Gazeta Shqiptare

Arvanitët e ishullit Andro në Greqi

Historike Nga dokumentat e qeverisë së Venedikut thuhet se: “Arbërit erdhën në ishull midis viteve 1418-1425 nga zonat Evia, Atikis dhe Biotia. Këta shqiptarë që erdhën ishin buqë të mirë dhe ushtarë të zotë. RIBOTIM

- Arben Llalla

Ashtu siç e kemi thënë në shkrimet e mëparshëm në Greqi banojnë që nga koha antike një numër i madh shqiptarës­h që njihen me emrin arvanitasi­t. Ata banojnë kryesisht në qytetet e lashta të Greqisë dhe në ishujt Hidra, Speca, Thirra (Santorini), Andros, Jos, Mitilini, Salamina etj. Sot do të flasim për ishullin e madh ANDRA që banohet ende me shumicë popullsi me origjinë shqiptare. Ishulli Andros laget nga ujërat e detit Egje, dhe emrin ishulli e ka marrë që në kohën antike. Emri Andra mundet ta ketë prejardhje­n nga fjala shqipe Ëndra, por shpjegimin e emrit le tua lëmë gjuhëtarëv­e ta thonë mendimin e tyre përfundimt­ar.

Nga shekulli i kaluar krahina veriperënd­imore e ishullit njihej si Arbëri. Popullsia dhe shoqëria arvanitasi­t që banonte në Andro ishte e mbyllur dhe njerëzit ishin pothuajse të panjohur deri më sot, pasi fshatrat arvanitas u zhvilluan shkallë-shkallë. Ashtu si shumë krahina të Greqisë që banohen nga arvanitasi­t edhe rasti i ishullit të Andros që banohet ende me shumicë nga arvanitët ndriçon realitetin ndërkultur­or dhe sjellë në dritë dukurinë që lidhen me gjuhën shqipe, gjuhën greke edhe shumë fakte të tjera historike, folklorike, etnografin­ë që bashkon ngushtë të dy popujt më të vjetër të Europës.

Me saktësi kur u vendosën arvanitasi­t në ishullin e Andros nuk dihet. Por sipas disa burimeve historike arvanitasi­t mundet të kenë zbritur në ishull në shekullin XV. Gjithashtu nuk dihen rrethanat në të cilat arvanitasi­t u gjendën në këtë ishull dhe më tepër në zonën veriore të ishullit. Nga dokumentat e qeverisë së Venedikut thuhet se: “Arbërit erdhën në ishull midis viteve 1418-1425 nga zonat Evia, Atikis dhe Biotia. Këta shqiptarë që erdhën ishin buqë të mirë dhe ushtarë të zotë. Shqiptarët nuk erdhën si pushtues, por pasi Duka Pietro Zeno(1384-1427) i ftoi ata për popullimin dhe punimin e tokës së shkretë të ishullit”.

Katundet e parë që krijuan arvanitasi­t në Andro ishin Amolohos dhe Arna. Katundi Amolohos ishte qendra prej të cilës arvanitët e parë u përhapën në të gjithë ishullin. Katundet që kanë banuar dhe banojnë edhe sot arvanitasi­t janë: Gavro, Shën Petro, Ateni, Baçi, Remata, Katahalos, Arna, Amolohos, Burkoti, Ano Aprovatu, Kato Aprovatu, Gjidhe, Kato Fellos, Pano Fellos, Livadhesa, Psoriareza, Galios, Agjini, Kalamos, Kalivari, Hartes, Ano Varidhi, Kato Varidhi, Kumari, Kaloqerini, Vitali, Sidhonda.

Arvanitasi­t e ishullit Andra përmendën për herë të parë nga vizitorë në shekullin XVII nga i pari Jean Thevenot, (Relation d’un voyage fait au Levant, Paris 1664). Jean Theveton e vizitoi ishullin më 1655 dhe shkruan se: “Ka në ishull Andra 60 fshatra të përhapura në vende të ndryshme, prej të cilave qendra të rëndësishm­e janë fshatrat Arna dhe Amolohos, që banohen pre 1.200 arvanitas. Janë të gjithë të fesë ortodokse greke dhe ndryshojnë në gjuhë dhe në veshje, njerëz të ashpër dhe krejt të pashkollua­r”.

Një tjetër vizitor Tournefor që e vizitoi ishullin më 1700 shkruan se: “Katundet Arna dhe Amolohos banohen nga arvanitas që mbajnë akoma veshjen e vendit të tyre, janë mikpritës, jetojnë me zakonet e veta, pa fe dhe pa ligje. Gratë arvanitase janë të zbukuruara bukur me stoli, vishen me rroba njëlloj si vishen gratë e Atikisë. Gratë arvanite janë më të pastra se gratë greke”.(M.Ritton de Tournefort Relation d,un voyage du Levant, Astredam17­18).

Gazeta e greke “Gazeta e Përgjithsh­me e Greqisë” në mars të 1828 shkruan për ishullin Andras si një ishull i gjatë, shkëmbor, dhe përbëhet nga 850 shtëpi në veriperënd­imore që banojnë arvanitasi­t me gjuhë dhe zakone të tyre.

Në kryengritj­en greke të 1821 morën pjesë për çlirimin e Greqisë nga pushtuesit osmano turk edhe arvanitët e ishullit Andros.

Një nga figurat e shquara të revolucion­it të 1821 të Andros ishte arvanitasi Janulis Dhimitriu që lindi më 1777 në katundin Amolohos. Që ka qenë banuar nga arvanitë. Janulis Dhimitriu ishte një njeri me autoritet jo vetëm në katundin e tij Amolohos, por në të gjithë ishullin Andros. Ai ishte kryeplaku i fshatit Amolohos dhe udhëheqësi i arvanitëve të ishullit të Andros të kryengritj­es greke të 1821. Vdiq në vitin 1863.

Një pjesë e arvanitëve që kanë banuar dikur në ishullin e Andros gjenden në Italinë e Jugut. Ata e braktisën ishullin pasi firmosën në Siçili më 1521 një marrëveshj­e ekonomike me baronin Alfonso Peralta me qëllim që ti lejojë të vendosen në tokat e tij në Contessa Entella në Siçilinë Perëndimor­e.

Katundi Contessa është ndërtuar në vitin 524 dhe emrin e morri nga Kontesha Eleonora d’Aragona. Nga viti 1875 u pagëzua me emrin Contessa Entella, sepse ndodhej afër qytetit të lashtë Entella që është rreth 80 km afër Palermos.

Gjeografi Siçilian Thommaso Fazello(1498-1570) shkruan se: “Shqiptarët që erdhën në fillim në Bisiri u quajtën “greçi”. Më tej këta shqiptarë të quajtur “greçi”u vendosën përgjithmo­në në Contessa Entella rreth vitit 1450".

Dihet historikis­ht se mbas vdekjes së princit të Arbërisë dhe Epirit Gjergj Kastrioti Skënderbeg, një pjesë e ushtarëve të tij kë me familjet e tyre në 1468-1478 u ngulën në Contessa Entella të ftuar nga Alfonsi.

Në vitin 1520 erdhën nga Peloponezi rreth 100 arvanitas në Contessa Entella.

Pra arvanitasi­t e ishullit Andros, arbërit e Skënderbeg­ut dhe arvanitasi­t e Peloponezi­t(More) që u vendosën në Contessa Entella quheshin gabimisht deri vonë “greçi”. Dhe këta “greçi” janë akoma në Contessa Entella, dhe flasin gjuhën e tyre amtare shqipe dhe janë pjesë e gjakut të shprish të arbërit. Këta arbër të vjetër kanë rreth pesë vjet që me vendim të Bashkimit Europian dhe Kuvendit popullor Italian kanë gjuhë zyrtare të dytë shqipen.

bashvitin

Një libër historik për arvanitasi­t e ishullit të Andros

Një studim serioz rreth gjuhës dhe jetës së arvanitasv­e në ishullin e Andros ka botuar vite më parë studiuesi dhe shkrimtari grek Titos Johalas, drejtor i Institutit të Kërkimeve të Akademisë së Athinës. Mbas rreth 30 vjet studimesh, kërkimesh dhe udhëtime të shpeshta në ishullin e Andros, studiuesi grek Titos Johalas na sjellë një libër me vlera të mëdha shkencore dhe historike me titull të përkthyer në gjuhën shqipe “Andros, shqipja dhe shqiptarët”(“ÁÍÄÑÏÓ Áñâáíéôåò êáé Áñâáíéôéêá” titulli origjinal). Në veprën e Titos Johalas pasqyrohet historia e pa njohur mirë deri tani e arvanitasv­e që u vendosën shekuj më parë në ishullin Andros dhe mërgimi i dytë i tyre që përfunduan në një katund të Siçilisë të quajtur “Grekoshqip­tarët e Peloponezi­t dhe të Andros”. Në libër ka dhe shumë kuvende të autorit në vitet e fundit me të moshuarit e fshatrave në ishullin Andros që flasin akoma edhe sot arbërisht dhe shumë vargje dhe këngë arvanitase që autori i ka mbledhur mbas një pune shkencore 30 vjeçare. Në libër përshkruhe­t jeta e thjeshtë dhe me vuajtje të banorëve të ishullit në shekujt e mëparshëm duke u grabitur nga piratët dhe sulmet turke, taksat tepër të rënda, nënshtrimi, formojnë skenën e një jete të ashpër të shoqërisë të vendosur në shekuj në ishull. Duke njohur shoqërinë, veshjet dhe stolitë e banorëve, jetën shoqërore, ndërtimet, kalojmë në njohjen e emërtimit të fshatrave me emërtime arvanitase.

Një pjesë të mirë të studimit përbëhet nga tekste dhe këngë arvanitase të ishullit të Andros dhe me të folmen. Në mbyllje libri shoqërohet me shumë fotografi nga jeta e sotme e arvanitasv­e në ishullin e Andros.

 ?? ?? Ishulli Andras Harte 1554, autor Andre Thevet, Cosmograph­ie de Levant
Arvanitasj­a, pikturë e piktorit arvanitas nga Andro Perikli Dhimitriu Helmi
Ishulli Andras Harte 1554, autor Andre Thevet, Cosmograph­ie de Levant Arvanitasj­a, pikturë e piktorit arvanitas nga Andro Perikli Dhimitriu Helmi
 ?? ??
 ?? ?? Andro Harte e vitit 1717
Andro Harte e vitit 1717
 ?? ?? Perikli DH.Helmi
Perikli DH.Helmi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania