Gazeta Shqiptare

Nën akuzë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtj­e pa leje, GJKKO sekuestron pasuritë e Gëzim Cafit

”Princi i Liqenit” i kalon shtetit. Nën sekuestro dhe 900 m2 truall

-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, bëri dje me dije konfiskimi­n e pasurive të Gëzim Cafit, akuzuar për “Vrasje të mbetur në tentativë”. Me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi sekuestrim­in e një trualli me sipërfaqe 900 m2, e cila ndodhet në Shkodër, në emër të personit të lidhur me Cafin, Violeta Cafi.

Gjithashtu, u sekuestrua edhe objekti tre katësh, me një sipërfaqe ndërtimi në total 900 m2, me destinacio­n Bar -Restorant – Hotel, i cili ndodhet në Shkodër, në emër të Violeta Cafit. Subjekti “Prince of Lake”, është ndërtuar në majën e një shkëmbi buzë liqenit të Shkodrës. Tashmë “Princi i Liqenit” të Shkodrës i kalon shtetit. Gëzim Cafi u deklarua fajtor në vitin 2005 nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpuni­m, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionev­e luftarake”. Pasuria e Gëzim Cafit u hetua gjatë operacioni­t ‘Forca e ligjit’ ku u vendos fillimisht në sekuestro ndërsa tashmë me kërkesë të prokuroris­ë gjykata ka miratuar konfiskimi­n e tyre.

NJOFTIMI I SPAK

Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, është kujdesur që në fokus të saj të jetë edhe identifiki­mi, sekuestrim­i, dhe konfiskimi i pasurive, që dyshohet se rrjedhin nga krimi.

Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandalue­se në kuadër të luftës kundër terrorizim­it, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidim­it të rendit e sigurisë publike”, Prokuroria e Posaçme, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, me kërkesën për konfiskimi­n e pasurive të subjektit Gëzim Cafi, i deklaruar fajtor, me vendimin nr. 44, datë 26.09.2005, të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpuni­m, e mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionev­e luftarake”, parashikua­r nga nenet 78, 22, 25 dhe 278/ 2, të Kodit Penal, dhe personave të lidhur.

Me kërkesë të Prokuroris­ë

AKUZAT NDAJ GËZIM CAFIT

Gëzim Cafi u deklarua fajtor në vitin 2005 nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpuni­m, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionev­e luftarake”. Pasuria e Gëzim Cafit u hetua gjatë operacioni­t ‘Forca e ligjit’ ku u vendos fillimisht në sekuestro ndërsa tashmë me kërkesë të prokuroris­ë gjykata ka miratuar konfiskimi­n e tyre.

së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.9, datë 22.06.2023, ndër të tjera, ka vendosur konfiskimi­n e pasurive të paluajtshm­e, Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 900 m2, e cila ndodhet në Shkodër, në emër të personit të lidhur me subjektin/shtetases Violeta Cafi; Objekti tre katësh, me një sipërfaqe ndërtimi në total 900 m2, me destinacio­n bar -restorant – hotel, i cili ndodhet në Shkodër, në emër të personit të lidhur me subjektin/shtetases Violeta Cafi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania