“Tritol hotelit për t’i mbyllur zërin medias”, debat në Komisionin e Sigurisë
Ervin Salianji ia thotë në sy Spiropalit: S’ju trondit asgjë veç Ramës Përplasje për raportin e Departamentit të Shtetit
Raporti i DASH, ku ngrihej si problem edhe shembja e “Prestige Resort” është bërë dje objekt debati në Komisionin e Sigurisë, ndërsa e pranishme ishte edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ishte pikërisht deputeti i PDsë, Ervin Salianji, ai që sugjeroi që pjesë e rendit të ditës të ishte raporti i DASH-it, që evidenton disa problematika të kësaj maxhorance. Ai tha se qeveria vendosi tritol te “Prestige”, siç thoshte raporti i DASH-it, për t’i mbyllur zërin medias.
Salianji: Ne i japim përparësi dhe votojmë, i japim rëndësinë e duhur çdo marrëveshjeje që vjen nga SHBA-të. Edhe në këtë komision, raporti i djeshëm i DASH-it e nxinte dhe sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes. Mungesa e mediave të pavarura, korrupsioni në drejtësi, ishin problem kryesor në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Të gjitha degët e qeverisjes janë të korruptuara, të kalbëzuara dhe s’ka pavarësi të institucioneve. Jemi në kushtet kur nuk ka shtet normal. Jemi në autokraci. Ku ka fuqi më shumëkombëshe se SHBA-të? Po lexoj raportin e DASH-it. Janë lider SHBA-të dhe ne duhet t’i japim zë raportit. Mendoj se duhet ta kishit lexuar…
Naço: Po hajde tani… Salianji: Korrupsioni endemik ka bërë që sot të mos kemi shtet, por një autokrat. Pse shqetësoheni nga kjo?
Naço: Unë shqetësohem për rendin e ditës.
Salianji: S’ka gjyqësor, s’ka asnjë element tjetër. Ku ka rend dite më i mirë se ky? Del raporti i DASH dhe për ç’rend dite tjetër do të flasim?! Do të merremi me procesverbalet ne? Ne na takon që t’i japim zë këtij raporti. Ju e përdorni siç përdorni komisionin këtu për të mbyllur zërin, vendosni tritol atje siç thoshte raporti i DASHit për t’i mbyllur zërin medias (te “Prestige Resort”), kërcënoni me gjyqësor ata që keni kundërshtarë politikë. Për Fushë-Krujë kemi 8 muaj që e thërrasim ministrin dhe drej
torin e policisë në Komision dhe nuk vjen, që të flasim për çështjen e kriminalitet. Por s’vijnë, se kanë frikë. Edhe kjo që thatë, ju certifikon atë që thotë DASH, s’ka institucione të pavarura. S’ka gjyqësor, media të pavarura dhe pushtet të
pavarur, s’ka. Ju s’tronditeni nga gjë, se keni një kolonë të fortë. Naço: Me fjalën tënde i ke ngritur të gjitha zemrat peshë… Salianji: Përfaqësuesja e ministrisë vjen dhe qesh këtu sikur ka ardhur në plazh. Në vend që të jeni seriozë, bëni
nga këto insinuata këtu. S’e merrni dot fjalën dhe s’bëni dot zhurmuesin.
Naço: Një sekondë, se të kam ndërprerë fjalën.
Salianji: Këtë po themi ne, s’ka fjalë të lirë. Pse shqetësoheni nga DASH? A mund të bashkoheni ju me këtë shqetësim? A ka mundësi që të diskutojmë për këtë raport?
Naço: Po të lexoj rregulloren.
Salianji: Degët e qeverisë janë të korruptuara. Ç’doni më ju përveç raportit të DASH?! Kemi kaq kohë që kërkojmë që të vijë ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë për të diskutuar për çështjen e kriminalitetit në e vend. S’ka asnjë përgjigje për këtë kërkesë. Nuk është dhënë asnjë informacion mbi ato kamerat si “Big Brother” në të gjithë vendin. Ekzekutivi është i detyruar që të japë shpjegime.
Naço: Faleminderit! Salianji: Po ç’faleminderit?! Vetëm Rama ju trondit juve. S’ju trondit raporti i DASH-it.
Naço: Aman se DASH-i ka thënë edhe gjëra më të rënda.
Salianji: I ka ikur zëri se s’ka institucione. S’i jep dot zë padrejtësisë.