Gazeta Shqiptare

Meta: Hakmarrje e Ramës në shkelje të ligjeve, sulm i hapur ndaj medias

Konfiskimi i “Prestige Resort”, reagon kryetari i Partisë së Lirisë Vasili: U shkel ligji për Këshillin e Ministrave

-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas konfiskimi­t të paligjshëm që iu bë “Prestige Resort” ditën e djeshme, në një ditë pushimi zyrtar. Meta e cilëson këtë, një hakmarrje në shkelje të të gjitha ligjeve dhe të drejtave të njeriut dhe një sulm i hapur me një urrejtje skizofreni­ke jo vetëm ndaj këtij biznesi, por pronës së çdo qytetari. Kreu i PL shprehet se goditjet e Edi Ramës ndaj mediave shqiptare kanë qenë të vazhdueshm­e. Meta në “Facebook” shkruan: “Në këtë ditë feste të shenjtë të besimit Bektashi, por njëherazi dhe dita e festës së Demokracis­ë, qeveria e Edi Ramës nuk rreshti në veprimet e saj të paligjshme dhe mafioze. Veprimet hakmarrëse ndaj ‘Prestige Resort’, në shkelje të të gjithë ligjeve dhe të drejtave të njeriut janë një sulm i hapur me një urrejtje skizofreni­ke jo vetëm ndaj këtij biznesi, por janë një sulm ndaj pronës së çdo qytetari. Sot, siguria juridike, respekti ndaj ligjit, respekti ndaj të drejtës për t’u ankuar në gjykatat e vendit kanë marrë një goditje tjetër nga Edi Rama dhe banda e tij, të cilët kërkojnë me çdo kusht që të mbyllin gojën e mediave për të penguar thënien e së vërtetës. Goditjet e Edi Ramës ndaj mediave shqiptare kanë qenë të vazhdueshm­e, por edhe provë e dëshpërimi­t të tij përballë zemërimit të jashtëzako­nshëm të qytetarëve ndaj tij dhe mafiozëve që e rrethojnë. As Edi Rama dhe as një shërbëtor i tij nuk e ndal dot uraganin e zemërimit popullor, që do t’i ndëshkojë në 14 maj për dëmet shumë të mëdha që i kanë shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëv­e”.

REAGIMI I PETRIT VASILIT

i Partisë së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania