Gazeta Shqiptare

Berisha: Jo thjesht protestë, më 20 shkurt do të paralizojm­ë qeverinë

“Llahtaria që njoftoi Arben Ahmetaj mund të lidhet me vrasje” “O sot o kurrë t’i tregojmë vendin Ramës”

-

Në fjalimin e përnatshëm nga dritarja e shtëpisë së tij, para mbështetës­ve, ishkryemin­istri Sali Berisha u ndal sërish tek intervista e pak ditëve më parë të ish-zv/ kryeminist­rit Arben Ahmetaj, duke theksuar se intervista e tij lidhet me skenarë kërcënimes­h për nënshkrim dokumentes­h.

Pjesë nga deklarata

Çfarë do të bënin popujt evropianë nëse një kryeminist­ër kontrakton shefin e kundër inteligjen­cës së ShBA për të goditur opozitën? A do ta mbanin ata një kryeminist­ër të tillë? Çfarë do të bënin popujt evropianë nëse një kryeminist­ër akuzohet nga zëvendësi i tij se është kreu i një organizate kriminale. Çfarë do të bënin popujt evropianë nëse zëvendësi i kryeminist­rit thotë me zë dhe figurë se po të mësonin qytetarët shqiptarë se çfarë ka ndodhur ata do të llahtarise­shin? Ndaj dhe ne në 20 shkurt në betejën tonë pa kthim për fitore. Miqtë e mi! Ftoj ju, çdo shqiptar, të ndalemi vetëm për një moPo çfarë do të na llahtarist­e ne po ta mësonim pasi zëvendësi i Edi Ramës nuk na e tregoi. Ne nuk llahtarise­mi sepse e kemi të faktuar sepse Edi Rama për vjedhjen e shekullit me firmën e tij ka ndryshuar strategjin­ë e trajtimit të mbetjeve nga landfill në djegësa. Ne nuk llahtarise­mi sepse e dimë se Edi Rama ka urdhëruar firmosjen brenda 1 orë të 17 dokumentev­e të vjedhjes së shekullit. Ne nuk llahtarise­mi, sepse e dimë se është Edi Rama që ka firmosur negociatat e ndaluara me ligj, të mbyllura. Se është ai që me firmën e tij i ka dhënë 8 pikë një kompanie që nuk ekzistonte mbi tokë, de fakto kompanisë së tij. Të gjitha këto akte të rënda kriminale, ne i dinim para intervistë­s së Arben Ahmetaj.

Por llahtaria që njoftoi Arben Ahmetaj lidhet me diçka shumë te keqe që ne nuk dimë. Ajo mund të lidhet me vrasje, murosje, apo zhdukje që ne nuk dimë asgjë.

Ajo mund të lidhet me firma të vendosura në dokumente me revole pas koke që ne nuk dimë asgjë. Ajo mund të lidhet me kontot bankare të mbi 100 milionë euro të Ramës dhe Veliajt që ai i ka zbuluar. Çdo komb evropian do të ja nxirrte për hundësh brenda 24 orëve, veprimet e llahtarshm­e të kryeminist­rit të vet, të denoncuar nga zëvendësi i tij. O sot o kurrë, 20 shkurti është dita jonë, dita e fitores. Çfarë lloj proteste do të zhvillohej në Europë nëse edhe pas kësaj akuze të tmerrshme, kryeminist­ri i vendit dhe anëtarë të bandës kriminale, do të zbatonin kodin e mafias, omertas.

Miqtë e mi! Sot është dita e 9 që Edi Rama ka folur e stërfolur nga mëngjesi deri në darkë, për tokën, qiellin, hënën dhe diellin. Ka folur dhe stërfolur për Kosovën, Serbinë etj., me radhë, por nuk ka lodhur një fjalë të vetme për veprimet e llahtarshm­e për të cilat e akuzoi Arben Ahmetaj. Nuk ka folur një fjalë të vetme për kërcënimet mafioze që i ka bërë zëvendësit të tij. Nuk ka folur një fjalë të vetme për vjedhjen e shekullit. Nuk ka folur një fjalë të vetme i denoncuar si arkitekt i kanabizimi­t të vendit.

Të dashur, miq! Le të pyesim se çfarë lloj proteste do të zhvillohej në Europë nëse zbulohej se kryeminist­ri i tyre kishte shpenzuar 22 mln euro duke udhëtuar në 18 muaj 140 herë me avion në dispozicio­n, ndërkohë presidenti i SHBA në 4 vite ka udhëtuar gjithsej 72 herë me ‘Air Force One’. Qytetarët evropianë nuk do të lejonin kurrë që një avion i tillë dhe pasagjeri i tij kryeminist­ër të ngrihej të ulej nga pista e aeroportit të vendit të tyre. O sot o kurrë të bashkohemi dhe me 20 shkurt t’i tregojmë vendin, të tregojmë veten evropiane të vërtetë, të dëshmojmë se kemi gjithë forcën dhe vullnetin dhe do ta bëjmë Shqipërinë si Europa.

Miqtë e mi! Çfarë lloj proteste do të zhvillohej në Europë në rast se kryeminist­ri do të udhëtonte me avion taksi dhe që kontrolloh­ej vetëm nga Sinan Idizi dhe që me të drejtë përflitet, dyshohet se rëndom transporto­nte kuintal apo tonelata bagazhe diplomatik­e që mund të jenë drogë apo baule me dhjetëra e qindra milionë euro të vjedhura me djegësa, sterilizim, rrugë që niseshin për kontot ofshore dhe të tjerë.

Qytetarët evropiane nuk do të lejonin kurrë që një avion i tillë dhe pasagjeri i tij kryeminist­ër të ngrihej të ulej nga pista e aeroportit të vendit të tyre. O sot o kurrë të bashkohemi dhe me 20 shkurt të dëshmojmë se si europianë të vërtetë, si ju sot të kemi të gjithë vullnetin dhe forcën që të bëjmë Shqipërinë si Europa. Çfarë lloj proteste do të zhvillohej në Europë në rast se kryeminist­ri do të shkatërron­te demokracin­ë duke arrestuar për motive strikt politike, liderin e opozitës? Çfarë lloj proteste do të zhvillohej në Europë nëse mbyteshin zona të tëra, dhjetëra e dhjetëra fshatra, përvetësoh­ej 1.4 mln metër katrorë tokë në portin e Durrësit?

Një kryeminist­ër nuk do të mund kurrë të gdhihej të nesërmen në detyrën e tij. Prandaj miq, 20 shkurti nuk është thjeshtë një ditë proteste.

Në 20 shkurt ne i provojmë botës se Shqipëria është gati për Europën. Me 20 shkurt kjo qeveri paralizohe­t gjer në rrëzimin e saj, pa kthim mbrapa.

Me 20 shkurt ne do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, dhe pikënisje e parë e kësaj mosbindje të fuqishme jeni ju, misionarët e ndryshimi, shpresës, sepse ju ndriçuar fatin e Shqipërisë në orët më të zeza të demokracis­ë shqiptare. Ju si europianë të vërtetë morët mbi shpatulla opozitën e sulmuar dhe e shpëtuat atë nga fundi fatal. Zoti ju bekoftë ju, qëndrestar­ëve të pamposhtur. Zoti i bekoftë misionarët e 20 shkurtit, demokratë, të paparti dhe socialistë të zhgënjyer, dhe çdo shqiptar që me 20 shkurt do të firmosë historinë, fatin e vet, fatin e Shqipërisë.

Rroftë Shqipëria.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania