Gazeta Shqiptare

30 milionë euro pensione në vit nga Italia?

- Nga Fatos Çoçoli

Ky fond, kjo shumë do të jenë në dispozicio­n të emigrantëv­e tanë vetëm për këtë vit. Ndoshta edhe pak më tepër. Këto para do të dalin nga buxheti i shtetit italian këtë vit, ndërsa shumë më tepër fonde do të livrohen në vitet më vonë. Ndoshta mund të kalojnë në 50 milionë euro në vitin 2025 dhe shumë më tepër në vitet e mëtejshme. Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 20 mijë shtetas italianë, që përfitojnë nga nga zbatimi i Marrëveshj­es për pensionet reciproke, që u nënshkrua nga dy ministrat e jashtëm të Italisë dhe Shqipërisë në Romë, më 6 shkurt 2024. Marrëveshj­a do të mundësojë që si shqiptarët(janë shumica) edhe disa mijëra italianë, të sigurojnë bashkimin e periudhave kontribues­e për pensionet e tyre, në vartësi të sa vite pune të rregullt kanë bërë në Itali dhe sa në Shqipëri, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë. Ka pasur një këmbëngulj­e 10-vjeçare nga qeveria jonë. Në çdo takim me palën italiane, pika kryesore e bisedimeve, sidomos nga ana e Ministrisë sonë të Financave, ka qenë firmosja e marrëveshj­es për pensionet. Këmbëngulj­a dhe presioni pozitiv dha rezultat pas 15 vitesh bisedime mes autoritete­ve shtetërore të të dyja vendeve. Nëse shteti italian që këtë vit do të ketë gati fondet për pagesat për 4 mijë pensionet e para të qytetarëve shqiptarë që kanë kontribuar me punë me kontratë të rregullt për të, me një mesatare 600 euro në muaj, i bie 2.4 milionë euro në muaj ose 30 milionë euro në vit. Nuk janë fonde dhuratë. Këtë e kanë të qartë zyrtarët e shtetit italian, shtetit fqinj dhe mik me ne. Shqiptarët kanë kontribuar në arkën e shtetit italian në tre dekadat 1993-2023 në mënyrë të jashtëzako­nshme. Zyrtarët e shtetit italian janë të ndërgjegjs­hëm për këtë. Në rast se në këto 30 vite kemi patur mbi 600 mijë qytetarë tanë në Itali, të pak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania