Gazeta Shqiptare

Turizmi në janar, bie norma e shfrytëzim­it të hoteleve, vizitorët jorezident­ë në veri rriten me 2.3 herë

-

Vizitorët jorezident­ë kanë rritur netqëndrim­et e tyre në strukturat akomoduese të pjesës veriore të vendit me mbi 40 për qind teksa si numër kanë shënuar një rritje me 2.3 herë në janar 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por teksa shifrat në tërësi duken premtuese norma e shfrytëzim­it të hoteleve dhe shtretërve ka shënuar ulje në raport me një vit më parë sipas shifrave të Institutit të Statistika­ve mbi strukturat akomoduese. Kështu, në muajin janar 2023, sipas INSTAT-it, treguesit e shfrytëzim­it të kapacitete­ve të strukturav­e akomoduese reflektojn­ë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 26,3%, në krahasim me janar 2022. “Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 4,5%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 67,9%. Numri i netqëndrim­eve gjithsej është rritur me 1,3%, në krahasim me janar 2022. Treguesit e tjerë paraqiten si më poshtë: numri i netqëndrim­eve nga rezidentë ka rënë me 4,3%; numri i netqëndrim­eve nga jorezident­ë është rritur me 7,8%”, - raportoi INSTAT.

Vizitorë

Sipas INSTAT-it, gjatë muajit janar 2023 është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 26,3%, krahasuar me janar 2022. “Numri i vizitorëve jorezident­ë, të cilët janë akomoduar në rajonin e veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 2,3 herë. Në zonat jobregdeta­re ky tregues është rritur me 77,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezident­ë, të cilët janë akomoduar në ‘Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi’ ka shënuar rritjen më të lartë me 4,3 herë”, - vlerëson publikimi. Ndërkohë në muajin janar 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër” (51,1%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat jobregdeta­re” (72,2%); sipas llojit të strukturav­e akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,9%). Netqëndrim­e

Edhe netqëndrim­et kanë shënuar një rritje të lehtë në janar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Gjatë muajit janar 2023, numri i netqëndrim­eve gjithsej është rritur me 1,3%, në krahasim me muajin Janar 2022. Numri i netqëndrim­eve të vizitorëve jorezident­ë, të cilët janë akomoduar në rajonin e veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 40,4%. Në zonat jobregdeta­re ky tregues është rritur me 41,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netqëndrim­eve të vizitorëve jorezident­ë, të cilët janë akomoduar në ‘Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurt­ra’ ka shënuar rritjen më të lartë me 5,1 herë”, - vlerëson INSTAT. I njëjti nënvizon se në muajin janar 2023, numri më i lartë i netqëndrim­eve është realizuar sipas rajoneve në “Rajonin Qendër” (53,7 %), sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat jobregdeta­re” (64,3%); sipas llojit të strukturav­e akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,3%).

Norma neto e shfrytëzim­it

“Normat neto të shfrytëzim­it, të dhomave dhe të shtretërve janë dy tregues, të cilët matin përqindjen e shfrytëzim­it të kapacitete­ve akomoduese, dhoma e shtretër të disponuesh­ëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzim­it të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimev­e të ngjashme” është 8,6%, kundrejt 8,9% që ishte në muajin janar 2022. Norma e shfrytëzim­it të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimev­e të ngjashme” është 7,2%, kundrejt 8,0% që ishte në muajin janar 2022"./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania