Ekstradimet e kriminelëve/ Ministri Ulsi Manja: Jo çdo arrestim finalizohet pozitivisht
TIRANË - Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se jo çdo arrestim jashtë vendit finalizohet me ekstradimin në Shqipëri, pasi çdo rast procedura dhe do kohën e vet. Për gazetarët, Manja theksoi se personat që arrestohen me qëllim ekstradimit ankimojnë kërkesat e tyre në drejtësitë e vendeve përkatëse. Ministri u shpreh, gjithashtu, se finalizimi procesit deri në ekstradimin dhe vënies në dispozicion të drejtësisë shqiptare është punë e mirëfilltë e Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK. “Dua të bëj të qartë sepse çdo arrestim i eksponentëve të krimit jashtë territorit të Shqipërisë për llogari të drejtësisë shqiptar është domen i Ministrisë së Drejtësisë dhe i organeve të drejtësisë dhe i prokurorisë. Jo çdo arrestim i tyre me qëllim ekstradimi finalizohet pozitivisht sepse kanë një procedurë të caktuar esktradimi. Ky është thelbi i Ministrisë së Drejtësisë dhe i Prokurorisë së Posaçme është procedura e ekstradimit. Ju e dini që ne jemi palë në konventën evropianë të ekstradimit, por me një pjesë të shteteve kemi edhe marrëveshje. Finalizimi
i këtij procesi deri në ekstradimin dhe vënies në dispozicion të drejtësisë shqiptare është punë e mirëfillte e Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK. Kemi filluar procedurat me qëllim ekstradim dhe duhet kohën e vetë, sepse personat që arrestohen me qëllim ekstradimit ankimojnë kërkesat e tyre në drejtësitë e vendeve përkatëse. Ka një kategori personash që janë arrestuar dhe nuk kanë mbërrutur në Shqipëri sepse ka një procedurë”, tha ministri i Drejtësisë”,tha ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.