Gazeta Shqiptare

Ishte në kërkim nga SPAK/ RENEA arreston Shkëlzen Xhenjen, krahu i djathtë i Eljon Hatos

32-vjeçari person me rrezikshmë­ri të lartë. Akuzohet për pjesëmarrj­e në grup të strukturua­r kriminal

-

Forcat speciale RENEA kanë vënë në pranga 32-vjeçarin, Shkëlzen Xhenje, një nga emrat e shumë kërkuar të botës së krimit. Ai ishte një ndër personat e shpallur në kërkim në kuadër të operacioni­t të koduar “Metamorfoz­a”. Policia e cilëson të riun person me rrezikshmë­ri shumë të lartë shoqërore, ndaj për prangosjen e tij në banesën ku fshihej, në fshatin Kuç të Shkodrës, krah forcave të policisë së Shkodrës shkuan dhe forcat speciale nga Tirana. Ndërkohë, SPAK e akuzon Shkëlzen Xhenjen për pjesëmarrj­e në grup të strukturua­r kriminal. Sipas SPAK, ai konsideroh­et si krahu i djathtë i Eljon Hatos dhe Ervis Martinajt. Ndërkohë, sipas Policisë, 32-vjeçari rezulton i përfshirë në veprimtari kriminale pasi në vitin 2021 ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave në Shkodër. Po ashtu ai ka futur sende të palejuar në burgun e Shënkollit në Lezhë. Në janar të këtij viti, rreth 50 forca të policisë së Shkodrës, FNSH, por edhe një grup i RENEA zhvilluan një kontroll të befasishëm në fshatin Grudë të Shkodrës për arrestimin e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoz­a”. Ky aksion masiv nuk u finalizua sipas objektivit, ndërsa vijojnë kontrollet për lokalizimi­n dhe kapjen e mikut të Ervis Martinajt.

NJOFTIMI I POLICISË

Aksione intensive gjurmuese, për të lokalizuar dhe nxjerrë përpara përgjegjës­isë penale, të kërkuarit për ngjarje kriminale të mëparshme. Finalizohe­t operacioni policor i koduar “Historiku”. Reparti Special “RENEA”, në bashkëpuni­m me Policinë e Shkodrës, lokalizojn­ë, kapin dhe arrestojnë një shtetas me rrezikshmë­ri shumë të lartë shoqërore.

32-vjeçari i ndaluar, me precedent tejet të theksuar kriminal, i kërkuar në kuadër të operacioni­t “Metamorfoz­a”; qëlloi me armë zjarri 2 shtetas, në Shkodër, në vitin 2021; futi sende të kundërligj­shme në IEVP Shënkoll.

Falë hartimit të detajuar të veprimeve operaciona­le, konspiraci­onit të plotë, koordinimi­t të shërbimeve dhe punës intensive të inteligjen­cës policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të mbështetur­a nga ato të Repartit Special “RENEA”, organizuan dhe finalizuan operacioni­n policor i koduar “Historiku”. Operacioni rezultoi me lokalizimi­n në banesën ku fshihej, në fshatin Kuç, kapjen dhe neutralizi­min e shtetasit të shpallur në kërkim Sh. Xh., 32 vjeç.

32-vjeçari, shtetas me rrezikshmë­ri shumë të lartë shoqërore, për shkak të akuzave/dënimeve për një shumëllojs­hmëri veprash penale. Konkretish­t, i akuzuar nga SPAK-u, në kuadër të operacioni­t “Metamorfoz­a”, për pjesëmarrj­e në grup të strukturua­r kriminal, i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi në vitin 2021, në bashkëpuni­m me 2 shtetas të tjerë, qëlloi me armë zjarri, shtetasit T. P. dhe K. M., si dhe i dënuar me 2 vjet burgim, nga Gjykata e

ATENTATI NDAJ TAULANT PEPËS

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se është një nga autorët e atentatit të mbetur në tentativë ndaj Taulant Pepës dhe K. M., 46 vjeç të ndodhur më 22 shkurt të vitit 2021. Këta të dy kanë qenë në makinë që drejtohej nga Pepa kur në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, në afërsi të një pike karburanti kur kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë drejt tyre. Për këtë ngjarje u shpall në kërkim Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç, Sehar Xhenja, 24 vjeç dhe Shkëlzen Xhenja, 29-vjeç.

Lezhës, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucio­nin e ekzekutimi­t të vendimeve me burgim”. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

KUSH ËSHTË SHKËLZEN XHENJE

Ai dyshohet si njëri prej autorëve të vendosjes së një sasie tritoli ndaj 34-vjeçarit Bledar Çekorja, më 28 janar 2014, në Shkodër. Për këtë ngjarje, Shkëlzen Xhenje qëndroi në burg për 4 vite e 8 muaj. Në shkurt të vitit 2017, Xhenje u arrestua për plagosjen e Flutura Muçës, ndërsa në atë kohë ai mohoi të kishte lidhje me këtë ngjarje. Po ashtu ai u dyshua si një nga autorët e sulmit ndaj Taulant Pepës në vitin 2021 si dhe një 46-vjeçari. Këta të dy kanë qenë në makinë që drejtohej nga Pepa kur në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, në afërsi të një pike karburanti kur kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë drejt tyre. Për këtë ngjarje u shpall në kërkim Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç, Sehar Xhenja, 24 vjeç dhe Shkelzen Xhenja, 29-vjeç. Gjithashtu, Xhenje dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Ismet Çekorjas më 2 shtator të vitit 2022 pak metra larg banesës së tij në lagjen “Guerrile”, por për këtë nuk ka prova. Ndërkohë, 17 ditë pas vrasjes së Ismet Çekorjas u ekzekutua kushëriri i Shkëlzen Xhenjes, 19-vjeçari Erjon Xhenje. Autori i dyshuar i ngjarjes është djali i Ismet Çekorjas, 24-vjeçari Bajram Çekorja, ky i fundit është shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i atentati të dyshuar ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht 2022. Ashtu sikurse babai, edhe e ëma e 19-vjeçarit deklaruan se vrasja kishte ndodhur për shkak të djemve të kunatit, kushërinjt­ë e Erjon Xhenjes, me precedentë të shumtë penalë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania