Në vitin 2022, ndërmarrjet aktive rriten shitjet me 26.7 për qind dhe punësimin me 5.5 për qind
Të dhënat e INSTAT: Kontributin më të madh e dha industria dhe ndërtimi
Në vitin 2022, kanë qenë 113.460 ndër marrje ekonomike aktive në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke shënuar një rritje me 9,1%, krahasuar me vitin 2021. Rezultatet finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve më 2022 të publikuara ditën e djeshme nga INSTAT tregojnë se, numri i të punësuarve gjithsej në vitin 2022 ka qenë 547.942, duke u rritur me 5,5%, krahasuar me vitin 2021 dhe shitjet u rriten me 26,7%. Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet tregtar kanë zënë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve me 36,5%.
Prodhuesit e shërbimeve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorët tregti, akomodim dhe shërbim ushqimor, transport dhe komunikacion dhe shërbime të tjera, zënë 64,8% të numrit të të punësuarve gjithsej. Prodhuesit e të mirave që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorët industri nxjerrëse, industri përpunuese, energji, ujë, trajtimi i mbetjeve dhe sektorin e ndërtimit, zënë 35,2%.
Shitjet neto në vitin 2022 arritën vlerën 3.359 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 26,7% ndaj vitit 2021. Prodhuesit e shërbimeve zënë pjesën më të madhe të shitjeve neto të realizuara duke përbërë 64,7% të shitjeve neto gjithsej. Ndërmarrjet në prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me 1,0 pikë përqindje në numrin e ndërmarrjeve; 1,2 pikë përqindje në numrin e të punësuarve dhe 9,8 pikë përqindje në shitjet neto. Ndërmarrjet në prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me 8,1 pikë përqindje në numrin e ndërmarrjeve; 4,3 pikë përqindje në numrin e të punësuarve dhe 16,9 pikë përqindje në shitjet neto. Sektori i Tregtisë dhe sektori i Energjisë Elektrike kanë kontribuar përkatësisht me 10,9 pikë përqindje dhe 4,7 pikë përqindje në rritjen prej 26,7% të shitjeve neto gjithsej.
Shitjet neto për të punësuar për vitin 2022 kanë qenë 6.131 mijë lekë nga 5.108 mijë lekë për të punësuar rezultuar në vitin 2021.
Ky tregues është më i lartë tek prodhuesit e të mirave (6.152 mijë lekë për të punësuar), në krahasim me prodhuesit e shërbimeve (6.119 mijë lekë për të punësuar).
Ndërmarrjet e prodhimit të të mirave ku përfshihen sektorët e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energjisë elektrike, gazit, ujit dhe
Rezultatet finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve më 2022 të publikuara ditën e djeshme nga INSTAT tregojnë se, numri i të punësuarve gjithsej në vitin 2022 ka qenë 547.942, duke u rritur me 5,5%, krahasuar me vitin 2021 dhe shitjet u rriten me 26,7%. Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet tregtar kanë zënë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve me 36,5%. Prodhuesit e shërbimeve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorët tregti, akomodim dhe shërbim ushqimor, transport dhe komunikacion dhe shërbime të tjera, zënë 64,8% të numrit të të punësuarve gjithsej. menaxhimit të mbetjeve si edhe ndërtimi, përbëjnë rreth 35,3% të shitjeve neto të realizuara. Sektori me ndikimin më të madh në prodhuesit e të mirave për numrin e ndërmarrjeve aktive (6,6%). shitjet neto (11,9%) dhe numrin e të punësuarve (19,1%) ka qenë sektori i industrisë përpunuese.
Në prodhuesit e shërbimeve operojnë 87,0% e ndërmarrjeve aktive të cilat realizuan 64,7% të shitjeve neto. Në këtë grup ndërmarrjesh rolin kryesor e luan tregtia (ku përfshihen tregtia me shumicë, me pakicë dhe riparimi i automjeteve). Në tregti operojnë 36,5% e ndërmarrjeve të cilat realizojnë 45,1% të shitjeve neto gjithsej. Sektori i tregtisë kontribuoi me 10,9 pikë përqindje në rritjen vjetore prej 26,7% të shitjeve neto. Të punësuarit në tregti zënë 24,8% të numrit të të punësuarve gjithsej.
Gjatë vitit 2022 ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar kanë zënë 41,3% të numrit gjithsej të të punësuarve të cilët realizuan 47,4% të shitjeve neto edhe pse përbëjnë vetëm 1,3% të ndërmarrjeve aktive. Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar zënë 28,3% të të punësuarve gjithsej të cilët kanë realizuar 13,9% të shitjeve neto dhe përbëjnë 86,4% të ndërmarrjeve aktive. Nga rezultatet vërehet se ndërmarrjet me 50 dhe më shumë të punësuar kanë kontribuar me 12,6 pikë përqindje në ndryshimin vjetor të shitjeve neto gjithsej. Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar kanë kontribuar me 4,8 pikë përqindje./ MONITOR