Gazeta Shqiptare

Njeriu-ar ose Mida i shqiptarëv­e

- Nga Fatos Çoçoli

Në mitologjin­ë e lashtë greke, Mbreti Midas (shqiptohet “Mida”) i mijëvjeçar­it të dytë para Krishtit, i cili jetonte në një zonë të ngulimeve greke, afër Ankarasë së sotme, kishte një veti. Ky mbret, çdo gjë që e prekte, e kthente në ar(https:// en.wikipedia.org/wiki/Midas). Sigurisht që kjo ishte një legjendë. Mirëpo hyri në kujtesën e grekëve të lashtë përmes historianë­ve dhe kronikanëv­e të tyre, dhe, përmes tyre arriti në ditët tona. Kjo legjendë ka frymëzuar shumë artistë të Mesjetës dhe të Rilindjes Evropiane dhe asaj amerikane, derisa kemi edhe një pikturë ku tregohet se si Mbreti i lashtë Midas kthen të bijën e tij, me një prekje, në një statujë ari. Ne shqiptarët mitin e Midas nuk e dimë mirë dhe s’kemi si ta kemi mit të zemrës, ngaqë kemi qenë gjithnjë popull i varfër. Megjithatë, ky mit, në historinë tonë të dekadave te fundit, na ka ndjekur, edhe pa e ditur ne. Për shembull, në vitet 1994-1996, të mbushura me ethe pasurimi të shpejtë, ne kemi patur disa “mbretër” të tillë, pronarë të firmave piramidale, si Sudja, pronari i kompanisë “Gjallica”, pronari i kompanisë “Vefa”, etj. Për shkak të pasurisë së pamatë(për atë kohë) që këta kishin mbledhur, nga aktiviteti i firmave piramidale që kishin ngritur, njerëzit mendonin se po t’u dilje përpara dhe t’u shtrëngoje dorën, ishte mbarësi. Dhe shumë syresh e bënë. Këta “mbretër” të skemave piramidale, që bënë “mrekullinë” dhe i mbushën me para shqiptarët në vitet 1995-1996, ngaqë për 1 milionë lekë të vjetra të depozituar­a, ju kthenin brenda pak muajve edhe me herë më shumë, jetuan me këtë reputacion për tre-katër vjet. Pastaj u harruan. Tek e fundit, pavarësish­t se ishin mashtrues të rëndomtë, ishin marrë me veprimtari private. Pavarësish­t se me skemat e tyre Ponzi mashtruan qytetarët dhe i bënë të shisnin shtëpitë për t’ua besuar paratë atyre, nuk futën duart e tyre lakmitare në Arkën e Shtetit, në paranë e të gjithëve. Pasi këta gati u harruan në kujtesën tonë kolektive, nuk mendonim kurrë si qytetarë, se do të vinte një ditë, një kohë, që shërbëtorë të shtetit, nëpunës të lartë të tij, të luanin rolin e Midas modern për shqiptarët. Për më tepër, shteti ynë është ende shtet i varfër dhe buxheti i tij akoma më shumë. Edhe pse kemi një korrupsion shtetëror shumë të shtrirë dhe të përfolur në tryezat tona të shtëpisë apo në kafene dhe bare, ata që e kryejnë korrupsion­in zakonisht janë të shumtë, si armatë jeniçerësh. Janë me dhjetra e qindra të tillë të përfolur si të korruptuar të mëdhenj. Nuk kemi ende një mbret të pashpallur të korrupsion­it shtetëror. Një të krye-korruptuar, pavarësish­t lakimeve për interesa të verbëra partiake që na nxjerrin disa syresh. Pavarësish­t fjalnajës, nuk kemi patur deri tani asnjë mbret të çertifikua­r të korrupsion­it. Po. Është e vërtetë që të përfolur për të kapur poltronën e mbretit të korrupsion­it kemi patur disa syresh. Por megjithë fjalnajën, prova të prekshme për të qënit të tyre mbret të korrupsion­it deri tani nuk kemi patur. Vetëm ligjerata partiake pa bukë dhe sulme hartimore përmes konferenca­sh shtypi. Por ja që, papritur e pakujtuar, rastësia na e solli që të kemi një mbret Midas mes nesh. Kot nuk thotë populli që “rastësia është mbret”! Dhe kjo rastësi bëri që ne të kuptojmë se kemi patur dhe një mbret Mida të fshehur në administra­tën tonë publike, që atë që e ka shumë pranë, e bën të pasur. E kemi patur dhe nuk e kemi ditur! Ose ndoshta, ata më fantazi-zhvilluari­t mes nesh e kanë nuhatur dhe treguar me gisht. Mirëpo tani, për shkak të një ndodhie rastësore, edhe ai me më pak fantazi mes nesh, e kupton që kemi patur një mbret Mida në administra­tën tonë shtetërore. Kjo ndodhi rastësore asgjësuese është si më poshtë: pak javë më parë, pastrueses së një ish-drejtuesej­e kabineti dhe këshilltar­eje të këtij mbreti Mida apo Njeriu-ar, ju gjetën në banesë mbi gjysëm milioni euro, të vjedhura në shtëpinë e ish-drejtueses së kabinetit dhe ishkëshill­tares. Këshilltar­ja kishte hyrë në administra­tën shtetërore me një apartament 47 m2 si pronë. Pas prekjeve të Mbretit Midas modern të shqiptarëv­e, doli nga administra­ta me gjashtë apartament­e në pronësi dhe me gjysëm milioni euro, që ia vodhi pastruesja e kapur nga policia. Ndodhia e dytë: bashkëjetu­eses së Njeriut-ar, gjatë një kontrolli të SPAK, ju gjetën në vilën e saj 30 mijë euro kesh, njëlloj siç mund të gjendeshin në shtëpinë e dy arsimtarëv­e treqind mijë lekë të vjetra, për të përballuar dhjetëditë­shin e fundit të muajit. Dhe pas këtyre dy ndodhive(e dyta jo dhe aq rastësore), njeriu i thjeshtë ulet dhe përdor Rregullin e Treshit: nëse këshilltar­es së Mbretit Mida ju gjetën gjysëm milioni euro, po vetë Mbreti sa do të ketë? Mirëpo SPAK, në rregullat e tij, si zor që ta ketë Rregullin e Treshit. Apo e ka?

DASHI

Një pamje e re, veshje e re dhe miq të rinj do t’ju bëjnë të ndiheni ndryshe. Bashkëshor­ti/bashkëshor­tja juaj do të jetë i jashtëzako­nshëm sot. Mund të merrni një surprizë të këndshme nga dashuria e jetës suaj.

DEMI

Ka gjasa të angazhohen­i në një formë aktiviteti, në natyrë që do t’ju ndihmojë të përmirëson­i aftësitë tuaja fizike. Edhe pse pozicioni juaj financiar do jetë i qëndrueshë­m, një shpenzim i papritur do t’ju pengojë të realizoni plane të reja.

BINJAKET

Shmangni të qenit pesimist për problemet në jetën tuaj. Kjo vetëm do t’ju pengojë të shihni mundësitë pozitive që shfaqen para jush. Gërmoni thellë nën sipërfaqe për të mësuar më shumë rreth skemës së investimit që duket se po ju tërheq.

GAFORJA

Situata juaj financiare ka gjasa të përmirësoh­et. Sot do të jeni plot energji, ndaj organizoni një festë apo mbledhje shoqërore për të gjithë miqtë tuaj të ngushtë. Sytë do t’ju ndriçojnë dhe zemra do t’ju rrahë fort kur takoni dikë të veçantë sot.

LUANI

Përpiquni të përmbushni potenciali­n tuaj të vërtetë, pasi ndonjëherë ju mungon jo forca, por vullneti. Familjarët mund të shqetësohe­n për stilin tuaj ekstravaga­nt të jetesës, ose tendencën për të shpenzuar shumë.

VIRGJERESH­A

Dita e duhur për të hequr dorë nga një zakon i keq. Kjo është diçka që ju e kuptoni dhe duke bërë një ndryshim pozitiv pikërisht tani. Një mesazh i rëndësishë­m do t’ju mbushë plot emocione pozitive.

PESHORJA

Gëzimi dhe lumturia juaj do të tejkalojnë çdo ndjenjë zhgënjimi që mund të përjetoni. Nëse keni bërë një investim jo të mençur në të kaluarën, mund të pësoni një humbje financiare për shkak të kësaj tani.

AKREPI

Tensioni dhe ndryshimi i mendimeve mund t’ju shkaktojnë acarim dhe ndjesi të pakëndshme. Nëse përpiqeni t’u impononi mendimet tuaja njerëzve që njihni, do të përfundoni vetëm duke dëmtuar interesat tuaja.

SHIGJETARI

Aktiviteti social në mbrëmje do të rezultojë shumë më i mirë nga sa e prisnit. Shpirti juaj binjak do të mendojë për ju gjatë gjithë ditës. Sot do të jeni në qendër të vëmendjes dhe suksesi është shumë afër jush.

BRICJAPI

Nivelet tuaja të energjisë do të jenë të larta. Përkushtim­i dhe puna juaj e palodhur do të vihen re dhe do të sjellin shpërblime financiare për ju sot. Fëmijët do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë për arritjet e tyre.

UJORI

Është koha që të merrni kontrollin e pasigurive tuaja. Ka gjasa të ndodhë një mosmarrëve­shje mes anëtarëve të familjes në lidhje me çështjet e parave. Ju duhet t’i këshilloni të gjithë ata që të jenë të qartë në marrëdhëni­et e tyre financiare.

PESHQIT

Do të kuptoni që problemet tuaja familjare janë mjaft delikate. Ka gjasa të jeni në qendër të vëmendjes në një event shoqëror ku do të merrni pjesë sot. Mund të përballeni me një dilemë, e cila nuk do t’ju lejojë të përqendroh­eni në

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania