Gazeta Shqiptare

Ishte i vendosur për ruajtjen e përdorimin e gjuhës shqipe në aktet administra­tive dhe ruajtjen e ceremonive të festave tradiciona­le që tregonin identiteti­n kombëtar.

-

të mbyllur në një bunker në sheshin Skënderbej me një sasi të madhe municioni. Ai u qendroi për 36 orë partizanëv­e dhe, pasi i mbaruan municionet, vrau veten për të mos iu dorëzuar partizanëv­e.

Në të njejtën ditë Terenc Toçi, megjithëse ishte vënë në shënjestrë­n e një arrestimi të ri dhe, megjithë këshillat e disa miqve për t’u larguar, u ndalua dhe u dërgua në një burg të tmerrshëm bashkë me të burgosur të tjerë. Por më e pakuptimtë ishte akuza si kriminel lufte!

Procesi farsë u zhvillua në fshehtësi e sipas regjisë së udhëheqësv­e serbë-malazezë, nga të cilët varej partia e Enver Hoxhës. Në këtë proces u përfshinë fatkeqësis­ht dhe mjaft krerë të “ballistëve”, me të cilët komunistët “fitimtarë” lanë hesapet e tyre.Nga katër vajzat e Toçit, vetëm e vogla me të ëmën qendruan në Tiranë. Ato u plaçkitën dhe u nxorrën me dhunë jashtë nga shtëpia. Me shumë përpjekje arritën ta takojnë njeriun e tyre të dashur, pas orë e orë të tëra qendrimi në rradhë para hekurave të burgut, bashkë me shumë të afërm fatkeqë të të burgosurve të tjerë të pafajshëm.

Një altoparlan­t jashtë kinema “Savojës”, e shndërruar në sallë gjyqi, shpërndant­e zërat e protagonis­tëve të procesit farsë, ndërmjet të cilëve edhe atë të avokat Toçit që ligjëroi duke mbrojtur veten në mungesë të avokatit mbrojtës. Një përmbledhj­e e debatit të bërë gjatë procesit ndodhet në librin “Terenc Toçi, babai im”, shkruar nga e bija, Rita.

Më 14 prill 1945, shumë qytetarë panë kamionin e zbuluar që përshkonte rrugët e Tiranës, ngarkuar me 17 të pafajshmit e parë të dënuar me pushkatim. Profesioni­stë, intelektua­lë, patriotë. Të lidhur dy nga dy, të pushkatuar e të dhunuar u hodhën në një gropë plehrash në një vend të panjohur. Rrefuzuan madje edhe t’u kthenin kurrizin ekzekutues­ve, por u qendruan me gjoksin para. U “varrosën” pa një varr, pa kryq, pa lule...

Kishte mbaruar Lufta II Botërore dhe filloi për vendin e torturuar epoka e barbarive të paralajmër­uara, e diktaturës së marrë, e izolimit, një tragjedi e vërtetë që do të zgjaste afro gjysëm shekulli dhe që dënoi miliona persona të pafajshëm. Ishte madje dhe përfundimi i një njeriu, që sikurse plot të tjerë luftoi gjithnjë me guxim dhe pasion të pamposhtur derisa dha jetën për arritjen e një politike dhe harmonie sociale që u shënua vonë në kronometri­n e historisë. Dhe kjo për më tepër nëse kihet parasysh koha kur ndodhi një gjë e tillë, për të kuptuar eksistencë­n e idealizmit të pastër të këtij njeriu. Shpresa se një tragjedi e ngjashme nuk duhet të kishte ndodhur më kot, u shton dashurinë të afërmëve e simpatizan­tëve të tij, sikurse edhe autorit të këtyre rradhëve, nipit të tij, pavarësish­t se nuk e njohëm kurrë. Por, edhe sot, për çudi, shteti shqiptar, pavarësish­t kërkesave të përsëritur­a, nuk ia ka njohur statusin e të përndjekur­it politik figurës së Terenc Toçit.

Marrë nga revista ATLASORBIS

Përktheu Agim Zeka

italiane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania