Projekti i dhëndrit të Trump në Sazan, Bardhi: PD ka mbështetur investimet
“Falën portin e Durrësit, do ta ndërtojnë të ri me lekët tona” Vend “bosh” në komisionet hetimore për Bashën
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, i pyetur nga gazetarët për projektin e dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit, deklaroi se PD ka mbështetur gjithmonë në parim investimet. Bardhi theksoi se PD mbështet gjithmonë investimet e huaja, duke shtuar se opozita kërkon më tepër transparencë për këto investime.
“Në parim në mbështesim investimet e huaja, por duhet që çdo investim të miratohet me garë të hapur dhe duke bërë analizë të mirëfilltë, për të vërejtur se çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë. Ne mirëpresim çdo investitor të investojë në Shqipëri, por projekti duhet të jetë transparent dhe të jetë me garë. Kështu mund të dilet në përfundimin se cila kompani është më e volitshme të investojë”,-u shpreh Bardhi.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka deklaruar se PD dhe kreu Lulzim Basha po “sulmojnë” marrëveshjen me mazhorancën për krijimin e dy komisioneve hetimore në mënyrë që të arrihet normaliteti i jetës parlamentare, ndërkohë që ka qenë vetë ai që në verë ka propozuar diçka të tillë.
Bardhi tha se dallimi mes dy grupeve në PD është se njëri i shkon deri në fund gjërave, ndërkohë që të tjerët i harrojnë.
“Kemi pasur një aksion në parlament dhe është dashur që kolegët opozitar që mendonin ndryshe, të respektonin protestën tonë. Nëse në momente të caktuar kanë dashur të dalin krah mazhorancës dhe jo opozitës është koha të kërkojnë ndjesë. Betejën nuk e kemi bërë për vete, por edhe për kolegët tanë opozitar. Në verë Basha propozoi dy komisione, që nuk u konkretizuan kurrë dhe nuk u kërkua kurrë mbështetja e grupit. Dallimi mes nesh është që ne i bëjnë gjërat realitet dhe nëse nuk bëhen i shkojmë deri në fund. Ndërsa ata i thonë sa për të kaluar ditët e verës dhe më pas i harrojnë. Kjo ka qenë një e shkuar, por nuk është as e
tashmja as e ardhmja e PD”,-tha Bardhi. Kreu i Grupit Parlamentar të PDsë së Rithemelimit, Gazment Bardhi, në deklaratën për mediat, u pyet nga gazetarët për kandidaturën e Gjin Gjonit për PD-në e Rithemelimit, i cili kur ishte gjyqtar, nuk iu nënshtrua vettingut.
Bardhi theksoi se nuk është në dijeni të rastit. Ai shtoi se është komisioni zgjedhor në PD që do të vendosë përfundimisht për kandidaturat, nëse janë apo jo të denjë për të përfaqësuar qytetarët.
“Kryesia e partisë ka bërë një miratim të vetëkandidimeve apo propozimeve që kanë ardhur nga degët e partive. Është komisioni
zgjedhor në PD që do të bëjë miratimin final të atyre që do të futen në garë. Këtë rast nuk e njoh, nuk është çështje e grupit parlamentar të PD-së, për më shumë info mund të merrni pranë Sekretariatit të Partisë Demokratike”,-tha Bardhi.
I pyetur për investimin në ishullin e Sazanit nga dhëndri i Donald Trump, Bardhi theksoi se PD nuk është kundër investimeve, por se ata duhet të jenë transparente dhe të bëhen me garë.
“Në parim në mbështesim investimet e huaja, por duhet që çdo investim të miratohet me garë të hapur dhe duke bërë analizë të mirëfilltë, për të
vërejtur se çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë. Ne mirëpresim çdo investitor të investojë në Shqipëri, por projekti duhet të jetë transparent dhe të jetë me garë. Kështu mund të dilet në përfundimin se cila kompani është më e volitshme të investojë”,-u shpreh Bardhi.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka bërë me dije se Komisioni i Ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu, i cili do të përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët.
Ai tha se propozimi i PD dhe opozitës për këtë grup është: Oerd Bylykbashi,
Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brenda grupit që kanë një mendim ndryshe.
“Grupi parlamentar ka miratuar propozimet, ku Komisioni i Ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu, i cili do të përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët.
Propozimi i PD dhe opozitës për këtë grup është: Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brena grupit që kanë një mendim ndryshe”,-tha Bardhi.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku u ndal te buxheti i shtetit.
“Prej muajsh biznesi fason ka qenë në vështirësi. Një pjesë e tyre janë detyruar që të mbyllin aktivitetin ekonomik. Në
vend që me ndërhyrjen në buxhetin e shtetit qeveria të merrte masa konkrete për t’i lehtësuar barrën këtij sektori që mban me bukën e gojës mijëra familje në vend, ka vendosur që të bëjë atë që ka rezultuar dështim. Një skemë garancie sovrane, siç u aplikua në kohën e pandemisë. Në vend që të kishte një mbështetje për këtë kategori për mijëra familjarë të këtij vendi, kryesisht zonja që kanë të ardhura mesatare apo minimale, por qeveria fal portin aktual të Durrësit dhe më paratë e taksapaguesve, të ndërtojë një port të ri. Qeveria e ka portin, por ia fal pa garë një biznesi të përzgjedhur prej tij dhe me paratë e taksapagueseve në vend që t’ia vinte në nevojë shtresës pensioniste, vendos të bëjë një port të ri. Shqetësimet tona ishin ngritja e dy komisioneve hetimore”,-tha Bardhi.