Gazeta Shqiptare

Ndërhyrja në “Prestige Resort”. Përfaqësue­sja ligjore e “Hysenbelli­u Group”: Do i kallëzojmë

-

të flasë në krah të kryeminist­rit anglez, kur ata njerëz kanë marrë gomonen. Ky duhet të kishte ikur me kohë. Sot njerëzit janë shumë të frikësuar. Rama është rrezik për vendin. Ai e nisi me sulmin ndaj mediave. Le të dalë një gazetar dhe të thotë nuk e marr rrogën 100% në bankë. Ai donte që unë ta shisja “News 24”, siç u shit “ABC”. Kam pasur një administra­tor që ishte më parë deputet i PS-së. Ditën që iku ai, AMA çoi një letër që do të mbyllte sinjalin. Ku të shkojmë në gjykatë? Motra e zv.kryeminist­res ka në kontroll gjyqësorin. Çdo gjyqtar është i frikësuar. Pse Rama përdor 2 standarde? Tek unë vë tritolin, të tjerët i bën me parablerje?

Edhe pse një ditë pushimi zyrtar, IKMT dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar dje në “Prestige Resort” për të konfiskuar në mënyrë të paligjshme dy godina të këtij resorti. Pa një vendim gjykate, por vetëm me urdhër të Këshillit Kombëtar të Territorit, ata janë futur në ambientet e këtij biznesi privat, madje pa bërë asnjë njoftim më parë për këtë ndërhyrje. Përfaqësue­sja ligjore e “Hysenbelli­u Group”, Folitjona Puraveli, deklaroi se kjo është e paligjshme dhe se ata janë futur me forcë. Vendimi për konfiskimi­n e dy godinave 1 dhe 3 të “Prestige Resort” është ankimuar dhe pritet hedhja e shortit dhe më pas vendimi i gjykatës. Ajo u shpreh se edhe për ndërhyrjen e paligjshme dje, do të ketë një tjetër kallëzim. “Ne nuk kemi një njoftim që sot do të mësynin, nuk kanë vendim gjykate, as nga Përmbarimi që na detyrojnë ne t’i lirojmë ambientin. Është një vendim i Këshillit Kombëtar të Territorit. E kemi ankimuar në gjykatë, do të duhet së pari të hidhet shorti, të caktohet data e gjykimit dhe do vendosë gjykata se si do të shkojë. Që nga momenti që hynë nga gardhi rrethues është hyrje me forcë, do t’i drejtohemi drejtësisë. Ata nuk po respektojn­ë ligjin, do t’i kallëzojmë të gjithë”, - u shpreh ajo.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania