Gazeta Shqiptare

Lufta ndaj informalit­etit rrit zhdoganime­t e cigareve me 64 për qind në janar të vitit 2023

-

Në një kohë që importet në artikujt ushqimore po vijnë në rënie viti pas viti duke ndjekur zhvillimet demografik­e me tkurrjen e popullsisë, zhdoganime­t e cigares kanë pësuar rritje që nisi që vitin e kaluar dhe ka pësuar hov në muajin janar 2023. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në janarin 2023 u zhdoganuan 293 tonë cigare nga 178 në të njëjtin muaj të vitit 2022 me një rritje 64%. Importet e cigareve duhet të ishin dekurajuar po të marrim në konsiderat­ë politikat e brendshme për rritjen e akcizës dhe ndalimin e konsumit të tij në ambiente të brendshme. Burimet nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Doganave thanë se zhdoganime­t e cigares janë rritur si pasojë e formalizim­it. “Rritja e zhdoganime­ve erdhi nga politika fiskale shumë e drejtë në kalendarin e akcizës së cigares, rritja e kontrollit dhe miradminis­trimit dhe ndihmesa nga procesi i fiskalizim­it”, - njoftuan burimet nga Drejtoria e

Përgjithsh­me e Doganave. Periudhat krahasuese e zhdoganime­ve të cigareve në muajin janar që nga viti 2000 tregojnë se rekordet janë shënuar në vitin 2006 dhe 2011, ku sasitë e importeve kanë qenë mbi 300 tonë. Po ti referohemi politikës fiskale, që sjell rritje të akcizës në janar të çdo viti, importet rriten në dhjetor për të përfituar nga taksimi ende i ulët. Në dhjetor të vitit të kaluar u zhdoganuan 261 tonë cigare një sasi më e ulët se në janar 2023. Për të gjithë vitin e kaluar importet e cigares rezultuan 3,147 tonë me një rritje vjetore 7.5%. Cigaret janë ndër artikujt me risk të lartë të kontraband­ës dhe hapësirat për administri­m fiskal mbeten të larta. Një studim i Qendrës Amerikane të Bioteknolo­gjisë për elasticite­tin e çmimeve të cigareve në Shqipëri ka gjetur se, nëse çmimet e cigareve do të rriteshin në Shqipëri me 10%, kërkesa për cigare do të ulet me 5.7%. Sipas studimit rritja e çmimeve të cigareve ka një efekt të drejtpërdr­ejtë në kërkesën për këtë produkt. Por zhvillimet e vitit të fundit nuk po tregojnë lidhjen mes çmimit dhe konsumit. Studimi vërejti se familjet me një nivel më të lartë ekonomik harxhojnë një pjesë të buxhetit të tyre për cigare. Koeficient­et e shpenzimev­e totale sugjerojnë se 10% e familjeve me nivelin më të lartë të jetesës shpenzojnë rreth 0.2 pikë përqindje më pak nga buxheti i tyre për cigare, se sa familjet me të ardhura mesatare. Ekonomitë familjare në rajonin e Tiranës dhe Durrësit, rajonet më të mëdha dhe më të zhvilluara në Shqipëri, paguajnë çmime më të larta në krahasim me kategorinë bazë (rajoni i Beratit), i cili është një rajon me nivel mesatar zhvillimi. Më konkretish­t, familjet në kategorinë bazë shpenzojnë rreth 8.8% të buxhetit të tyre për cigare, ndërsa familjet në rajonet e tjera shpenzojnë me shumë./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania