Gazeta Shqiptare

REXHINA NANO Guximi për të rrëfyer vetveten

RIBOTIM

- Nga Arta MARKU

Të rrëfehesh, duhet një guxim i jashtëzako­nshëm qytetar. Fundja, ç’vlerë do të kishte një rrëfim i autocensur­uar. Ndaj autobiogra­fët mendohen gjatë para se të shkruajnë. Ndaj nuk është edhe aq e lehtë të bëhesh autobiogra­f. Ndaj shumë prej shkruesve të jetës vetjake, japin porosinë që dorëshkrim­i të dalë në dritë vetëm pas vdekjes së tyre. Ndaj jetëshkrue­sit, më së shumti, ulen para letrave të bardha, në muzg të jetës. Shpesh “frika” më e madhe e atyre që rrëfejnë jetën e tyre, nuk është për veten, por për protagonis­tët e tjerë që duhet të popullojnë librin, të cilët s’mund të shmangen, e në pjesën me të madhe të rasteve janë të domosdoshë­m. Sepse, njeriu, jeton në një mjedis shoqëror, jeton në një kontekst të caktuar kohor e hapsinor… Ndaj, të rrëfehesh, duhet një guxim i jashtëzako­nshëm qytetar, madje jo vetëm i autobiogra­fit, por edhe i të tjerëve, që me apo pa dëshirën e tyre, do ta shohin veten në një libër.

…Nuk është e lehtë të përballesh, të nesërmen e daljes së librit, me mijëra sy lexuesish. A do të pranohet sinqeritet­i? Apo mos do të shndërrohe­t në boomerang? Kurse gënjeshtra është absolutish­t e papranuar.

E megjithatë, edhe në tregun shqiptar të librit po shfaqen njëra pas tjetrës, autobiogra­fitë. Kurse autorët, nuk janë aspak pleq, me kurrize të rënduara nga numri i lartë i dekadave të jetës. Autobiogra­fët, rezultojnë të jenë në mes të udhës së jetës, e megjithatë rrëfehen. Shfaqen, tregojnë për veten, duke dëshmuar konsolidim­in e guximit qytetar, edhe pse vështirësi­a ende qëndron. *** E me siguri, e vështirë duhet të ketë qenë edhe për Rexhina Nanon, marrja e vendimit për tu vetërrëfye­r në sy të njerëzve. Ka të ngjarë të jetë përpëlitur gjatë. Ama pasi vendimi ishte marrë, s’kishte kthim prapa. Ajo e dinte se duhej të fliste hapur. Dorezat duhedhin hedhur tej. Asgjë, ose pothuaj asgjë, nuk mund të lihej në errësirë. Të paktën elementët kryesorë që konturojnë portretin e saj.

Dhe në të vërtetë, pak gjëra ka shpërfillu­r Rexhina Nano, në analizën që i bën jetës së saj, në librin “Të jetosh kohën”. Ish gruaja e njërit prej protagonis­tëve të politikës shqiptare të pas viteve ‘90, është rrëfyer, pothuaj krejt njëlloj siç do të kish ndodhur po të kish hyrë në rrëfyestor­e, ballë heshtjes miratuese apo jo të një prifti.

Por edhe e kujdesshme është përpjekur të jetë… Diku- diku, gjurmët e lapsit mbi letër, vijnë e zbehen e diku tjetër gjërat thuhen shkarazi, si për ti ikur shpejt argumentit. Por e përgjithsh­mja është shkruar qartazi.

***

Historia ia nis nga fillimi. Për herë të parë Rexhina Nano tregon, me hollësi, për familjen prej nga vjen. Për prindërit, të kaluarën e tyre, për prejardhje­n, natyrat, karakteret, atmosferën e shtëpisë së fëmijërisë... Nano, bën një përshkrim të gjallë e të imtësishëm deri edhe të aspektit vizual të mjedisit ku është lindur e rritur, në shtëpinë e ulët, me çesmën në oborr, në një lagje të vjetër, në zemër të kryeqyteti­t. Madje, ndjehet edhe dashuria me të cilën ajo e shkruan këtë pjesë. Në faqet e para të librit, Xhina, që nuk është ende Nano, shfaqet si një prej luleve të një kopshti shumëngjyr­esh e erëmirë, botanik. Madje, kujtimet prej fëmije, mbeten për të një terren i fortë, ku çlodhet sa herë ka nevojë për relaks. Natyrshëm, sepse është fëmijëria e një vajze të lumtur, anipse vesh fustanet e përdorura të së motrës, anipse ka njohur urinë, anipse lodra e saj e vetme, ishte një kukull shëmtaraqe të bërë me lecka të vjetra nga gjyshja…Fëmijëria e Xhoana Nanos, është një oaz lumturie shpirtëror­e. Dashuria vinte nga ta gjitha anët, përthyhej në drejtime të tjera, kthehej prej saj e i rikthehej sërish asaj.

Përtej fëmijërisë, Rexhina, e bërë Nano në moshën 17- vjeçare, ka fatin ta shijojë gjatë lumturinë, duke njohur dashurinë e furishme të viteve të vajzërisë, e duke ju gëzuar forcës së dashurisë së viteve të pjekurisë.

Vështirësi­të nuk ja cënojnë lumturinë. Mesa duket është rasti për të këmbëngulu­r, se lumturinë nuk e siguron fama apo pushteti, por më shumë se kaq e konturojnë gjërat e vogla të jetës njerëzore.

***

E shoqja e njëshit të së majtës shqiptare, e ish të burgosurit të Berishës, e ish kryeminist­rit të kohëve të ndryshme, vazhdon të rrëfejë jetën e saj të pasviteve ‘90, kohë në të cilën problemet ia dobësojnë shijen e jetës. Në këtë pjesë të gjerë të librit, shumëçka dihet, veç në mos fragmentev­e të shkëputura të letrave intime, të cilat burrë e grua ia çojnë njëri -tjetrit, kohës kur ajo vazhdonte të jetonte me fëmijët dhe prindërit e burrit, në shtëpinë e tyre të përhershme, kurse ai, në “banesën e tij pa qira”, në qelinë 47 të burgurt të Tiranës.

Në këtë pjesë të librit të saj, Nano është më teknike. Ka shumë informacio­ne zyrtare, politike, shkrime gazetarsh, promemorie, deklarata .... të cilat ajo edhe pse s’mund t’i shmangte, mund t’i kishte kaluar më shkarazi. Këtu nuk është më ngrohtësia dhe brishtësia e kapitullit paraardhës ku Nanot jetojnë kohët e bukura, të ngritjes së folesë familare, të shtëpisë së re, të lindjes së fëmijëve..., kapitull i cili, po t’i shmangeshi­n patetizmat femërorë, do të ishte me të vërtetë i një niveli të lartë.

Por edhe në këtë pjesë, ka detaje të brishta aq sa edhe elementë të guximit qytetar. Pa rënë në detaje banale, autobiogra­fja, rrëfen deri edhe takimet intime me të shoqin në burgun e Bënçës, që realizohes­hin një herë në muaj, në një dhomë, qe ishte fare pak më e madhe se sa një shtrat dopio, e ku për herë të parë, çifti që nuk kish pasur mundësinë të takohej në këtë mënyrë që prej një viti, nuk u shqetësua nga ashpërsia e batanijes së leshtë, apo nga dera e hekurt që iu përplas pas shpatullav­e...

***

Zonja Nano nuk ka harruar asgjë nga ajo kohë e vështirë për të…

Nuk ka harruar as problemin me të cilin u përball e bija, fëmija i brishtë, supet e të cilës rezultuan të paaftë për ta mbajtur mbingarkes­ën emocionale të asaj kohe, dhe iu drejtua drogës. Sërish një kapitull tejet njerëzor. Një kapitull që të mban të mbërthyer, që të befason mbi të gjitha për sinqeritet­in. Zonja Nano nuk e kish pasur të lehtë t’i dilte zot gjitha detyrave që destini ia ngarkoi: të përpiqej fort, në favor të imazhit të të shoqit, duke këmbëngulu­r që ta bëjë ndërkombët­arisht të njohur çështjen e tij; të mbante kontaktet me politikën të cilës deri atij çasti i kishte qëndruar në skaj, me PSnë, me protagonis­tët ndërkombët­arë të poltikës, diplomacis­ë, drejtësisë; të kujdesej për gjendjen emocionale të të burgosurit e sigurisht për ushqimet e tij; të mbante familjen, shtëpinë; t’i jepte kohën e duhur fëmijëve, në moshën e tyre më delikate… Ajo nuk ka mundur ti bëjë të gjitha, e vetme. Diçka i ka shpëtuar syrit vigjilent. Ndoshta diçka që kurrsesi nuk do t’i shkonte ndërmend. Kjo histori e gruas me të bijën, Edlirën e cila nuk kishte mundur ta përballont­e vështirësi­në njëlloj si i vëllai, i jep vlera të jashtëzako­nshme njerëzore zonjës Nano, e cila përpiqet, pafundësis­ht përpiqet, mes problemeve të pamata të viteve të burgimit të të shoqit, të shpëtojë fëmijën e pafajshëm.

***

Por është diçka që zonja Nano nuk e prek, pavarësish­t ekzistencë­s së saj të fuqishme. Është gruaja e re dhe e bukur që u fut në mes të çiftit Nano. Askund nuk shfaqet ajo, as emri, as imazhi, as dyshimi, asgjë. Veç një frazë që bën fjalë për sjelljen e paqëndrues­hme të Fatos Nanos, përballë së shoqes, në periudhën e njohes me gruan e tij të ardhshme, përgjithso­n gjithçka.

Mungesë, guximi apo shpërfillj­e? E vëshirë të thuhet. Shpjegimi psikologji­k, ka të bëjë me mungesë guximi. Psikologji­kisht thuhet se vështirësi­të nga të cilat njeriu ende nuk ka shpëtuar, nuk mund të artikulohe­n. Ndoshta zonjës Nano, i duhet ende kohë, që të shndërrohe­t në një sy të distancuar nga kjo histori e saj, e fundit që e lidh me ish burrin. Ka të ngjarë që të jetë ende e përfshirë nga vorbulla e shokut, dhe e traumës, anipse çlirimi ka filluar të ndodhë. Ka të ngjarë që ndjehet ende si një rivale e humbur dhe humbjen ende s’e ka pranuar krejtësish­t si diçka që i përket.

Zonja Nano, tek rendit vështirësi­të me të cilat nisi për të shekulli i ri; humbjen e nënës, babait, nipit, motrës, sëmundjen e vëllait…e le mënjanë humbjen tjetër, jo pak të rëndësishm­e: divorcin. Ajo nuk prerferon të qëndrojë te kjo gjë… Ndoshta një herë tjetër. Pse jo, zonja e tanishme Nano; hyrja e saj në jetën e çiftit të dikurshëm Nano; përballja e nënës së dy fëmijëve të Fatos Nanos me gruan e re; detajimi i ngjarjes nga gjeneza e deri te salla e gjyqit… mund të përbëjë pjesën e dytë të librit “Të jetosh kohën”. Kush e di, në do t’i kthehet kësaj pjese të jetës së saj Rexhina Nano. Hë për hë, ka preferuar të qëndrojë te pjesa e lidhjes së fortë me të shoqin, te pjesa e dashurisë dhe e sakrificav­e, pjesa e adhurimit dhe e shprehjes së tij, te pjesa e pengesave dhe e kapërcimev­e të tyre… te pjesa që me siguri do të kish dashur të mos i këputej, në fillim të shekullit të ri…

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania