Gazeta Shqiptare

Ishte në kërkim prej 2 vitesh, vetëdorëzo­het në policinë e Sarandës, biznesmeni Pando Papuçi

68-vjeçari akuzohet për ndërtim pa leje të një pallati 7-katësh në hyrje të qytetit

-

Biznesmeni Pando Papuçi, i cili ishte në kërkim që prej 21 shkurtit të vitit 2022 për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, lidhur me një pallat 7-katësh është vetëdorëzu­ar dje komisariat­in e Sarandës. Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacioni­t “Heshtja” që çoi në pranga edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Sarandë. Për të katër personat Prokuroria e Sarandës ka çuar çështjen në gjykim pak muaj më parë. Po dje, efektivët e Komisariat­it të Policisë Sarandë kanë ekzekutuar masën “sekuestro preventive” në objektin në fjalë. Më herët, në mars të një viti më parë, Papuci kishte kërkuar nga arratia ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, që u refuzua nga Gjykata pas plot 7 seancash gjyqësore.

KONFLIKTI PËR OBJEKTIN 7 KATESH

Objekti 7-katësh është përfshirë në një betejë të gjatë gjyqësore që daton që nga viti 2006. E nisur që atëherë së ndërtuari, objekti nuk ka përfunduar ende. Gjykata Administra­tive e Gjirokastr­ës ka vendosur më 24 shtator të vitit 2020 shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit, leje e dhënë fillimisht më 14 shkurt të vitit 2006. Në vendimin e gjykatës nuk përcaktohe­t se për cilën firmë ndërtuese shtyhet leja ndërtimore. Sipas prokuroris­ë, duhej nënkuptuar se leja shtyhej për firmën “Savrikal”, e cila e kishte marrë lejen në vitin 2006, ndërkohë që tashmë objektin po e ndërtonte Pando

Papuçi me firmën e tij “2PSJ”. Ky i fundit, së bashku me të ndjerin Vangjel Nika, ishin pronarë të truallit ku po ndërtohet objekti, duke kontraktua­r firmën përkatëse 18 vite më parë, e cila për shkaqe të ndryshme, i ndërpreu punimet. Për këtë arsye, në gusht 2020, Papuçi krijon vetë një firmë dhe, pasi Gjykata vendos shtyrjen

OPERACIONI “HESHTJA”

Biznesmeni Pando Papuçi u shpall në kërkim në kuadër të operacioni­t “Heshtja” që çoi në pranga edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Sarandë. Për të katër personat, prokuroria ka çuar çështjen në gjykim pak muaj më parë. Ndërkohë, dje efektivët e Komisariat­it të Policisë Sarandë kanë ekzekutuar masën “sekuestro preventive” në objektin në fjalë. Më herët, në mars të një viti më parë, Papuçi kishte kërkuar nga arratia ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, që u refuzua nga Gjykata pas plot 7 seancash gjyqësore. e afatit të lejes së ndërtimit, nis punimet në objektin në pronë të tij. Pikërisht për këtë, prokuroria akuzoi zyrtarët e bashkisë se përse nuk kanë interpretu­ar vendimin e gjykatës, thënë thjesht se “objektin duhet ta ndërtonte firma e ndërtimit e kontraktua­r në 2006-ën dhe jo vetë pronari i truallit, që e kishte kontraktua­r këtë firmë”. Organi akuzës pretendon se vendimi duhej të interpreto­hej mirë nga zyrtarët e IMT-së, por në pikën 5 të vendimit të gjykatës, përmendet trashëgimt­arja e pronarit të ndjerë, Vangjel Nika, vajza e tij, L.K. Në vendimin e saj, gjykata në pikën 5 ka disponuar se “zhvilluesi L.K. përfaqësua­r me prokurë nga Pando Papuçi, është e detyruar të njoftojë paraprakis­ht Bashkinë Sarandë për fillimin e punimeve”. Në vendimin e Gjykatës Administra­tive, nuk specifikoh­et se për kë shtyhej leja ndërtimore, për kompaninë apo për pronarët e tokës. Në dosjen hetimore thuhet se inspektorë­t e bashkisë kanë zhvilluar kontrolle në objektin në fjalë, ku më datë 20.10.2021 nënshkruaj­në procesverb­al konstatimi në objektin që ndërton subjekti “2P-SJ shpk”, për shkaqe teknike të sigurisë në kantier. Madje, në datë 22.10.2021, me vendim nr.15, kryeinspek­tori i IVMT Bashkia Sarandë, vendos dënimin me gjobë të subjektit “2P-SJ shpk”, në masën 200.000 lekë dhe në datë 23.10.2021, me vendim nr.10, kryeinspek­tori i IVMT Bashkia Sarandë vendos pezullimin e punimeve të subjektit “2PSJ shpk”, me afat 60-ditor.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania