Gazeta Shqiptare

E shpallën “Park Kombëtar”/ Malltezi “nxjerr zbuluar” qeverinë: Lumi Vjosë po ndotet

- Nga Abi Malltezi

Abi Malltezi ka reaguar në lidhje me shpalljen e Lumit Vjosa “Park Kombëtar”, duke u shprehur se fillimisht duhet caktuar se cila pjesë e lumit është cilësuar si e tillë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se në një lumë si ky nuk duhet të ketë ndotje nga ujërat e zeza ose dhe nga mbetjet e industrisë së naftës, ndërsa në Vjosë sipas tij ende po ndodh.

“Lumin Vjosa e shpalli Park Kombetar para 3 ditesh. Po Harta ku eshte? Cila pjese mbrohet? Ne Park Kombetar nuk lejohet te kete ndotje, por:

1. Ujrat e zeza te Gjirokastr­es, Tepelenes, Permetit dhe Memaliaj (si edhe dhjetera fshatra gjate udhes) derdhen ne Vjose (0 impiant trajtimi ujrash te zeza)

2. Industria e naftes derdh mbetjet nga nxjerrja e naftes (psh Gorishti) - 0 impiant trajtimi ujrave te ndotura para se te derdhen ne vjose

3. Gurore te vellait te Piro Lutaj ne Pocem dhe Kapllan-pallatit ne varibob mu buze Vjoses e nuk ua ndjen fare per ligjin se i japin rryshfet e vota rames.

4. Po me HEC Kalivac dhe HEC pocem qe ua dha rama turqve cfare po behet? HEC ne park Kombetar?

Vjosa: Park apo fasade? A eshte publike HARTA e Parkut Kombetar? A lejohen te derdhen ujrat e zeza te qyteteve ne Park Kombetar? A lejohet te derdhen mbetjet e naftes ne PK? A lejohen gurore qe marrin zhavorret lumore ne PK? A lejohen Hidrocentr­ale ne PK? Keto nuk lejohen. Duhen anulluar Guroret, HECet, ndotja e naftes dhe fillimin per impiantet e trajtimit te ujrave te zeza. Deri atehere je ne mashtrim e tallje te gjithe publikut”, shkruan Malltezi./CNA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania