Gazeta Shqiptare

“Rama i nisi sulmet për shkak të vijës editoriale, kërkoi të shisja “News 24”

Konfiskimi i “Prestige Resort” pas raportit të DASH, reagon presidenti i “Hysenbelli­u Group” “Pse Rama nuk e bëri kohë më parë prishjen?”

-

Presidenti i “Hysenbelli­u Group”, Irfan Hysenbelli­u ka reaguar ashpër dje pas mësymjes që nisi prej mëngjesit të djeshëm për konfiskimi­n e “Prestige Resort”. Në një intervistë për “News 24”, Hysenbelli­u shprehet se sulmet e kryeminist­rit ndaj tij vijnë për shkak se nuk pranoi të shiste televizion­in dhe as të ndryshonte linjën editoriale.

Cili është komenti juaj? Si ndiheni teksa shikoni këtë kordon policor para godinave të “Prestige Resort”?

Irfan Hysenbelli­u: Unë ndihem shumë i qetë, se nga një njeri i sëmurë çfarë nuk pret. Kryeminist­rit i janë botuar kartelat psikike të tij. Nuk shqetësohe­m për këtë që po ndodh sot. Raportet e kryeminist­rit me mua thonë se kanë qenë shumë të mira. Që kur ishte në bashki dhe më pas kemi pasur debate, për shkak se ai tjetër gjë ka në shpirt dhe tjetër gjë pasqyron. Kohë më parë bashkë me shefin e IKMT-së çonte vazhdimish­t policinë. I shkruaja SMS dhe i thosha “po u çoj ujë dhe bukë, ti vazhdo mbaji aty”. Rama është një aktor shumë i zoti, tjetër gjë pasqyron dhe ndryshe vepron. Rama e nisi këtë, se nuk isha pjesë e vijës së tij editoriale. Jam munduar të mbaj ekuilibra, pasi jam biznesmen dhe kam mbi 2 mijë të punësuar. Të shkosh te “Prestige” pas raportit të DASH, kur ai sfidon shtetin më të madh? Ai e ka përbuzur flamurin e SHBA-ve dhe do të doja t’u rikthehesh­it atyre pamjeve. Si mund të shkojë në ditë pushimi te “Prestige” pa asnjë njoftim? Kush është ky njeri që e kthen pronën si të dojë? Në atë biznes është paguar çdo taksë, punonjësit e merrnin të gjithë rrogën në bankë. Pse nuk e bëri kohë më parë prishjen? Vinte grupi parlamenta­r dhe ministrat e tij bënin seminare. Diçka e ka shqetësuar Ramën. Më vjen shumë keq që të rinjtë po emigrojnë sot me gomone. Nuk e di si ka surrat të dalë e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania