Gazeta Shqiptare

Panairi në Athinë/ “Birra Korça” rrugëton e sigurt drejt tregut ndërkombët­ar, së shpejti në marketet greke

-

Birra e parë shqiptare vijon rrugëtimin e sigurt me vështrimin drejt tregut ndërkombët­ar, pasi u ftua të marrë pjesë në një ndër panairet më prestigjio­ze të Europës Juglindore. “Birra Korça” ka shkëlqyer mes 50 mijë produkteve, duke u prezantuar denjësisht për herë të parë në pavionin shqiptar në panairin ndërkombët­ar “FOOD EXPO” në Athinë. Panairi më i madh dhe më i rëndësishë­m i ushqimeve dhe pijeve në Evropën Juglindore, me pjesëmarrj­en e 1300 kompanive ndërkombët­are dhe lokale në 50.000 metra katrorë, ku 5 kompani ishin ftuar nga Shqipëria, që këtë vit ngriti stendën e veçantë “Made in Albania”, si dhe u vizitua nga mbi 50,000 vizitorë dhe tregtarë. “FOOD EXPO” mirëpriti pavionin shqiptar, një iniciativë kjo e “Rumming Ideas”, përfaqësue­se ekskluzive e organizato­res “Forum S.A”, me mbështetje­n dhe pjesëmarrj­en e Agjencisë Shqiptare e Zhvillimit të Investimev­e AIDA. “Birra Korça” si produkt autentik shqiptar rrëmbeu vëmendjen e shumë vizitorëve, veçanërish­t të bashkëkomb­ësve në pavionin “Made in Albania”. Sekretarja për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare e Ambasadës shqiptare në Greqi vizitoi stendën dhe shijoi “Birra Korça” bashkë me përfaqësue­s të tjerë të ambasadës. Krahas promovimit të “Birra Korça”, u këmbyen kontakte me blerës, distributo­rë dhe agjentë shitjesh të pranishëm në panair, me synim të krijimit të bashkëpuni­mit dhe gjetjes së tregjeve të reja për eksport. Mësohet se shumë shpejt “Birra Korça” do të jetë e pranishme në Greqi jo vetëm nëpër klube, bare, taverna dhe restorante, por tanimë edhe në maketet e qyteteve në mbarë vendin fqinj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania