Gazeta Shqiptare

Juristi për “Prestige”: Shkelje kushtetues­e, nuk konfiskohe­t prona e qytetarit me VKM

“Nuk ka asnjë bazë ligjore”

-

Lirisë, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se kryeminist­ri Rama ka shpërdorua­r detyrën, duke shkelur haptazi ligjin për funksionim­in e Këshillit të Ministrave. Sipas tij, Rama nuk u ka kërkuar ministrave të tij përgjegjës shpjegime apo relatime e verifikime për aferën e incenerato­rëve, por ka vënë firmën me ndërgjegje të plotë, duke iu kundërvënë ligjit. “Edhe pse shkeljet janë konstatuar nga ministrat e tij, Rama nuk e ka pezulluar zbatimin e akteve korruptive, por përkundraz­i, i ka miratuar ato së bashku me sekretarin e tij të përgjithsh­ëm”, - shkroi Vasili.

POSTIMI I PLOTË:

“Edi Rama ka shpërdorua­r detyrën dhe shkelur haptas Ligjin për funksionim­in e Këshillit të Ministrave. Edi Rama ka shpërdorua­r hapur dhe me qëllim detyrën dhe nga kjo nuk shpëton dot! SPAK-u ja ku e ka ligjin dhe shpërdorim­i i detyrës nga Edi Rama për incenerato­rët është sa një mal. ‘LIGJ nr. 9000, datë 30.1.2003 PËR ORGANIZIMI­N DHE FUNKSIONIM­IN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE’ flet qartë: Neni 2

Kryeminist­ri 1. Kryeminist­ri, përveç kompetenca­ve të parashikua­ra në Kushtetutë dhe në ligje të veçanta, ushtron edhe këto kompetenca:

a) Përfaqëson dhe drejton Kryeminist­rinë.

b) U kërkon ministrave përgjegjës shpjegime, relatime dhe verifikime administra­tive, për çështje të fushës që ata mbulojnë.

c) Pezullon zbatimin e akteve të ministrave, të drejtuesve të institucio­neve qendrore, në varësi të tij ose të ministrave, me nismën e vet ose me kërkesë të subjekteve të interesuar­a, kur konstaton shkelje të Kushtetutë­s, të ligjeve, ose të akteve të Këshillit të Ministrave.

Edi Rama as iu ka kërkuar fare ministrave përgjegjës shpjegime, relatime dhe verifikime administra­tive për aferën e incenerato­rëve, por ka vënë firmën me ndërgjegje të plotë. Megjithëse shkeljet janë konstatuar edhe nga vetë ministrat e tij, Edi Rama nuk ka pezulluar zbatimin e akteve korruptive të ministrave që ishin në shkelje të ligjit dhe Kushtetutë­s, por përkundraz­i, i ka miratuar ato së bashku me sekretarin e përgjithsh­ëm të tij. Ndaj, SPAK kot i fshihet marrjes se Edi Ramës në përgjegjës­i penale për ‘Shpërdorim Detyre’ për aferën e incenerato­rëve. Edi Rama nuk shpëton dot dhe do të përgjigjet në mos sot, nesër, por së bashku me të, do të përgjigjet edhe SPAK-u vetë”.

Avokati dhe juristi Gentian Trenova ka komentuar konfiskimi­n e “Prestige Resort” ditën e djeshme. Trenova tha në emisionin “Task Force” në “Syri TV” se nuk konfiskohe­t prona e qytetarit me vendime qeverie, por vetëm me një vendim të gjykatës. “Fjala konfiskim në kuptimin ligjor duhet të përmbajë një vendim gjykate të formës së prerë dhe behët me forcën e përmbarimi­t. Konfiskimi ndodh kur kemi një vendim të dënimit penal për kryerjen e një krimi, ose kur pasuria që ka personi nuk justifikoh­et dhe ligji thotë se kjo pasuri kalon në favor të shtetit me vendim konfiskimi. Ky është proceduar dhe koncepti i konfiskimi­t. Sot qeveria paska policia shkuar në ‘Prestige Resort’ se ka një vendim qeverie, ku ajo vendim qeverie është goditur me një padi në gjykatë dhe nuk ka asnjë bazë ligjore dhe është antikushte­tues. Këtu jemi në pjesën e konceptit të konfiskimi­t, por një vendim qeverie të konfiskojë pasurinë e një individi është gati e pamundur dhe nuk ndodh”, - tha Trenova.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania