Gazeta Shqiptare

Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm financiar do të ulet në tremujorin e dytë

Banka e Shqipërisë ka frenuar rritjen e normave të interesit që prej muajit nëntor

-

Huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar do të ulet në tremujorin e dytë. Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shuma e përgjithsh­me e huamarrjes e planifikua­r për tu siguruar nëpërmjet emetimit të instrument­eve financiarë do të jetë 96.5 miliardë lekë, duke përfshirë këtu edhe rifinancim­in e borxhit të maturuar. Vlera e huamarrjes së qeverisë pritet të lehtë lehtësisht më e ulët krahasuar me vlerën prej pothuajse 109 miliardë lekësh të tremujorit të dytë të vitit të kaluar. Diferenca me tremujorin e dytë të vitit të kaluar lidhet kryesisht me emetimin, një vit më parë, të obligacion­eve dyvjeçare në euro në tregun e brendshëm, për një shumë prej 100 milionë eurosh (afërsisht 12 miliardë lekë, me kursin e një viti më parë). Ndërkohë, diferenca në vlerën e huamarrjes pritet të jetë edhe më e lartë krahasuar me tremujorin e parë të vitit. Për tremujorin që po mbyllet qeveria ka planifikua­r një huamarrje të përgjithsh­me në vlerën e 121 miliardë lekëve. Por, në fakt, në shumicën e ankandeve të zhvilluara këtë tremujor shuma e financuar ka qenë më e madhe se ajo e planifikua­r. Ministria e Financave ka shfrytëzua­r likuiditet­in e lartë në treg dhe yield-et në rënie për të rritur shumë e emetimeve deri në limitin prej 15% të shumës, që lejon kuadri nënligjor që rregullon emetimin e instrument­eve të borxhit në tregun e brendshëm. Për këtë arsye, vlerësohet se shuma e financuar ka qenë ndjeshëm më e lartë se vlera e planifikua­r prej 121 miliardë lekësh. Gjatë tremujorit të dytë të vitit, kërkesa e qeverisë për borxh pritet të jetë më e ulët. Ulja e huamarrjes përkon edhe me një ndryshim të pritshëm në kushtet e tregut të brendshëm financiar. Banka e Shqipërisë ka frenuar rritjen e normave të interesit që prej muajit nëntor, duke mbështetur një cikël korrigjimi në rënie të yieldeve të bonove dhe obligacion­eve. Pas rritjes së fortë që regjistrua­n deri në muajin nëntor, në vijim yield-et kanë pësuar një rënie të ndjeshme për të gjitha instrument­et. Por, ky cikël korrektues tashmë mund të jetë pranë fundit. Tashmë, rritja e yield-eve reflekton në masë të përafërt rritjen e normës bazë të interesit. Në muajt në vijim, pritet që Banka e Shqipërisë të rifillojë normalizim­in e politikes monetare dhe rritjen e normave të interesit.

Këto lëvizje do të pasqyrohen edhe në yield-et e titujve të borxhit qeveritar, që me shumë të ngjarë do të rriten sërish në tremujorin e dytë të vitit. Sipas buxhetit të vitit 2023, vlera e përgjithsh­me e huamarrjes së re të parashikua­ra për tu financuar në tregun e brendshëm është 25 miliardë lekë, 24% më pak krahasuar me vitin 2022. Ulja e huamarrjes së brendshme është e lidhur, në radhë të parë, me parashikim­in në ulje të deficitit buxhetor. Për vitin 2023, deficiti i buxhetit parashikoh­et në vlerën e 55.5 miliardë lekë, në rënie me pothuajse 34% krahasuar me planin e këtij viti. Në terma realë, deficiti pritet të bjerë në 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 4.1% për vitin 2022. Shpenzimet për interesa në buxhetin 2023 parashikoh­en në vlerën 60.9 miliardë lekë, në rritje me 20% krahasuar me vitin 2022./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania