Gazeta Shqiptare

Qeveria planifikon të investojë 5 miliardë euro nga buxheti deri më 2027-ën, mungon inventari i aseteve

-

Qeveria programon të finan cojë nëpërmjet zërit të investimev­e publike rreth 5 miliardë euro gjatë katër viteve në vijim 2024-2027, sipas planifikim­eve të Ministrisë së Financave në Kuadrin Afatmesëm.

Qeveria do të mbajë të lartë zërin e investimev­e publike me rreth 125 miliardë lekë në vit ( 1,2 miliardë euro) në vit, në një total prej 515 miliardë lekë (5 mld euro) gjatë pesëvjeçar­it në vijim. Zëri i investimev­e publike pritet të qëndrojë në rreth 4.8% të PBB-së edhe në vitet në vijim duke zënë mbi 16 për qind të totalit të shpenzimev­e buxhetore. Të dhënat faktike tregojnë se zëri i investimev­e ka pasur përgjithës­isht realizim më të ulët se planifikim­et, por, gjithsesi, nga viti 2014 deri në vitin 2023 janë disbursuar në ketë zë nga buxheti 795 miliardë lekë ose 7.5 miliardë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e

Financave. Të dhëna më të detajuara tregojnë se pjesa më e madhe e zërit të investimev­e publike shkon për infrastruk­turë, rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla dhe qendra shëndetëso­re. Me gjithë nivelin e lartë të investimev­e vendin ynë ende përballet me deficite në infrastruk­turë në krahasim me rajonin sipas matjeve që kanë bërë institucio­net financiare ndërkombët­arë. Sakaq qeveria shqiptare ka dështuar të konsolidoj­ë inventarin e asetëve kombëtare, në mënyrë që të shikohet se si investimet e mëdha kanë ndikuar në rritjen e tyre. Rasti i incenerato­rëve është tregues i qartë se investimet publike shpesh janë pre e skemave korruptive të shpërdorim­it masiv të fondeve. Pas vitit 2018, incenerato­rët ishin objektet më të financuara të qeverisë nga buxheti i shtetit, teksa një skemë e madhe mashtrimi që ka përfshirë dhjetëra zyrtare të lartë është zbuluar dhe po hetohet nga SPAK. Në rishikimin e fundit të marrëveshj­es me Shqipërinë Fondi Monetar Ndërkombët­ar vuri në dukje se SPAK kohët e fundit ka vënë nën hetim një profil të lartë zyrtarësh që përfshijnë disa nga PPP-të më të mëdha në vend. FMN vë në dukje se, projektet tregojnë se si korrupsion­i, i shoqëruar me një kornizë të dobët programit të investimev­e mund të fryjë koston e programit të investimev­e publike.

Analiza e FMN-së tregon se duke përmirësua­r infrastruk­turën, tregun e punës, rregullat e për tregun e lirë dhe investitor­ët dhe duke investuar në kapitalin njerëzor Shqipëria do të mund të integrohet me shpejt në zinxhirët globalë të vlerës./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania