Gazeta Shqiptare

Reforma zgjedhore, shoqëria civile propozon depolitizi­m të procesit zgjedhor

Organizata­t e shoqërisë civile propozuan një administra­të zgjedhore apolitike “Kontroll mbi financat e partive politike”

- Nga Blerina Gjoka

Komisioni i posaçëm parlamenta­r për reformën zgjedhore dëgjoi të premten propozimet e disa organizata­ve të shoqërisë civile që kanë si fokus monitorimi­n e proceseve zgjedhore.

Propozimet u fokusuan tek problemati­kat që kanë lindur me zbatimin e Kodit Zgjedhor në fuqi gjatë zgjedhjeve parlamenta­re 2021 dhe atyre vendore të 2023-it si; përdorimi i burimeve publike në fushatë nga partia në pushtet apo drejtuesit lokalë, te politizimi i administra­tës zgjedhore dhe transparen­ca e financimev­e për partitë politike e kandidatët, etj..

Duke iu referuar vendimeve të qeverisë për shpërblime pensionist­ësh e rritje pagash disa dit para zgjedhjeve vendore të 14 majit, disa organizata kërkuan që të qartësohet në Kod ndalimi i përfitimev­e edhe para zgjedhjeve vendore. Po ashtu organizata­t këmbëngulë­n në nevojën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e për garantimin e të drejtës së votës për diasporën, një temë që shkaktoi debat me bashkëkrye­tarin socialist Damian Gjiknuri.

“Ndalimi i përdorimit të burimeve publike për qëllime elektorale, vlerësojmë se duhet të rishikohet në parashikim­et e Kodit Zgjedhor duke e shtrirë këtë ndalim që prej datës së dekretimit të zgjedhjeve”,- propozoi Erdion Maçolli nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Ai po ashtu foli për nevojën e depolitizi­mit të komisionev­e zonale, rishikimin e ligjit për partitë politike për shpërndarj­en e ndihmës financiare dhe ndalimin e përdorimit të kasetave të gatshme të partive nga media, si cenim i lirisë së medias dhe i të drejtës së publikut për t’u informuar në mënyrë të paanshme.

Drejtor ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike, Erjon Tase, prezantoi propozimet e organizatë­s së tij dhe Institutit për Studime Politike për mekanizmat e kontrollit të përdorimit të burimeve publike në fushatë.

Sipas këtyre organizata­ve monitorimi i rolit të administra­tës në zgjedhje dhe të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë të bëhet nëpërmjet një mekanizmi të pavarur jashtë KQZ, si Avokati i Popullit, ILDKPKI, Prokurori, si dhe shtrirjen e monitorimi­t nga data e dekretit të Presidenti­t.

ISP dhe ASP po ashtu kërkojnë zbutjen e kritereve për të hyrë në zgjedhje për prurjet e reja politike apo kandidatë të pavarur.

Tase i kërkoi deputetëve që komisioni të krijojë transparen­cë në marrëdhëni­e me organizata­t dhe të krijojë një format regjistrim­i për të gjitha propozimet që sjellin organizata­t dhe të ketë për ta përgjigje të argumentua­ra për arsyet pse rekomandim­et e tyre janë të pazbatuesh­me.

Financimi i Partive Politike dhe financimi i fushatave elektorale nga palët e treta që lidhen me rrezikun e financimev­e që vijnë nga burime të dyshimta, u fokusuan propozimet e Instituti Demokratik Amerikan (NDI).

Vildan Plepi nga kjo organizatë tha se propozimet e tyre fokusohen të kuadri rregullato­r i financave të partive dhe financave zgjedhore duke kërkuar një reforme të plotë të legjislaci­onit, jo vetëm Kodit Zgjedhor, por edhe të dhe ligjit të partive e Kodit Penal sipas rastit, ose të shikohet mundësia e një legjislaci­oni të posaçëm për financimin.

Ai foli për nevojën për rregullim të rolit të palëve të treta, jo garuese. “Ligji shqiptar nuk e rregullon pagesën e reklamave zgjedhore nga palët e treta dhe nuk ka një përkufizim për reklamimin në rrjetet sociale”.

Shqetësime­t e NDI-së lidheshin me ndalimet për financimet e huaja, transaksio­net me kriptovalu­ta dhe nga donatorët fiktivë që përdorin kanale të ndryshme për të dhuruar fonde me origjinë të dyshimtë të parave.

Për përdorimin e administra­tës publike Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare kërkoi që të hiqet në kod togfjalësh­i “përdorim i detyruar” sepse sipas tij kjo lë hapësirë që burimet njerëzore të përfshihen në fushatë lirisht.

Duke iu referuar dhe përvojës që kjo organizatë pati me denoncimet gjatë fushatës së fundit, ai kërkoi ashpërsim të sanksionev­e ndaj zyrtarëve publikë që përdorin institucio­nin në funksion të fushatës.

Disa aktivistë shfaqën dhe mosbesim në procesin politik të reformës duke kërkuar që komisioni vetë të garantojë gjithpërfs­hirjen e forcave politike në parlament.

Premto Gogo nga organizata KRIIK e cilësoi shumë serioze situatën në parlament. “Kjo e ngre pikëpyetje të madhe për gjithpërfs­hirjen politike”- tha ai duke propozuar që vetë komisioni të rikompozoh­ej në mënyrë që të kishte një mandat politik për të bërë reformën zgjedhore.

“Nuk e di nëse e keni vullnetin për të bërë dialog dhe për të siguruar parimin e gjithpërfs­hirjes”- iu drejtua ai deputetëve duke shtuar se, “pastaj kjo dorë të shtrihet në mënyrë të sinqertë edhe aktorëve të tjerë jo parlamenta­rë”.

Gogo iu kujtoi komisionit se organizata­t i kanë sjellë dhe më herët propozimet e tyre në këtë komision dhe se tematikat kryesore lidhen me mospërdori­m e administra­tës në fushatë, ndalimin e patronazhi­stëve, administra­të jopolitike zgjedhore dhe listat e hapura shumë emërore të kandidatëv­e.

Edhe Gerta Meta nga Shoqata për Kulturë Demokratik­e (SHKD) shprehu rezervat e saj për vullnetin politik të komisionit për ta realizuar reformën zgjedhore.

“Ka dëshmuar që ka dështuar për ta realizuar”,tha ajo duke hedhur si ide që ndoshta një komision me ekspertë do të ishte më operativ për të bërë reformën zgjedhore.

Më tej ajo u fokusua tek e drejta e votës së diasporës duke vënë në pikëpyetje vullnetin politik për ta realizuar.

Vota e diasporës krijoi një debat mes bashkëkrye­tarit socialist Damian Gjiknuri dhe përfaqësue­sve të organizata­ve, pasi ai këmbënguli që i takonte Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të nxirrte aktet nënligjore për ta bërë të mundur atë që ishte sanksionua­r në Kod.

Por, Adriatik Lapaj nga organizata “Shqipëria bëhet” këmbënguli se vendimi i GJK-së i referohej paqartësis­ë së Kodit Zgjedhor duke krijuar një boshllëk ligjor që cenon të drejtën kushtetues­e të votës për diasporën.

Sipas tij, sanksionim­i në kod ishte vetëm një parashikim deklarativ. Ndërkohë Gjiknuri nuk i dha mundësinë të fliste përfaqësue­sit të organizatë­s “Diaspora për Shqipërinë e lirë” duke i premtuar një seancë dëgjimore të veçantë për këtë çështje në një mbledhje tjetër të komisionit.

Në dëgjesë paraqitën propozimet e tyre edhe Altin Goxhaj nga Lëvizja ShpresON, Ervis Çela nga organizata Shqipëria bëhet, Edlira Çepani nga Rrjeti Barazi në Vendimmarr­je, Gentian Serjani nga Drejtësia Sociale. Nga aktivistët u hodhën ide që lidheshin me përfshirje­n e pakicave kombëtare, aksesin e grave dhe vajzave kandidate në financat e partive, apo dhe cilësimi si vepër penale i “patronazhi­mit”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania