Si duhet lexuar tweet-i i fundit i Edi Ramës?
E përmbledhur në një fjali, Edi Rama dje tha që është një gjë të kesh mospajtime dhe përplasje rreth metodologjisë vepruese të Albin Kurtit, dhe është krejtësisht një gjë tjetër që faturën e kësaj përplasjeje t’ia drejtosh Kosovës dhe popullit të saj.
Nëse dikush do ta kërkonte edhe një fjali të dytë të shkurtër shpjeguese, atëherë do të shtoja që Edi Rama dje tha, që përderisa është e vërtetë që unë kam dallime thelbësore me Albinin, rreth vizionit si duhet ecur para, megjithatë mos harroni që, në fund të ditës, unë jam me Kosovën.
Më tutje duhet të futem në interpretim të asaj si duhet që ambasadat e huaja në Kosovë dhe kancelaritë tjera ta lexojnë këtë tweet.
Dhe në fund, edhe një interpretim të vogël për opozitën në Kosovë.
Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë, por edhe Brukseli, duhet të jenë të kujdesshëm me përdorimin e disa cilësimeve, që janë shumë problematike, dhe që, si Kosova ashtu edhe Shqipëria, nuk mund t’i pranojnë.
E para është cilësimi “Serbia run institutions”, një term ky i futur së fundmi më diskursin e ndërkombëtarëve.
Termi “Serbia run institutions” është term i imponuar nga lobistët serb dhe që, në thelbin e vet, e ka tezën që Kosova nuk është tamam shtet.
Si ndodh që komuna paralele e Pejës, apo e Prizrenit, tani të quhet me aq lirshmëri “Serbia run institutions”, thuajse është krejtësisht normale që një shtet të ketë prani të vetën në territorin e një shtetit tjetër?
Dhe, më e rëndësishmja, pse diplomatët e huaj nuk i quajnë ato me emrin që e kanë, pra struktura paralele, struktura të paligjshme dhe të cilat është dashur të demontohen që në vitin 1999.
Shqipëria nuk mund të pajtohet me relativizimin e këtyre nocioneve themelore, sepse prapa tyre hapet dera për sfidimin e vetë shtetit të Kosovës.
E dyta është pretendimi që çështja e strukturave paralele, apo siç i thonë së fundmi “Serbia run institutions” duhet të zgjidhet në Bruksel.
Për aq sa kemi ditur të gjithë, dhe për aq sa është angazhuar edhe personalisht Edi Rama, në Bruksel duhet zgjidhur çështja e menaxhimit të shkollave dhe të institucioneve shëndetësore që financohen nga Serbia.
Askush në Tiranë nuk e ka ditur që në Bruksel po u dashka të diskutohet për komunën paralele të Pejës, apo për komunën paralele të Prizrenit.
Jo, sado që Tirana zyrtare është tolerante dhe liberale, një gjë e tillë nuk kalon.
E treta është pretendimi që çështja e strukturave paralele duhet të zgjidhet nëpërmjet Asociacionit.
Një përkujtim i vogël: kryeministri Rama është angazhuar që Kosova ta përmbushë obligimin e vet për themelimin e Asociacionit, por me aq sa di Tirana zyrtare ky Asociacion quhet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Kryeministri Rama e ka shumë të vështirë ta kuptoj si ky Asociacion paska ndonjë lidhje me komunën paralele të Pejës apo të Prizrenit, vendbanime me shumicë dërmuese shqiptare?
E katërta është kërcënimi që mospajtimet me Qeverinë e Kosovës mund të sjellin pasoja për Kosovën.
Para Banjskës, sado që ishte e dhimbshme, Tirana zyrtare e ka kapërdirë sanksionimin e Kosovës, dhe, përkundër dhimbjes që kjo ka shkaktuar, është rreshtuar krah bashkësisë ndërkombëtare.
Por, pas Banjskës me 24 shtator 2023, pas gati invazionit ushtarak nga Serbia në natën në mes të 29 dhe 30 shtatorit 2023, pas dështimit të bashkësisë ndërkombëtare për ta quajtur agresionin me emrin që e ka, askush nuk ka të drejtë që, mospajtimet me Qeverinë e Kosovës t’ia faturojë Kosovës.
Kosova thjesht nuk është bonjak që mund të nëpërkëmbet thuajse është një asgjë, apo një gjysmë gjë.
E pesta është asimetria në përkushtimin ndaj marrëveshjes bazë.
Kryeministri Rama fare nuk pajtohet me simbolizmin e nënshkrimit të marrëveshjes, në të cilën insiston kryeministri Kurti, por kjo nuk do të thotë që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, nuk duhet të dëshmojnë një përkushtim të barabartë ndaj marrëveshjes.
Nëse Kosova, për hir të partneritetit strategjik, me përkrahjen e plotë të Shqipërisë, është pajtuar për zgjidhjen tranzitore, me Asociacionin brenda dhe pa njohje të ndërsjellë në qendër, kush është Serbia që me aq lirshmëri të çojë letër në Bruksel me deklarimin që nuk e zbaton marrëveshjen në tërësi?
Ka ardhur koha për pak common sense dhe balancë.
E gjashta është brenga që mund të ketë elementë brenda komunitetit ndërkombëtarë që e marrin për të mirëqenë konstruktivitetin e shqiptarëve.
Shqipëria është i vetmi vend që në tërësi angazhohet për integritetin dhe stabilitetin e vendeve fqinje.
Në politikën zyrtare, por edhe jo zyrtare të Shqipërisë, nuk ka as edhe një dromcë elementi që mund të shërbejë si ushqim për paranojat mbi Shqipërinë e madhe.
Kryeministri Rama ka shkuar aq larg saqë, në emër të vullnetit për pajtim, jo vetëm që pa hezitim është bërë pjesë e Ballkanit të Hapur, por edhe e ka mbrojtur Serbinë në kohën kur ajo gjendej përballë sulmesh më të rënda.
Dhe, si është shpërblyer kjo gjë. Me Banjskën, me blerje të dronëve nge Irani, me blerje raketash nga Kina dhe Rusia.
Për çfarë po armatoset Serbia? Kundër kujt dëshiron t’i përdorë këta dronë dhe raketa? Shqipëria është dhe do të jetë konstruktive, por ka ardhur koha që edhe të tjerët ta bëjnë pjesën e tyre.
Dhe tani një interpretim të shkurtër shpjegues për opozitën në Kosovë.
Opozita duhet të vendosë se ku qëndron qartë sa i përket dialogut dhe obligimeve që ka Kosova.
Thjesht, nuk kemi kohë për kalkulime hipokrite.
DASHI
Jeni një person me gjykim të ftohtë dhe shumë i lidhur pas të vërtetës. Ndryshoni karakter sot dhe projektohuni në një rol tjetër, që do t’ju japë shumë avantazhe nga pikëpamja profesionale.
DEMI
Kryeni veprime që do t’ju ndihmojnë për të gjetur më shumë liri në jetën tuaj. Në përpjekje për të kënaqur njerëzit rreth jush, ju mund të humbni shumë nga vetja. Përdoreni ditën e sotme për të çliruar veten nga këto pranga.
BINJAKET
Mendja sot do të rrijë gjithë ditën tek udhëtimi që do të ndërmerrni. Mezi po prisni të shkëputeni nga rutina e përditshme. Një mik do ju bëjë një propozim shumë interesant.
GAFORJA
Shikoni interesat tuaja këtë fundjavë dhe injoroni ata që ju këshillojnë të ndihmoni të tjerët. Keni bërë mëse mjaftueshëm dhe ka ardhur koha të bëni për veten. E meritoni suksesin.
LUANI
Edhe pse është një qiell i ftohtë ky i juaji, kjo nuk do të pengojë Marsin dhe Jupiterin që t’ua transmetojë juve.
Në veçanti Marsi ju bën të sigurt në vetvete dhe autoritar.
VIRGJERESHA
Është më mirë që të rrezikosh sesa të jetosh me dyshimin. Analizoni deri në çfarë pike i interesoni personit që keni përballë dhe kërkojini që t’jua kthejë me të njëjtën monedhë.
PESHORJA
Bëni pak pushim nga rutina juaj ditore dhe shikoni çfarë ndodh në botën që ju rrethon. Ju mund të jeni aq i fokusuar drejt një qëllimi specifik saqë nuk arrini të vështroni pjesën tjetër të botës.
AKREPI
Diçka e mrekullueshme mund të ndodhë sot në shtëpinë tuja. Gjithashtu do të merrni një propozim të mrekullueshëm nga partneri juaj, kjo do ju gëzojë pa masë, pasi nuk e prisnit.
SHIGJETARI
Çështjet financiare, sidomos ato që lidhen me prona apo investime do të jenë në qendër të ditëve që do të vijnë. Shanset për të qenë të suksesshëm janë të mëdha. Guxoni, në të kundërt nuk do të arrini kurrë shumë larg.
BRICJAPI
Afërdita pozitive në shenjë sot jo vetëm që stimulon pasionet në dashuri, duke bërë që mbrëmja të jetë mjaft interesante, por ju jep edhe qetësinë e nevojshme që ju duhet për të komunikuar me të.
UJORI
Kini kujdes kur ndërtoni mure aq të lartë rreth vetes saqë nuk mund të shikoni përtej. Rreziku i ndërtimit të fortesave që nuk lejon të tjerët të hyjnë brenda është se e bën edhe më të vështirë për ju të shikoni jashtë saj.
PESHQIT
Këtë javë do të jeni në formën tuaj më të mirë, si nga ana krijuese, artistike, ashtu edhe ajo romantike. Mos nguroni për të qenë ambiciozë, por gjithnjë duke u treguar të sjellshëm dhe të mirë ndaj atyre që ju rrethojnë.