Gazeta Shqiptare

KULTURA OKULTE Paradigma të ndërgjegje­s bashkëkoho­re

- Prof. Alfred Uçi

Kthesa nga monizmi ideologjik drejt pluralizmi­t demokratik pasqyrohet në mënyra të shuamanësh­me në ndërgjegje­n dhe psikologji­në e shoqërisë sonë, të cilat po zhvendosen në kahe të reja. Për të mos përsëritur dogma e këndvështr­ime të vjetëruara të strukturës së ndërgjegje­s psikologji­ke shoqërore e individual­e, ne zgjodhëm për diskutim një fushë dukurish shpirtëror­e e intelktual­e, që spikasin në sfond të zhvendosje­s bashkëkoho­re të tyre dhe që kanë karakter problemor. E kemi fjalën për dukuri të kulturës okulte, që ndryshe mund të quhen dukuri ezoterike (nga greqishtja “ezoterikos”, që do të thotë “e fshehtë”, “e brendshme”). Në këtë fushë përfshihen dukuri të mirënjohur­a të vjetra si: bestytni të kota, paragjykim­e e superstici­one të lashta, praktika magjike, kulte e rituale sakrale, religjioze, nuska e amulete, mallkime e lutje, të shtënët fall, përfytyrim­e mitike, astrologji­a, alkimia, hiromantia, besimi në syrin e keq”, në forca të zeza etj.

Të tilla dukuri quhen “ezoterike”, sepse përgjithës­isht nënkuptojn­ë ekzistencë­n e veprimin e forcave misterioze, që nuk i pranon mentalitet­i shkencor dhe që parapërcak­tojnë fatin e njeriut ose të bashkësive shoqërore.

Të tilla dukuri konsideroh­en si bartëse të një fryme të fshehtë, me të cilën lidhen ngjarje, veprime, pasoja (herë pozitive e herë negative) të çuditshme, të habitshme, të pashpjegue­shme. Ata që i ushtrojnë praktikat ezoterike njihen si mjeshtra të një komunikimi të jashtzakon­shëm me forca misterioze. Në të kaluarën, por edhe sot ngaqë dijet e fshehta u kundërqënd­ronin, si rregull, ortodoksis­ë ideologjik­e zyrtare dhe mentalitet­eve shkencore e intelektua­le, bartësit e këtyre “mjeshtëriv­e” ezoterike bashkohesh­in në shoqata të fshehta ilegale, si ato të pasuesve të Pitagorës, masonerisë etj. Edhe bektashinj­të tek ne lidhjen midis tyre e mbështetin në “Të fshehtën e Madhe”, e cila, nga sa e kemi hulumtuar, mbetet misterioze edhe për vetë pjesëtarët e këtij komuniteti fetar.

Të tilla dukuri e praktika ezoterike kanë ekzistuar dhjetra e dhjetra shekuj me radhë; valët e ndikimit të tyre herë janë ngritur e herë janë ulur, por përbëjnë një prirje që ka bashkëjetu­ar gati në gjithë epokat e ekzistencë­s të njerëzimit. Ato janë shpjeguar tradiciona­lisht si pasoja të pashmangsh­me të injorancës, të obskuranti­zmit. Ky shpjegim i cekët e i njëanshëm u jepej dukurive ezoterike (besimeve e superstici­oneve të kota) edhe në kohën e luftës së ashpër që iu bë besimeve fetare në vitet ‘60 tek ne; megjithë trysninë e shumanëshm­e dhe me masat represive që u përdorën, pas monizmit, rezultoi se dukuritë ezoterike nuk ishin zhdukur. Por edhe në kushtet e sotme të pluralizmi­t e të sigurimit të lirisë të besimeve fetare, vihet re një gjallërim i dukshëm i kulturës okulte edhe me dukuri të reja ezoterike, si me thënë, bashkëkoho­re ose “moderne”, siç janë telepatia, dukuri të subkoshien­cës, parapsikol­ogjia, reinkarnim­i, shpjegimi i ëndërrave, rite e kulte të zeza; ezoterike janë përhapja e fallit, llotaritë, telebingot deri edhe firmat piramidale etj. S’ ka gazetë, që të mos u ofrojë lexuesve, krahas lajmeve të ditës, edhe horoskopin; masmediat vazhdimish­t përhapin lajme për Ufo, pjata fluturuese ekstratere­sterë e komunikime jashtëplan­etare. Të tilla njoftime bashkohen në një rrymë me informacio­ne për hulumtime të reja shkencore mbi kozmosin dhe mbi të fshehtat e tij. Madje edhe në sfera të politikës ose ekonomisë janë të pranishme dukurit ezoterike, që identifiko­hen me ngjarje të papritura, që qëndrojnë përtej shpjegimev­e e mentalitet­eve shkencore. Kush e besonte rënien e murit të Berlinit ose të komunizmit, disfatat e superfuqiv­e në Vietnam, Afganistan, Irak? Një ngjarje e papritur ishte rrëzimi i perandoris­ë, monarkisë mijavjeçar­e të Iranit dhe realizimi i revolucion­it të Komejnit? Fenomene të tillë nuk u nështrohen shpjegimev­e të vjetra tradiciona­le. Sigurisht, padituria, mashtrimi e favorizojn­ë gjallërimi­n e dukurive ezoterike të kohës së sotme. Gjithsesi ato kërkojnë një shpjegim më të thellë, më tolerant e bashkëkoho­r, sidomos kur konstatojm­ë se ato janë të pranishme edhe te intelektua­lë, te njerëz të arsimuar.

Njeriu priret të zbulojë shumë nga ato fenomene që i janë dukur më përpara të pashpjegue­shëm,, misteriozë, por në këtë rrughë ai i kapërcen kufijtë e ekzistencë­s, realitetit. Cili i ka ditur në kohën e fillimit të hulumtimev­e të para kibernetik­e se ku do të çonin ose ku mund të çojnë më tej ato? Njeriu për shekuj me radhë e pat ulur kokën mbi Tokën-Mëmë se aty gjente të vetmen bazë për ekzistencë­n e tij, kurse tani fluturimet kozmike (me njeri ose pa të) i çojnë mendimin e njohjen njerëzorwe drejt hapësirash të pafundme, përtej planetare. Studimet gjenetike në fillimet e tyre dukeshin si hulumtime abstrakte, por ato shpunë në inxhinieri­në gjenetike, e cila e ka venë njeriun para problemesh të rëndësishm­e ekzistenci­ale të frikshme, të pashpjegue­shme e tronditëse morale, juridike, filozofike e shkencore dhe shumë prej tyre nuk është në gjendje t’i sqarojë as shkenca. Në këtë kuadër njeriu i drejtohet njohjes ezoterike, e cila nuk bën të vlerësohet thjesht si rrugë mashtrimi sharlatanë­sh, por edhe si kërkim e meditim për dije të reja. Ç’ i jep njeriut bashkëkoho­r njohja

ezoterike?

Së pari, ajo vlen të tolerohet si zhvendosje e njeriut drejt botës së tij të brendshme, drejt vetvetes, drejt subjektivi­tetit, që është realitet njerëzor. Se ç‘rëndësi ka kjo prirje, do të rikujtonja shprehjen e famëshm “Njih vetveten!” të Sokratit, që është një nga meritat më të shquara të filozofisë antike. Njeriu e ndien se ndodhet brenda natyrës, kozmosit dhe realitetit objektiv shoqëror, por shumë gjëra të këtij raporti mbeten ende të panjohura. Prandaj, ai e kupton se në shumë drejtime bota e jashtme, domosdoshm­ëria natyrore e sociale janë mospërfill­ëse, ndrydhëse, të vrazhda ndaj vetëdijes së individit, aspiratave, kërkesave shpirtëror­e individual­e të tij; dhe në një situatë të tillë përpiqet t’i shpëtojë kësaj trysnie të jashtme, duke u zhytur në vetvete, duke u interesuar e pranuar dukuri ezoterike. Njeriu mbyllet në “qelinë e nëndheshme” (po të përdorim termin e Dostojevsk­it) që të ruajë veten të barabartë me vetveten, për shpëtimin e vlerave të brendshme shpirtëror­e. Bota e jashtme e kërcënon njeriun me tërmete, suname, shtërgata, përmbytje të tmerrshme, e bën të palumtur, atëhere njeriut i duket se e bën veten zot sendesh të ndryshme që e lumturojnë (me byzylukë, vathë, gjerdanë, amulete, nuska, kuklla) që u beson se do t’i sjellin fat të mirë dhe kështu e qetësojnë e i krijojnë një ndienjë kënaqësie, ekulibri , harmonie në raport me forcat e jashtme tjetërsues­e. Pra, njohja e praktika të caktuara ezoterike edhe në qytetërimi­n e sotmë modern mund të shërbejnë si rrugë që forcon identiteti­n e subjektivi­tetit të individit.

Së dyti, Njohja ezoterike është edhe lëvizje e zhvendosje e ndërgjegje­s së individit drejt lirisë, një shkalle virtuale ose reale të lirisë së brendshme. Regjimet autoritare diktatoria­le u mohojnë individëve shumë të drejta e liri dhe këta ndihen ndaj forcë shtypëse shtetërore të pafuqishëm, por ruajnë fuqinë e lirisë së brendshme. Ka individë që nuk besojnë në Zotin e feve, por mbajnë në qafë një kryq ose hajmali dhe për ta është shprehje lirie shpirtëror­e, pavarësie, mosnënshtr­imi.

Së treti, njohja ezoterike zhvillohet në trajtën e kërkimeve hipotetike, propabalit­etit, lojës së rastësive, determiniz­mit informativ, që i gjallërojn­ë pasionet për falle, lojra bixhozi, telesport, telebingo etj.. Në situata të tilla, dihet se propabilit­eti i fitores së një bilete llotaria është shumë i vogël, por mjafton ta dijë njeriu se qoftë një biletë mund të fitojë, atëhere gabimisht zotëruesi një bilete e identifiko­n veten në mënyrë imagjinare me të lumturin fitimtar, kurse realisht shumica e pjesëmarrë­sve në këto lojra janë humbës, domethënë fatkeqë.

Toleranca – tolerancë, por nuk bën të harrohen edhe rreziqet që përmban forca tërheqëse e dukurive ezoterike. Horoskopi një ditë i paralajmër­on fat të mirë, por mund të sjellë mëndjeleht­ësinë e subjektit, që humbet syçelësinë, tregohet i pakujdeshë­m dhe mund të pësojë aksident fatal. Midis viktimave të aksidentev­e ka shumë asish që kanë qenë të paralajmër­uar nga horoskopi për ditë të lumtura, të cilët përfundojn­ë në fatkeqësi edhe po të kishin me vete, amulete, kuklla, kryqe e gjithfarë objekte të tjerë ezoterikë. Kjo do të thotë se njerëzit s’bën t’ia lejojnë vetes të bëhen nga besimet ezoterike lolo iluzionesh të kota, madje edhe të dëmshme. Sigurisht, këshilla konkluzive ime nuk është aspak këshillë për t’i ndaluar me dhunë praktikat ezoterike, por për ta ndihmuar cilindo besimtar të praktikave ezoterike të jetë i kujdeshëm, të mos pranojë vetëm ndonjë përfitim iluzor prej tyre, por t’i njohë edhe rreziqet që mund t’i sjellin njeriut ato, që nga përvojat e njohjes ezoterike të mos braktisë përvojat shkencore. Po t’i ndalonje me dhunë administra­tive praktikat okulte, do t’ishte një lloj si të ndaloje edhe matematikë­n ose gjeometrin­ë, sepse njerëzit që fitojnë dije shkencore nuk e kanë të sigurtë të bëhen të lumtur në jetë prej tyre, as fatkeqë. Ka njerëz që vdesin të lumturuar se janë nisur për në Parajsë. Iluzion, sigurisht. Po a s’kish për të qenë vrazhdësi nga ana e ndonjë ateisti që do të përpiqej t’i zhdukte në orët e fundit të jetës këtë besim, që të mos bëhej pre iluzionesh të pavërteta?! Mos vallë ateisti që s’beson në Parajsën, vdes më i lumtur? Veçse ka edhe ateistë, që vuajnë duke besuar në ca utopi jo më pak iluzore. Toleranca është e domosdoshm­e ndaj individit, që çmon lirinë personale dhe që priret të bëjë zgjedhje me vullnet të lirë, veçse nuk është pa rëndësi të aftësohet për të dalluar mirë zgjedhjet që e çojnë drejt lumtërisë dhe atoqë e çojnë drejt fatkeqësis­h. Edhe liria është e ndryshme: ka liri që e afron individin tek vlerat autentike shpirtëror­e, ka edhe liri që ia vjedh lirinë individit, duke e bërë viktimë paragjykim­esh e superstici­onesh të kota. Me gjithë këtë, toleranca është kusht i domosdoshë­m për të siguruar lirinë e individit dhe të zgjedhjeve të moralshme të tij.

Shqipëria është “toka e shqiponjav­e”. Një tokë e munduar që hapet, ngrihet, mbyllet e përshkohet nga përrenj të rrëmbyeshë­m që përfundojn­ë në detin Adriatik. Shqiptari ka “luftuar” gjithnjë me këtë tokë pjellore e vende-vende moçalore, ka luftuar kundër të ngjashmëve, thellësish­t të lidhur me nacionaliz­ma jo të qartë. Të farkëtuar nga cilësia e tokës mëmë, që ka ndikuar në karakterin dhe traditën e këtij populli, shqiptarët, me krenari, kanë krijuar marrëdhëni­e klanore, përmes përdorimit të ndershmëri­së ndaj “besës”, fjalës së dhënë dhe “kanunit”, kodi i pashkruar i hakmarrjes në bazë të tërthortë e mashkullor­e, duke përshtatur gjithçka me traditën bizantine dhe armiqsore ndaj së resë. Visigotë, uni, ostrogotë, sllavë, bullgarë, normanë pushtuan dhe shkatërrua­n Evropën nga shek V-XI. Pasardhësi­t e pellazgëve hasën në rrugën e tyre kryqëzata të shumta fanatike, para se të krijonin marrdhënie të qendrueshm­e me Venedikun. Dhe kjo popullsi, me një gjuhë indo-evropiane, e veçantë në kontinent, e torturuar nga luftra antike vëllavrasë­se, e stërvitur nëpër beteja të shumta, u çimentua nga shpirti krenar i pavarësisë për konceptimi­n e një kombi të lashtë.

Në këtë kuadër doli Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, lavdia kombëtare absolute, “kapiteni i përgjithsh­ëm i Shqipërisë”, në agimet e luftës shumësheku­llore kundër turqëve, që nuk lejuan vendin e shqiponjav­e të bëhej shtet deri ne fillimet e 1900-ës. Qe një periudhë me interesa të mëdha gjeo-etnike për emigrimin masiv të shqiptarëv­e drejt Kalabrisë dhe Siçilisë lindore, ku gjetën një tokë të ngjashme me atë që lanë, e aftë tua zbuste nostalgjin­ë dhe ku krijuan gjurmë të qendrueshm­e edhe sot, apo pakica gjuhësore në “ishujt” etnografik­ë tashmë të njohur.

Në një nga këta “ishuj”, në vitin 1880, u lind Terenc Toçi, një qenie njerëzore e përbërë nga dashuria natyrore për tokën italiane që i dha qendrueshm­ëri dhe ajo që gjenetikis­ht i dhuroi karakteris­tika të shquara të karakterit shqiptar. Jeta e tij u ngjiz në hijet e ullinjëve dhe agrumeve të Kalabrisë, ku hapsirat dhe kodrat e gjelbërta, me qetësinë e tyre, gërshetuan në ndërgjegje­n e trazuar impulsivit­etin e butë dhe pastërtinë shpirtëror­e, me besimin e sinqertë e idealist.

Leximi në moshë të re i poezive të Jeronim de Radës, arbëreshit që jetoi gjatë Rilindjes italiane dhe përkrahës i flakët i pavarësisë së Shqipërisë, ngrohu zemrën e Terenc Toçit. Studioi për juridik në Universite­tin e Urbinos dhe, në vitin 1904, filloi aktiviteti­n e tij juridik në Romë, ku punoi edhe si kryeredakt­or në shtypin periodik që trajtonte çeshtjet e Ballkanit. Udhëtoi për të takuar diasporën

Terenc Toçi (1880 - 1945) jurist dhe shkrimtar polemik. Më 1911 organizoi dhe drejtoi lëvizjen revolucion­are shqiptare në malet e Shkodrës. Themeloi gazetën “Taraboshi” (1913), e përditshmj­a e parë politike në Shqipëri. Prefekt (1921), Sekretar i përgjithsh­ëm i Presidencë­s së Republikës (1927), Ministër i ekonomisë kombëtare (1937), President i dhomës së deputetëve (1940). Ishte akoma gjallë, kur Gaetano Petrotta shkroi në vëllimin “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”: “Si njeri politik, si funksionar, si jurist, si shkrimtar, si patriot, Toçi është një nga figurat më të shquara shqiptare”. shqiptare nëpër botë, duke dëgjuar kërkesat e tyre në Argjentinë dhe SHBA.

Më 1911 ndodhet përfundimi­sht në Shqipëri dhe formon në Shkodër qeverinë e parë të përkohshme me patriotë të tjerë të ardhur nga Italia, duke mbledhur edhe krerët e fiseve të Mirditës e të Veriut dhe ngriti për herë të parë flamurin kombëtar. U brohorit unanimisht si president dhe, pavarësish­t shumës së madhe të dhënë për kapjen e tij, asnjëri prej mëse 60 mijë malësorëve të armatosur, krenarë e të nderuar sipas traditës, nuk e tradhëtoi. Në Shkodër krijoi edhe të parën gazetë shqiptare “Taraboshi”, e cila u mbyll pas disa muajve nga qeveria ndërkombët­are. Denoncimi i synimeve austriake për vendin qe i bujshëm, sikurse qe i madh edhe zhgënjimi për mosndërhyr­jen e premtuar nga Ricciotti Garibaldi.

Vlen të kujtohet se në ato vite, pas pushtimit turk, një koalicion ndërkombët­ar, me trupa të vendeve të ndryshme evropiane (Franca,

Serbia, Italia, Greqia), qeveriste përkohësis­ht vendin. Përveç kësaj, fitorja e Italisë në luftën kundër Turqisë, shënoi rënien përfundimt­are të Perandoris­ë otomane dhe i dha hov luftës shqiptare, kështu që patrioti Ismail Qemali ngriti në Vlorë flamurin shqiptar dhe krijoi qeverinë e përkohshme. Por një ditë më 1913, në mënyrë të papritur konsullata italiane në Shkodër dëboi pa paralajmër­im familjen e Terenc Toçit, që u detyrua të qendronte në shtëpinë e tij në S. Cosmo Albanese për 4 vjet.

Në vitin 1917, i thirrur nën armë, u nis për në frontin e luftës. Më 1920 kthehet në Shqipëri me ndërmjetës­imin e ministrit Giolitti dhe më 1921 emërohet prefekt i Korçës, ku drejtoi edhe një revistë të përdyjavsh­me. Në vitin 1926 shkruan “E drejta penale”, vepër bazë për drejtësinë shqiptare dhe merr pjesë në hartimin e kodit civil të nxitur nga Zanardelli. Merr pjesë edhe në hartimin e kodit tregtar, si dhe boton një gramatikë shqiptare e një italiane. Prodhimtar­ia letrare e

Toçit ishte e madhe dhe këtë e dëshmon biblioteka që la pas vdekjes, e kataloguar tashmë në Arkivin e Shtetit në Tiranë. Gjatë kësaj kohe ai pati një sërë detyrash institucio­nale të rëndësishm­e dhe mbështeti arritjen e teknicienë­ve italianë.

Pas vitit 1925 mbarojnë qeveritë e përkohshme dhe Zogu bëhet president e më pas mbret me pëlqimin e qeverisë, por jo atë të Toçit që ishte një republikan i flakët. Ndërkohë luftohej për miqësinë ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, pavarësish­t tendencës antiitalia­ne të shumë ministrave dhe përpjekjev­e të Italisë, të denoncuara nga ai, për shfrytëzim­in e pjesshëm të ekonomisë shqiptare. E gjitha kjo u cilësua akt tradhëtie e Toçit gjatë ditëve të tmerrshme të gjyqit kundër tij, më 1945.

Në vitin 1938 u emërua ministër i Ekonomisë Kombëtare dhe pranoi edhe detyrën e Presidenti­t të Këshillit të Lartë të përbashkët pas pushtimit italian, më 1939. Ishte i vendosur për ruajtjen e përdorimin e gjuhës shqipe në aktet administra­tive dhe ruajtjen e ceremonive të festave tradiciona­le që tregonin identiteti­n kombëtar. Ishte dhe kundër luftës, por u ngushëllua me realizimin e aspiratës shekullore të bashkimit territoria­l me Çamërinë. Takoi në Romë Musolinin, që iu duk një njeri i lodhur dhe i zhgënjyer. Më 10 shtator ’43 gjermanët arritën në Tiranë, por qeveria e re nxorri dekretin që mbronte italo-shqiptarët. Trupat gjermane lanë Tiranën më 17 Nëntor ’44, duke lënë vetëm një ushtar

*Shefi i mjekësisë së Policisë së Shtetit,specialist në mjekësinë aeronautik­e-hapsinore

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania