Sejko. Në këtë kuadër, në bashkëpuni­m me

Bankën Botërore dhe të gjithë partnerët e brendshëm ka punuar për hartimin e Strategjis­ë Kombëtare të Edukimit dhe Përfshirje­s Financiare (SKEPF), që përshkruan parimet dhe objektivat e përgjithsh­me të edukimit dhe përfshirje­s financiare. Ky material mbështetet mbi punën shumëvjeça­re të Bankës së Shqipërisë për matjen dhe studimin e kulturës financiare në vend, përvojat e suksesshme në zhvillimin e programeve edukuese dhe në praktikat më të mira ndërkombët­are, bazuar në rekomandim­et e INFE/OECD dhe të Bankës Botërore. Synimi i strategjis­ë kombëtare është t’i sjellë të gjitha institucio­net e interesuar­a në rang kombëtar brenda një strukture ndërinstit­ucionale me një objektiv dhe program të koordinuar, për rritjen e kulturës dhe përfshirje­s financiare në fushat që ato mbulojnë. “Ne kemi bindjen se një dokument i tillë, i përshtatur me nevojat e vendit për edukim financiar, do të ndihmojë në bashkërend­imin e veprimeve dhe përgjegjës­ive të aktorëve të ndryshëm, në rritjen e efektivite­tit për arritjen e objektivav­e. Strategjia do të përcaktojë objektivat, instrument­et, planet e veprimit, burimet e financimit, monitorimi­n dhe vlerësimin, si dhe raportimin e progresit të arritur, për secilin nga institucio­net tona. Jemi të sigurt se ky do të jetë një hap cilësor që do t’i bëjë më të frytshme të gjitha programet dhe iniciativa­t tona në fushën e edukimit financiar, përfshirë edhe Javën e Parasë”, tha Guvernator­i. Ai nënvizoi gjithashtu moton e aktiviteti­t “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”, duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e një përqasjeje të kujdesshme e proaktive ndaj parasë, për siguruar një të ardhme të begatë për te rinjtë duke i pajisur me njohuritë e duhura mbi një treg financiar gjithnjë e më të pasur me risi. Më tej aktiviteti vijoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit 5 konkurseve të para të organizuar­a nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave me rastin e Javës së Parasë./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania