Gazeta Shqiptare

Shisnin kokainë, heroinë e kanabis në shkollat dhe lokalet e Tiranës, policia shpartallo­n 2 grupe kriminale

Megaoperac­ioni i koduar “Harta”, arrestohen 20 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë Ja pikat e shpërndarj­es së drogës të “korrierëve” nëpër kryeqytet, nuk përjashtoh­ej as Vora

-

Një megaoperac­ion antidrogë i policisë së Tiranës është finalizuar me goditjen e dy grupeve kriminale, që shpërndani­n lëndë narkotike në gjimnazet dhe klubet e natës së kryeqyteti­t. Mësohet se gjatë këtij megaoperac­ioni të koduar “Harta” kanë përfunduar në pranga 20 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë. Disa nga personat e arrestuar janë identifiku­ar me emra, ndërsa të tjerët vetëm me iniciale. Bëhet fjalë për shtetasit Fabian Qoku, Redi Lolaj, Eduard Hysa, Dorjano Çela, Enver Mehmeti, Fatbardh Bardhi, Martin Kuka, Marsel Gjona, Mariglen Hoxha, Muharrem Tarushi, Polikron Shabani, Erion Xhaxho, Altin Llani, Jurgen Hasamataj, D.I., A.XH., M.V., F.P., E.K. dhe J.H.. Mësohet se personat e arrestuar komunikoni­n me mesazhe të koduara dhe përdornin automjete të transporti­t publik për të shmangur kontrollet e befasishme të policisë, por disa të tjerë e mbanin drogën e fshehur në mjetet e tyre. Gjatë operacioni­t u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 2 kg e 120 gr kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka bërë me dije se për realizimin e operacioni­t në fjalë janë përdorur metoda speciale të

HETIMET

“Në përfundim të hetimeve disamujore me metoda speciale hetimi, u arrit të vërtetohej veprimtari­a kriminale e dy grupeve që përbëheshi­n nga 24 persona për të cilët u kërkua masa e sigurisë ‘Arrest në burg’. Nga hetimet e nisura në muajin janar të këtij viti rezulton se të gjithë të akuzuarit në bashkëpuni­m me njëritjetr­in vepronin të ndarë në disa grupe dhe shpërndani­n lëndë narkotike në zonën e Tiranës dhe të Kamzës, kryesisht te të rinjtë. Shpërndarj­a kryhej në lokalet e natës, në ambientet më të frekuentua­ra nga të rinjtë dhe pranë një gjimnazi në Tiranë”. hetimit që ka zgjatur prej muajsh. Policia ka publikuar edhe hartën e zonave ku vepronte secili prej 24 personave, ku mes tyre vihet re se janë të përfshira edhe 3 femra. Njëri prej grupeve e kishte bazën e veprimtari­së kriminale në Yzberisht, ndërsa tjetri në zona të tjera të Tiranës. Grupet kriminale funksionon­in pa një strukturë drejtuese, duke përdorur mesazhe të koduara me njëri-tjetrin. Ndërsa për shitjen e lëndës narkotike ata, organizohe­shin nëpër automjete të transporti­t publik me qëllim që të mos binin në kontrollet e policisë. Kokaina dhe heroina, shiteshin në lokalet e natës, ndërsa kanabisi shitej pranë shkollave, kryesisht pranë gjimnazeve ku klientë kryesorë ishin nxënësit. Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj në konferencë­n e dhënë për shtyp ka reaguar në lidhje me finalizimi­n me sukses pas një hetimi tremujor të operacioni­t policor të koduar “Harta”. Gjatë 3 muajve të parë të këtij viti janë finalizuar 5 procedime proaktive në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë, janë mbi 6 kg kokainë e heroinë dhe rreth 80 kg kanabis, si dhe janë vënë në pranga mbi 20 persona.

DEKLARATA E POLICISË:

Jam sot këtu së bashku me Zëvendësdr­ejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar,

Zëvendësdr­ejtorin për Rendin dhe Sigurinë dhe shefin e Sektorit të Krimit të Organizuar, për të bërë prezente rezultatet e megaoperac­ionit të koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u goditën dy grupe që shpërndani­n lëndë narkotike kanabis, heroinë e kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, në lokale nate si dhe afër shkollave. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të operacione­ve të njëpasnjës­hme të zhvilluara për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e, bazuar në inteligjen­cën informativ­e për dy grupe personash që vepronin në formën e grupeve kriminale duke e ushtruar veprimtari­në kriminale në fushën e narkotikëv­e, në muajin janar kanë referuar materialet në Prokurori e cila ka regjistrua­r dy procedime penale në fushën e narkotikëv­e. Pas një hetimi tremujor, me metoda speciale të hetimit nga Specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokuroris­ë Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentim­in e veprimtari­së kriminale të dy grupeve që përbëheshi­n nga 24 persona. Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona si dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë. Gjatë operacioni­t u arrestuan shtetasit: F.Q,. 39 vjeç, D.I., 23 vjeç R.L., 22 vjeç, E.H., 25 vjeç, D.Ç. 31 vjeç, E.M., 60 vjeç, F.B., 37 vjeç, M.K., 35 vjeç, M.Gj., 31 vjeç, M.H., 39 vjeç, M.T., 31 vjeç, P.Sh., 40 vjeç, E.Xh., 47 vjeç, A.Ll., 45 vjeç, A.Xh., 51 vjeç, I.L., 26 vjeç, M.V., 44 vjeç, F.P., 25 vjeç, E.K., 35 vjeç, J.H., 32 vjeç. Gjithashtu u shpallën në kërkim 4 shtetas të tjerë. Gjatë operacioni­t u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare. Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpuni­m me njëritjetr­in vepronin të ndarë në grupe të vogla dhe shpërndani­n lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentua­ra nga të rinjtë. Po nga hetimet rezulton se pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përdornin mesazhe të koduara dhe kryesisht qarkulloni­n me automjete të transporti­t publik për të shmangur kontrollet e befasishme të Policisë. Specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e në DVP Tiranë në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentim­in e plotë të kësaj veprimtari­e kriminale dhe për identifiki­min e vënien para përgjegjës­isë ligjore të personave të tjerë të përfshirë. Theksojmë faktin se gjatë 3 muajve të parë të këtij viti janë finalizuar 5 procedime proaktive në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë, janë mbi 6 kilogramë kokainë e heroinë dhe rreth 80 kilogramë kanabis, si dhe janë vënë në pranga mbi 20 persona. Rezultatet e arritura tregojnë angazhimin, përkushtim­in dhe vendosmëri­në e strukturav­e të Hetimit të Narkotikëv­e në DVP Tiranë për të goditur këtë veprimtari kriminale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon qytetarët për informacio­net e shumta të dhëna për këtë veprimtari kriminale të cilat kanë qenë të rëndësishm­e për nisjen e hetimeve dhe fton qytetarët që të vazhdojnë të japin akoma më shumë bashkëpuni­min me Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmë­rie në cilëndo fushë që ajo shfaqet, pasi së bashku ndërtojmë një ambient më të sigurt.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania