Koka e grupit të trafikut të kokainës nga Ekuadori në vendet nordike, GJKKO dënon më 9 vite burg Jetmir Kastratin
Kastrati me paratë e trafikut të drogës investoi në pasuri të paluajtshme në Shqipëri Gjykata e dënoi me 13.6 muaj vjet heqje lirie, për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul 1/3 e kohës së dënimit
GTIRANË
jykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për dënimin e Jetmir Kastratit (alias Sokol Krasnici) i akuzuar për disa vepra penale. Mësohet se kreu i një grupi kriminal që merret me trafikim të lëndëve narkotike në Danimarkë, është dënuar nga me 13 vite e 6 muaj burgim. Ndërkohë që për shkak të gjykimit të shkurtuar, i pandehuri është dënuar përfundimisht 9 vite burgim, dënim të cilin duhet ta vuante në burg të sigurisë së lartë. Sipas GJKKO-s që nga viti 2012 deri në qershor të vitit 2019 i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal ka trafikuar sasi shumë të mëdha kokaine në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, nga shitja e së cilës ka siguruar të ardhura me origjinë kriminale. Këto të ardhura pas vitit 2012 janë shndërruar në pasuri të ndryshme të luajtshme dhe paluajtshme në Shqipëri, duke bërë në këtë mënyrë pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale, nëpërmjet investimeve në pasuri të paluajtshme në zonën e Velipojës dhe qytetin e Shkodrës, si dhe aktivitete ekonomike në qytetin e Shkodrës, siç ishte një biznes pulari me emrin tregtar “RENS 2015”, pasuri apo aktivitete ekonomike këto të regjistruara në emër të të afërmve të të pandehurit, si dhe të konfiskuara më parë në kuadër të zbatimit të Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar. Zbulimi i aktivitetit kriminal, hetimi dhe gjykimi i Jetmir Kastratit, në lidhje me pastrimin e produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë të Prokurorisë së Posaçme me autoritetet e drejtësisë së Danimarkës dhe Norvegjisë. Jetmir Kastrati është kunati i Astrit Beqirajt, ndërsa rezulton se është arrestuar në Danimarkë. Jetmir Kastrati është dënuar kryerjen e veprave penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Grupi i strukturuar kriminal funksiononte sipas një skeme të mirëpërcaktuar, ku paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëve, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut. Dërgimi nga Kopenhagen në Maqedoni të Veriut bëhej duke i transportuar paratë me anë të autobusëve (e regjistruar në Tetovë), një nga ortakët e të cilës ishte B. Ali, i arrestuar në Danimarkë. Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturuar kriminal, Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshin tek Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal. Transferimi i parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj. Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturuar kriminal Jetmir Kastrati (i njohur në Danimarkë si Sokol Krasnici), i arrestuar në
Danimarkë. Hetimi i mëtejshëm provoi se Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur t’i pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme të sekuestruara. Hetimet dhe arrestimi tyre ishte si pjesë e operacionit të gjerë të zhvilluar në 26 qershor 2019, ku mori pjesë dhe Europol dhe u zhvillua në disa vende të Europës.
Më datë 20.03.2023 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit
dhe Krimit të Organizuar Tiranë përfundoi gjykimi në lidhje me procedimin penal nr.147/1 të vitit 2019 të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë në ngarkim të të pandehurit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287/1 germat “a”, “b” dhe “d” dhe 28/4, 333/ a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal. Në seancat e mëparshme, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në konkluzionet përfundimtare ishte kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) për kryerjen e veprave penale të sipërcituara dhe dënimi i tij me 13 vjet e 6 muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht u kërkua dënimi i tij me 9 vjet burgim, dënim të cilin i pandehuri duhej ta vuante në burg të sigurisë së lartë. Në përfundim të gjykimit më dt.20.03.2023 nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) është deklaruar fajtor për veprat penale për të cilat ai ishte akuzuar dhe është dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, pas uljes së 1/3 të masës së dënimit, i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) është dënuar përfundimisht 9 vjet burgim, dënim të cilin duhet ta vuajë në burg të sigurisë së lartë. Që nga viti 2012 deri në Qershor 2019 i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici), në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka trafikuar sasi shumë të mëdha kokaine në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, nga shitja e të cilës ka siguruar të ardhura me origjinë kriminale. Këto të ardhura pas vitit 2012 janë shndërruar në pasuri të ndryshme të luajtshme dhe paluajtshme në Shqipëri, duke bërë në këtë mënyrë pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale, nëpërmjet investimeve në pasuri të paluajtshme në zonën e Velipojës dhe qytetin e Shkodrës, si dhe aktivitete ekonomike në qytetin e Shkodrës, siç ishte një biznes pulari me emrin tregtar “RENS 2015”, pasuri apo aktivitete ekonomike këto të regjistruara në emër të të afërmve të të pandehurit, si dhe të konfiskuara më parë në kuadër të zbatimit të Ligji nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar. Zbulimi i aktivitetit kriminal, hetimi dhe gjykimi i këtij të pandehuri, në lidhje me pastrimin e produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë të Prokurorisë së Posaçme me autoritetet e drejtësisë së Danimarkës dhe Norvegjisë.