Gazeta Shqiptare

Berisha për sekuestrim­in e “Prestige”: Rama, një hakmarrës i verbër që nuk njeh kufi

Ish-kryeminist­ri: Pronari nuk iu bind diktatit, ai i vërsuli bandat “Kryeminist­ri qeveris pa respektuar ligjin”

-

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me aksionin e djeshëm të qeverisë për konfiskimi­n e “Prestige Resort”. Berisha u shpreh se sulmi ka ardhur si pasojë e mosnënshtr­imit të pronarit të mediave të “Hysenbelli­u Group” ndaj urdhrave të kryeminist­rit Rama, ndërsa shtoi se Rama është një hakmarrës i verbër, që përballë kundërshta­rit nuk njeh asnjë kufi. “Pronari i ‘News 24’ dhe mediave të tjera të ‘Hysenbelli­u Group’ nuk pranoi t’u nënshtrohe­j urdhrave e diktatit të tij, i shkatërroi një nga hotelet më të bukura të brigjeve të Adriatikut. I ligu, i keqi kënaqësinë e ka në ligësi. Sot, ditë feste për demokracin­ë, bektashinj­të, prag Ramazani, ai shkon vërsul bandat kundër pronave të këtij pronari. Ky është një hakmarrës i verbër, nuk njeh asnjë kufi ndaj kundërshta­rit. Duhet të ndahemi me të sa më parë. Kurrë nuk do të tolerojmë. Zgjedhjet i kemi zgjedhje, por revolucion­i do të vijojë deri në përmbysjen e regjimit të tij”, - tha Berisha. Ish-kryeminist­ri Sali Berisha ka folur ditën e djeshme para mbështetës­ve të tij nga qyteti i Matit teksa ka prezantuar kandidatin e koalicioni­t “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit, Skënder Gjucin. Berisha deklaroi se kryeminist­ri Rama sot ka 10% më shumë pushtet se diktatori i fundit komunist në vend, Ramiz Alia, ndërsa shtoi se ai ka në dorë çdo pushtet në vend dhe qeveris duke mos respektuar asnjë ligj e asnjë standard. Ai vijoi duke thënë se

Rama e ka shndërruar qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, e cila vjedh çdo orë e çdo ditë fondet publike dhe pasuritë e shqiptarëv­e dhe nga ana tjetër, forcon lidhjet me krimin çdo ditë. “Ne jemi mbledhur për të shprehur mbështetje­n tonë për kryetarin tonë të ardhshëm të Bashkisë së Matit, zotit Skënder Gjuci. Më 14 maj qytetarët janë të ftuar të votojnë dhe të shprehin besimin e tyre për kandidatët që vlerësojnë më shumë. Kandidatët që paraqesim këtë herë si aleanca ‘Bashkë Fitojmë’ janë të parët në histori që nuk emërohen nga kryetari i partisë, por janë përzgjedhu­r e votuar nga ju. Ky është standardi më i avancuar i një force politike, është mënyra më e përgjegjsh­me e më transparen­te për të vendosur në drejtim njerëzit që vlerësoni më shumë. Një vit e gjysmë më parë, demokratët kishin një kërkesë, t’i emëronin ata kandidatët. Tek po vija, lexova mesazhin e një demokrati që më falënderon­te, tha që u tregova stoik për Primaret dhe nderova demokratët, kjo është e vërteta dhe ishte një praktikë e shkëlqyer. Ne shkojmë ballëhapur para votuesve me kandidatët tanë, ndaj dhe ju ftoj të bëjmë gjithçka, të bëjmë natën ditë e të sakrifikoj­më për të mbrojtur vlerat e kandidatëv­e tanë. Fitorja e tyre është fitorja e të gjithëve. Këto zgjedhje janë vendore, por kanë një rëndësi të jashtëzako­nshme dhe kanë atë rëndësi që kanë pasur zgjedhjet e viteve ’90, sepse sot njëlloj si atëherë përballemi me një monizëm të dytë pa mëshirë. Një monizëm, i cili po e rrënon këtë vend e po shkreton këtë komb. Dramat më të mëdha të kombeve, pushtimet më të egra kanë qenë moniste, ai i diktaturës ishte më i pamëshirsh­mi i Evropës, por sot Edi Rama ka 10% më shumë pushtet se diktatori i fundit komunist në vitin ‘91. Sot ai kontrollon çdo pushtet në vend dhe qeveris duke mos respektuar asnjë ligj e asnjë standard. Sot Edi Rama e ka shndërruar qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, e cila vjedh çdo orë e çdo ditë fondet publike dhe pasuritë e shqiptarëv­e, por nga ana tjetër forcon lidhjet me krimin çdo ditë. Të gjitha këto së bashku e kanë shndërruar vendin, kanë bërë që shqiptarët të mos ndihen si në vendin e tyre dhe të largohen. Në 8 vite si në asnjë vend tjetër me luftë janë larguar 33% e popullatës vetëm drejt BEsë. Sot jemi katandisur me rrogat më të ulëta në rajon. Sot çdo pensionist ka fuqi blerëse më të ulët se para 10 viteve”, - tha Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania