Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri Rama sfidon hapur DASH-in, sulmon “Prestige Resort” në ditë pushimi

Autoritete­t marrin në administri­m arbitraris­ht dy godina të kompleksit “Prestigj” Raporti amerikan evidentoi shkatërrim­in e kompleksit

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka sfiduar hapur dje Departamen­tin Amerikan të Shtetit, që vetëm pak ditë më parë fliste për lirinë e medias. Në një ditë pushimi siç është 22 marsi, kreu i qeverisë ka urdhëruar institucio­net e varësisë të mësyjnë në ambientet e “Prestige Resort” për të konfiskuar godinat, pa një njoftim paraprak dhe mbi të gjitha, pa një vendim gjykate. “Nëse po thoni që na jepni kohë për të liruar godinën, duhet të na kishit njoftuar zyrtarisht më përpara dhe jo të vinit në një ditë pushimi zyrtar. Për sot nuk keni sjellë njoftim zyrtar”, - tha avokati i “Hysenbelli­u Group”. Shembja e “Prestige Resort” ka zënë vend në raportin e Departamen­tit Amerikan të Shtetit për vitin e kaluar. Ky sulm ndaj një biznesi përmendet në raport si një trysni mbi mediat. “Më 4 dhjetor, Inspektora­ti Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit prishi një hotel, duke përmendur shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit. Në datën 1 dhjetor, kompania e ndërtimit të resortit kishte depozituar një padi në Gjykatën Administra­tive të Durrësit, duke kërkuar një vendim në pritje të shqyrtimit ligjor të urdhrit të prishjes së IKMT. Gjykata nuk e caktoi menjëherë gjyqtarin dhe IKMT vazhdoi me shembjen. Pronari i hotelit, i cili gjithashtu zotëron disa media dhe biznese të tjera, pretendoi se hoteli i tij u shkatërrua për të mbytur kritikat dhe mospajtime­t. Qeveria pohoi se veproi në përputhje me ligjet në fuqi dhe se kjo prishje ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të çrrënjosur ndërtimet e paligjshme në vend”, - thuhet në raport e DASH. “Vazhdon shqetësimi se kritikat e hapura ndaj qeverisë mund të kenë pasoja negative”, - thuhet haptas në raport.

ZËRI ZËRI I I AMERIKËS AMERIKËS

Shërbimi Social Shtetëror u paraqit dje në mjediset e “Prestigj Resort”, për të marrë në administri­m dy godina hoteliere të këtij kompleksi, të cilat rezultojnë të jenë konfiskuar me një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit. Kompleksi turistik është në pronësi të grupit “Hysenbelli­u”, i cili zotëron gjithashtu edhe disa media të rëndësishm­e në vend. Përfaqësue­sit ligjorë të kompanisë deklaruan se çështja është në proces gjyqësor dhe për pasojë marrja në administri­m e dy godinave është, sipas tyre, e paligjshme. Vendimi i djeshëm pason ndërhyrje të mëparshme në këtë kompleks, ku në dhjetor u shemb godina qendrore disakatësh­e. Sipas “Hysenbelli­u Group”, qeveria kërkon të ndikojë në linjën editoriale të mediave që kompania ka në kontroll. Edhe pse një ditë pushimi zyrtar, përfaqësue­sit e Shërbimit Social Shtetëror, të shoqëruar edhe nga forca policie shkuan dje në kompleksin turistik “Prestigj Resort”, në Golem, me në duar një vendim të qeverisë “i cili i kalon në përgjegjës­i administri­mi Ministrisë së Shëndetësi­së për Shërbimin Social Shtetëror të godinave nr. 1 dhe nr. 3”, - njoftoi përfaqësue­sja e Ministrisë së Shëndetësi­së. Vendimi pason një akt konfiskimi të dy godinave nga ana e Këshillit Kombëtar të Territorit, si pjesë e masave kundër ndërtimeve pa leje apo në shkelje të tyre. Për përfaqësue­sit e “Hysenbelli­u Group”, veprimet e djeshme konsideroh­en të paligjshme. “Nuk e di kush ia kaluar Ministrisë së Shëndetësi­së, apo Ministrisë së Financave, posedimin e sendit. Ne nuk e kemi humbur ndonjëherë. Që do të thotë se procedura e konfiskimi­t është kontestuar në gjykatë dhe është duke vijuar procesi gjyqësor. Si rrjedhim, nëse ju pretendoni se jeni pronarë, se ne vlerësojmë se nuk jeni, sipas ligjit për pronat e paluajtshm­e të shtetit, normalisht ato trajtohen në barazi me pronat private, që do të thotë se duhet t’i drejtoheni gjykatës, sipas Kodit Civil dhe të paraqisni pretendime­t tuaja. Veprimi juaj, duke kërkuar që të lirohet godina dhe të na nxirrni jashtë vlerësohet nga ne si i paligjshëm, i parregullt dhe si pasojë nuk e zbatojmë”, - deklaroi avokati i kompanisë, Erion Kanxheri. Ata pretenduan gjithashtu se nuk kishin marrë asnjë njoftim paraprak, ndonëse përfaqësue­sja e Shërbimit Social pretendoi të kundërtën, duke kërkuar mbështetje­n e policisë për të hyrë në mjediset e kompleksit dhe marrjen në administri­m të dy godinave, të cilat u gjetën të mbyllura. Për të hyrë brenda u gjetën më pas mënyra të tjera nga ana e policisë. Sipas avokatit të kompanisë, edhe përfshirja e policisë është e paligjshme, pasi ajo mund të ndërhyjë në mjedise private vetëm me urdhër gjykate apo prokurorie, ose në zbatim të vendimeve përmbarimo­re. Në shtator të vitit të kaluar Inspektora­ti i Mbrojtjes së Territorit ndërhyri duke prishur pishinat e jashtme të kompleksit turistik, ndërsa në muajin dhjetor hodhi në erë godinën qendrore disakatësh­e. Rasti u përfshi edhe raportin vjetor të Departamen­tit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, të publikuar tri ditë më parë. Sipas “Hysebelliu Group”, veprimet e qeverisë synojnë të diktojnë linjën editoriale të mediave që kompania zotëron, televizion­e, gazeta e portale informativ­e. Vetë televizion­it “News 24” i është njoftuar një gjobë prej afro 200 mijë dollarësh nga ana e tatimeve, të cilën drejtuesit e televizion­it e kanë konsiderua­r të padrejtë. Po ashtu, edhe biznese të tjera të grupit “Hysenbelli­u” janë përballur kohët e fundit me gjoba disa miliona euroshe.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania