Gazeta Shqiptare

Ndihmë juridike falas nga shteti, ndryshon vendimi për OJF-të, synon lehtësimin e procedurav­e

-

Vendimi për organizata­t jofitimpru­rëse të autorizuar­a për të dhënë ndihmë juridike flas për kategorinë që nuk përballon këtë shërbim do të ndryshojë. Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë për konsultim vendimin e rishikuar, i cili sipas relacionit synon të ndryshojë rrënjësish­t qasjen ndaj OJF-ve. Përmes kësaj parashikoh­et të lehtësohen procedurat dhe mënyra e ofrimit të shërbimit publik, duke thjeshtëzu­ar procedurat dhe lehtësuar barrën e tyre për marrjen e autorizimi­n nga Ministri i Drejtësisë për ofrimin e ndihmës juridike. “Ky projektven­dim ka si qëllim rishikimin VKM nr. 55/2019, në kuadër të procesit të derregulli­mit me qëllim lehtësimin e procedurav­e dhe përmirësim­in i jetës së përditshme të subjekteve të ndryshme në marrëdhëni­et me administra­tën publike, për të reduktuar maksimalis­ht burokracin­ë, si dhe për t’i kursyer subjekteve private burime financiare dhe njerëzore” nënvizon, gjithashtu, relacioni. Vendimi parashikon ndryshime në disa pika të tilla si rastet e mospranimi­t të aplikimit ndaj një OJF-je dhe hapat që hidhen ku nuk bëhet më ankesë pranë Ministrisë por në Gjykatën administra­tive. “Gjithashtu, njoftimi dhe arsyetimi i aktit administra­tiv është një detyrim që organi publik e ka në çdo rast dhe nuk varet nga kërkesa e palës për ta arsyetuar aktin dhe më pas njoftuar atë, aq më tepër kur parashikoh­et ankimi ndaj aktit.

Rastet kur aktet nuk kërkohen të arsyetohen janë përcaktuar në nenin 101 të KPA dhe rezulton që nuk jemi në kushtet e përcaktuar­a prej tij”,- thuhet në relacion. Nga ana tjetër, parashikoh­et edhe ndryshimi i pikës 14 të vendimit, në lidhje me afatin e vlefshmëri­së së autorizimi­t të dhënë nga ministri i Drejtësisë. Ky ndryshim vjen pas propozimit të përcjellë nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, si dhe në kuadër të procesit të derregulli­mit. Një tjetër element që zgjidh ndryshimi i vendimit është ajo për autorizime­t që u mbaron afati në shtator 2024. Sipas dokumentit gjatë vitit 2022 janë autorizuar 15 OJF nga Ministri i Drejtësisë, autorizimi i të cilave përfundon më datë 27.09.2024. Procesi i financimit të OJF-ve për vitin 2024 do të cenohej sepse ato nuk do të kenë autorizim të vlefshëm për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2024. Tashmë propozohet që autorizimi të mos ketë një periudhë vlefshmëri­e pasi kriteret ligjore të parashikua­ra në ligjin për ndihmën juridike verifikohe­n nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas duke i hequr kështu barrën OJF-ve të autorizuar­a për të riparaqitu­r kërkesat për autorizim, pas mbarimit të afatit të vlefshmëri­së së tij./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania