Gazeta Shqiptare

Projekti i lungomares së Durrësit ngre shqetësime për dëmtimin e plazhit, urbanistët: Shëtitorja është e panevojshm­e

“Zëvendësim­i i rërës me betonin do ta komplikojë më shumë situatën për pushuesit”

-

Në fillim të janarit, kryeminist­ri Edi Rama postoi në faqen e tij në “Facebook” foto nga ai që e quajti “kantieri i lungomares së Durrësit” dhe premtoi se ky projekt do t’i jepte një vlerë të re “krejt zonës bregdetare të qytetit turistik”. Projekti i lungomares së Durrësit shtrihet nga Ura e Dajlanit deri te godina e Kavalishen­cës së Ministrisë së Brendshme dhe pritet t’u kushtojë taksapague­sve rreth 284.9 milionë lekë. Ajo parashikon ndërtimin e një shëtitorej­e për këmbësorë, një piste vrapimi si dhe korsi për biçikletat, por jo të gjithë duken të kënaqur me këtë projekt. Inxhinieri urbanist, Agim Koçi i tha BIRN-it se shëtitorja që po ndërtohet është e panevojshm­e dhe se zëvendësim­i i rërës me betonin do ta komplikojë edhe më shumë situatën për pushuesit e plazhit të Durrësit. “Mjafton të riparohej trotuari i ngushtë që ishte ndërtuar para pallateve në mesin e viteve 2000, si dhe të hiqej bordura prej tulle në krah”, - tha Koçi. “Lëvizja e kalimtarëv­e mund të bëhej si më parë në trotuarin që ndan rërën nga bar-restorante­t”, - shtoi ai. Ndërsa makineritë e rënda po vazhdojnë punën për ndërtimin e lungomares, operatorët turistikë në qytetin e Durrësit janë të shqetësuar se ndërhyrjet në infrastruk­turë do të zvogëlojnë hapësirën e rërës si dhe do t’i ndryshojnë fytyrën plazhit. Eksperti i turizmit, Edmond Basho thotë se bazuar në kontratat e deritanish­me të hoteleve të mëdha të Durrësit dhe Kavajës pritet një rritje me 10-15 e numrit të turistëve të huaj krahasuar me vitin 2022. “Mungesa e ndërhyrjev­e ndërtimore e ka ruajtur mirë mjedisin detar, gjerësinë e plazhit si dhe pjesën e gjelbëruar dhe të pyllëzuar”, - tha Basho për BIRN. Edhe Përparim Shala, një pushues nga Kosova që ka blerë prej vitesh një apartament në zonën e plazhit, thotë se shëtitorja e re do të lehtësojë lëvizjen përgjatë bregdetit, por ai është i bindur se “rana për pllazhistë­t do të pakësohet”. “Unë mendoj se do të ketë shumë më pak vend për çadra dhe shezlonge, e po ashtu nuk do të ketë hapësira për plazhe publike”, - thotë ai. Edhe më kritikë për projektin që po zbatohet janë pronarët e bareve dhe restorante­ve që shtrihen përgjatë bregdetit, të cilët ankohen se bashkia nuk i ka konsultuar. Niko, administra­tor i një hoteli prej 14 vitesh, thotë se projektin e morën vesh përmes mediave dhe se i shqetësohe­n faktit se

shëtitorja do të pakësojë fondin e rërës në dispozicio­n të pushuesve. “Çakulli tashmë është hedhur në gjerësinë prej 7-8 metrash dhe janë betonuar bordurat mbajtëse”, - thotë Niko. “Në stabilimen­tet ‘Apolonia’ dhe ‘Hekurudha’, ku edhe gjerësia e rërës është më e vogël, do të vendosen me siguri vetëm gjysma e çadrave që instalohen zakonisht. Pra, do të pushojnë diçka më shumë se sa gjysma e plazhistëv­e të sotëm”,- shtoi ai. Admiri, i cili zotëron gjithashtu një biznes në zonë, thotë se vendosja e

ndriçuesve përgjatë lungomares do t’i rikthente plazhit traditën e shëtitjeve të viteve ’70’80. Megjithatë, Admiri shton se projektues­it nuk i kanë bërë mirë llogaritë me kushtet atmosferik­e. “Nuk duhet harruar se era që fryn nga deti në dimër do ta mbushë me rërë trotuarin e gjerë me emrin shëtitore”,- shtoi ai, ndërsa kujton se e njëjta gjë ndodhte edhe në fund të viteve ’80. Sipas pushtetit vendor, pakësimi i fondit të rërës për shkak të projektit do të zgjidhet duke mbushur metrat e para të ujit

dhe duke fituar një sipërfaqe të re plazhi. Por, Luciano Ventriglia, një pensionist 72-vjeçar nga Italia thotë se një sipërmarrj­e e tillë është mjaft e vështirë. “Sado i cekët të jetë bregdeti, rëra që do ta mbushë në mënyrë artificial­e nuk do të mbetet gjatë aty”, - thotë Vetriglia, i cili kujton se një projekt i ngjashëm në Rimini u parapri nga një studim paraprak dhe ngritja e barrierave me gurë për të shmangur “konfliktin me detin”. “Natyra bën atë që do vetë dhe jo atë që duam ne”, - përfundoi ai./ BIRN

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania