Gazeta Shqiptare

Veliaj uron besimtarët bektashinj në ditën e Sulltan Novruzit: Duam që edhe festa e Ashures të jetë festë zyrtare

-

TIRANË - Kryebashki aku i Tiranës, Erion Veliaj, uroi dje nga selia e shenjtë e Kryegjysha­tës Botërore të Bektashinj­ve të gjithë besimtarët bektashinj “Gëzuar festën e Sulltan Novruzit!”. Ai u prit nga Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe u shpreh mirënjohës për kontributi­n e kreut e komuniteti­t bektashi në Shqipëri në bashkimin e shqiptarëv­e kudo që ndodhen. “I jam shumë mirënjohës Baba

Mondit për mënyrën se si e bashkon kombin tonë, si i shërben kombit tonë dhe jo vetëm shqiptarëv­e këtu në Shqipëri - ai sapo është kthyer nga Tetova, nesër do të jetë në Gjakovë - të jemi vërtet shumë mirënjohës. Puna jonë bëhet më e lehtë kur njerëzit janë shpirtëris­ht në paqe, kur njerëzit kanë gjetur vetveten dhe synojnë të bashkëpuno­jnë e jo të përçahen. Sot i jam shumë mirënjohës edhe komuniteti­t bektashi. Historia e Shqipërisë, duke filluar nga epoka e rilindësve, e të gjithë atyre që luftuan për ta bërë këtë vend të begatë lidhet jashtëzako­nisht shumë me patriotët bektashinj. Për mua ka qenë një privilegj të njoh një komunitet të jashtëzako­nshëm që, jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, punon vetëm për mirë”, - u shpreh Veliaj. Nga ana tjetër, kryebashki­aku tha se ka ardhur koha që edhe festa e Ashures të jetë një festë zyrtare. “Ne do të punojmë që edhe festa e Ashures të jetë një festë zyrtare. Ashtu si të gjitha besimet e tjera i kanë dy festat zyrtare, ka ardhur koha që edhe komuniteti bektashi të ketë festën e vet zyrtare. Kemi pasur edhe angazhimin e qeverisë, që këtë vit ta materializ­ojmë. Vetëm duke i respektuar të gjithë, respektojm­ë bashkëjete­sën tonë. Nëse arrijmë që secilit besim t’i japim vendin që meriton, respektin që meriton, atëherë kemi respektuar veten dhe kemi respektuar kombin modern që duam të ndërtojmë”, - deklaroi Veliaj. Baba Mondi kujtoi se në këtë ditë të shenjtë, që shënon dhe ekuinoksin pranveror, festohet ditëlindja e të madhit Imam Aliu, që simbolizon rigjalljen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania