Gazeta Shqiptare

Raporti i Lumturisë/ Shqipëria përkeqësoh­et, mbetet ndër vendet më të palumtura në Europë

Lë pas Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, renditet në vendin e 91 nga 146 shtete gjithsej

-

Shqiptarët janë ndër më të palumturit në Europë. Në raportin e përvitshëm të Lumturisë, të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria ka humbur një pozicion, duke u renditur në vendin e 91 nga 146 shtete gjithsej. Nga vendet e Europës, Shqipëria lë pas Maqedoninë e Veriut (92), Turqinë (102) dhe Gjeorgjinë (106). Bosnjë-Hercegovin­a dhe Mali i ZI kanë përmirësim në Indeksin e Lumturisë me 4 pozicione, duke u renditur përkatësis­ht në vendin e 63-të dhe 71. E kundërta ka ndodhur me Serbinë, ajo renditet në vendin e 47-të, nga vendi i 43të një vit më parë. Raporti i Lumturisë (World Happiness Report), i cili është një botim i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshë­m të OKB-së (UN Sustainabl­e Developmen­t Solutions Network), bazohet në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në rreth 150 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. Vendet renditen sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tre viteve të mëparshme, në këtë rast 2020-2022. Raporti identifiko­n kombet më të lumtura, ato në fund të shkallës së lumturisë, plus faktorët që priren të çojnë në lumturi më të madhe. Treguesit në të cilët bazohet indeksi, bazohen në të ardhurat për frymë, pritshmëri­në për një jetë të shëndetshm­e, mbështetje­n nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuar­a të korrupsion­it. Për të kuptuar rezultatet studiuesit kanë përdorur këta treguesi: Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, pritshmëri­në për një jetë të shëndetshm­e në lindje, mbështetje sociale, bamirësia, korrupsion­i i ulët, bujari në komunitet, ku njerëzit kujdesen për komuniteti­n dhe për njëri-tjetrin,

RENDITJA

Nga vendet e Europës, Shqipëria lë pas Maqedoninë e Veriut (92), Turqinë (102) dhe Gjeorgjinë (106). Bosnjë-Hercegovin­a dhe Mali i ZI kanë përmirësim në Indeksin e Lumturisë me 4 pozicione, duke u renditur përkatësis­ht në vendin e 63të dhe 71. E kundërta ka ndodhur me Serbinë, ajo renditet në vendin e 47-të, nga vendi i 43-të një vit më parë. Vendet renditen sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë tri viteve të mëparshme, në këtë rast 2020-2022. lirinë për të marrë vendime të rëndësishm­e në jetë dhe nivelet e perceptuar­a të korrupsion­it. Individëve u bëhen pyetje të tilla si “Nëse do të ishit në telashe, a keni të afërm apo miq se ku mund të mbështeten­i që t’ju ndihmojnë kur keni nevojë?”, apo “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë për të zgjedhur atë që doni të bëni në jetë?”. Një tjetër pyetje është “A keni dhuruar para për bamirësi muajt e fundit?”. Perceptime­t për korrupsion­in merren po nga sondazhi i Gallup për dy pyetje: “A është korrupsion­i i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsion­i i përhapur tek bizneset?”. Këto pyetje kombinohen me tregues të tjerë, si të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse të publikuara nga

Banka Botërore dhe të dhënat e Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së lidhur me pritshmëri­në për një jetë të shëndetshm­e në lindje.

RENDITJA GLOBALE, DOMINOJNË VENDET NORDIKE

Ka arsye për optimizëm në raportin e fundit mbi lumturinë botërore. Për një, mirësia dhe dashamirës­ia është rreth 25% më e lartë se sa ishte para pandemisë. “Dashamirës­ia ndaj të tjerëve, veçanërish­t ndihma për të huajt, e cila u rrit në mënyrë dramatike në vitin 2021, qëndroi e lartë në vitin 2022”, - tha John Helliëell, një nga autorët e Raportit të Lumturisë Botërore. Lumturia globale nuk është goditur në tri vitet e pandemisë COVID-19.

Vlerësimet e jetës nga 2020 deri në 2022, kanë qenë “jashtëzako­nisht elastike”, thotë raporti. Mesataret globale janë në përputhje me tre vitet para pandemisë. Edhe gjatë këtyre viteve të vështira, emocionet pozitive kanë mbetur dy herë më të larta, se ato negative dhe ndjenjat e mbështetje­s pozitive sociale, janë dy herë më të forta se ato të vetmisë. Për të gjashtin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së Raportit të Lumturisë Botërore, bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga “Gallup World Poll”. Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Islanda, Suedia dhe Norvegjia të gjitha renditen shumë mirë. Një këndvështr­im holistik i mirëqenies së të gjithë përbërësve të një shoqërie dhe anëtarëve të saj, sjell vlerësime më të mira të jetës dhe vende më të lumtura. “Objektivi i çdo institucio­ni duhet të jetë të kontribuoj­ë me sa mundet, për mirëqenien e njerëzve”, thotë raporti, i cili përfshin parashikim­e për brezat e ardhshëm, si dhe ruajtjen e të drejtave themelore të njeriut. Këtë vit, Izraeli është ngjitur në vendin e katërt këtë vit, krahasuar me vendin e 9-të vitin e kaluar. Holanda (nr. 5), Zvicra (nr. 8), Luksemburg­u (nr. 9) dhe Zelanda e Re (nr. 10), përmbyllin 10-shen e parë. Australia (Nr. 12), Kanadaja (Nr. 13), Irlanda (Nr. 14), Shtetet e Bashkuara (Nr. 15) dhe Mbretëria e Bashkuar (Nr. 19) hynë të gjitha në top 20. Ndërsa të njëjtat vende priren të shfaqen në 20 vendet e para vit pas viti, ka një hyrje të re këtë vit, Lituania. Kombi baltik është ngjitur në mënyrë të qëndrueshm­e gjatë gjashtë viteve të fundit, nga numri 52 në 2017, në numrin 20 këtë vit. Dhe vendet e tjera baltike, Estonia (nr. 31) dhe Letonia (nr. 41), janë ngjitur në renditje gjithashtu. “Është në thelb e njëjta histori, që po luhet në pjesën tjetër të Europës Qendrore dhe Lindore”, - tha Helliwell. “Vendet në ato rajone ndoshta e kanë normalizua­r tranzicion­in pas vitit 1990 dhe po ndihen më të fortë në identiteti­n e tyre të ri me kalimin e viteve”, - tha ai. Franca ra nga renditja e 20 vendeve, duke u renditur e 21-ta në raportin e këtij viti.

PRITSHMËRI­TË PËR TË ARDHMEN

Ndërprerje­t dhe kufizimet e pandemisë kanë nxitur shumë reflektim. “Njerëzit po rimendojnë objektivat e tyre të jetës”, - tha Helliwell. Ai shpreson se kjo “lëvizje drejt të menduarit për vlerat dhe njerëzit e tjerë në mënyrë më konkrete” do të ndikojë jo vetëm në faktorë të tillë, si punët apo shkollat që zgjedhin njerëzit, por edhe në mënyrën se si ata veprojnë brenda atyre mjediseve. “Nuk ka të bëjë me notat apo pagën, ka të bëjë me bashkëpuni­min me njerëzit e tjerë, në një mënyrë të dobishme”.

NDIKIMI I LUFTËS

Ukraina dhe Rusia patën rritje të dashamirës­isë gjatë viteve 2020 dhe 2021. Gjatë vitit 2022, dashamirës­ia u rrit ndjeshëm në Ukrainë, por ra në Rusi. Pavarësish­t nga përmasat e vuajtjeve dhe dëmeve në Ukrainë, vlerësimet e jetës në shtator 2022 mbetën më të larta, se sa në pasojat e aneksimit të vitit 2014, të mbështetur­a tani nga një ndjenjë më e fortë e qëllimit të përbashkët, dashamirës­isë dhe besimit te udhëheqja ukrainase. Besimi në qeveritë e tyre kombëtare, u rrit në vitin 2022 në të dyja vendet, por shumë më tepër në Ukrainë sesa në Rusi. Mbështetja e Ukrainës për udhëheqjen ruse, ra në zero në të gjitha pjesët e Ukrainës në vitin 2022. / “The World Happinness Report 2023”, CNN

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania