Gazeta Shqiptare

Sot nis muaji i Ramazanit, kreu i KMSH, Bujar Spahiu, uron besimtarët: Agjërim të lehtë e pranim të lutjeve tuaja

-

T

IRANË - Sot nis muaji i Ramazanit! Kryetari i Komiteti Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit e shton se që ky muaj të jetë muaji i faljes, muaji i begatisë, muaji mirëkuptim­it të ndërsjellë­t me njëri-tjetrin. Spahiu fton besimtarët që të jenë më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëritjetr­it në punë të mira. “Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, nesër është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit. Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjell urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaji i faljes, muaji i begatisë, muaji mirëkuptim­it të ndërsjellë me njëritjetr­in, muaji i ngritjes morale dhe shpirtëror­e, për përballimi­n me sukses të çdo vështirësi­e që kemi. Gjatë Ramazanit ju ftojmë të jeni më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira. Të nderuar besimtarë, çdo gjë gjatë këtij muaji ka vlerë shumëfish më të madhe, prandaj njerëzit përmes sakrificav­e të shumanshme personale synojnë të lartësohen shpirtëris­ht dhe të afrohen më shumë me Zotin.

Gjithashtu ky muaj është muaji i veprave të bamirësisë, që impaktojnë në të gjithë shoqërinë. Të lëmë anash mospajtime­t, mëritë e egoizmin. Të synojmë të arrijmë vetëm kënaqësinë e Zotit dhe harmoninë me njerëzit, me të cilët rrethohemi. Uroj që ky të jetë muaji i faljes për ne. Duke ju uruar muajin e Ramazanit më lejoni t’ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperite­t për ju dhe familjet tuaja! H. Bujar Spahiu, kryetar i Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë”, - u shpreh kreu i Komuniteti­t Mysliman. Muaji i Ramazanit përfundon më 20 prill, ndërsa nata e Kadrit këtë vit është në datën 17 prill. Falja e Bajramit në datë 21 prill pritet të bëhet edhe këtë vit në sheshin “Skënderbej”, ku festa do të jetë e dyfishtë, pasi Komuniteti Mysliman në Shqipëri feston 100-vjetorin e themelimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania